LIVE UPDATES
Politike

Ish-këshilltarja e Ramës kundër politikave të qeverisë: Injoranca po na kushton

4 Korrik 2019, 18:58 Nga DOSJA
Ish-këshilltarja e Ramës kundër politikave të qeverisë:

TIRANË– Ish-këshilltarja e kryeministrit Edi Rama, njëherësh ish-zëvendësministrja e Ekonomisë në kohën e tij, Irena Beqiraj, ka reaguar sërish kundër qeverisë së Edi Ramës, por duke mos e përmendur drejtëpërdrejtë.

Beqiraj në një reagim në Facebook, shkruan se në varfëri njerëzit kanë më shumë gjasë të qeverisen nga diktatorët.

“Ndër njerëz të varfër, fitoret politike , pavarësisht llojit të tyre janë po aq të paqëndrueshme sa ekonomia ku ngrihen. Ato i ngjajnë ngrehinave të ndërtuara mbi kraterin e një vullkani. Në luftën për të ndërtuar demokracinë, duhet të hapim veshët e qartësisht do të dëgjojme që demokracia po cirret mbi të gjitha për ekonomi!”, shkruan ndër të tjera Beqiraj.   

POSTIMI I PLOTË

DEMOKRACIA QE “CIRRET ” PER EKONOMI!

Mbajtja e rritjes së qëndrueshme ekonomike nje objektiv i rëndësishëm dhe i arritshëm për Shqiperinë po lëkundet. Si të gjitha “Fitoret” e këtij vendi, konsolidimi fiskal, modeli i ri ekonomik, shfaqen sot anemik, të dobët, me përmirësime të luhatshme duke rritur pasigurinë mbi të ardhmen.

Problemet kryesore të vendit qëndrojnë në mungesën e vëmendjes që u kushtojmë nevojave thelbësore të njerëzve, veçanërisht të te varfërve dhe të rinjve. Sot rritja ekonomike qartazi tregon se përpjekjet tona kokëforte për ta bërë debatin politik pjesë të pandarë të tavolinës së cdo shqiptari, kanë zvogëluar mijëra fish mundësinë për ta bërë rritjen ekonomike pjesë të ekonomisë familjare të shqiptarve

A i shfrytëzuam mirë burimet publike të gjeneruara për të përmirësuar kushtet e jetesës së njerëzve? A përjetojmë një mungesë të vazhdueshme të shërbimeve sociale cilësore siç janë shkollimi dhe kujdesi mjekësor, si dhe të shërbimeve baze si psh: uji i sigurt, energjia elektrike, kullimi, transporti dhe kanalizimet?

A mos ka ardhur koha që strategjinë e kaherëshme do bejmë më shumë me më pak , ta zëvendesojmë me strategjinë ” do të bëjmë aq sa mundemi por saktë? Cdo njeri që ka kaluar një javë në politikë( edhe një javë në politikë është kohë e gjatë ) do të nënqeshte duke menduar politikisht, që strategjia e dytë naivisht e sinqertë nuk na duhet sepse nuk shet. Por kujt po ” i shitemi ” vallë?

Ekonomia jonë kërkon pikërisht një reflektim të sinqertë, të hapur, gjithëpërfshirës jashtë konfliktit politik afatgjatë, larg propagandës, brenda nesh e më afër mirëqënies së shqiptarëve. Ekonomia jonë ka nevojë urgjente për dije , pasi rritja ekonomike do të vazhdojë të kërcënohet jo vetëm nga mungesa e infrastrukturës sociale dhe fizike por mbi të gjitha kërcenohet nga neglizhenca karshi burimit bazë të saj, zhvillimit të aftësive njerëzore. Injoranca na ka kushtuar e po na kushton cdo ditë e më shumë.

Sistemi ynë demokratik është jo fare cuditërisht në kaos. As i pari e as i fundit , në historinë botërore të njerëzimit, rasti shqiptar konfirmon se demokracitë janë jashtëzakonisht të brishta kur përballet me varfërinë. Tash e 30 vjet, ëndërrojmë, kërkojmë “demokracinë e paepur” të vendeve të zhvilluara. Tash e 30 vjet , harrojmë që njerëzit e varfër kanë më shumë gjasa të qeverisen nga diktatorët, bëhen lehtësisht pjesë e dhunës kolektive. Në varfëri drejtësia është luks , korrupsioni zakonshmëri , pandëshkueshmëria përfitim që u takon ekskluzivisht elitave politike.

Ndër njerëz të varfër, fitoret politike , pavarësisht llojit të tyre janë po aq të paqëndrueshme sa ekonomia ku ngrihen. Ato i ngjajnë ngrehinave të ndërtuara mbi kraterin e një vullkani. Në luftën për të ndërtuar demokracinë, duhet të hapim veshët e qartësisht do të dëgjojme që demokracia po cirret mbi të gjitha për ekonomi!  

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama irena beqiraj ish-zv ministrja e financave politikat e qeverise edi rama irena beqiraj ish-zv ministrja e financave politikat e qeverise

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë