Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
POLONI- Vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke lëvizur në drejtimin e duhur, por shumë ngadalë, dhe qytetarët janë të lodhur për shkak se ata nuk e shohin perspektivën e përparimit të shpejtë drejt BE-së, u tha të enjten, në hapjen e Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, në Poznan të Polonisë, që mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit.
Polonia aktualisht kryeson procesin e Berlinit, i projektuar për të rigjallëruar lidhjet midis Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së.
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Genoveva Ruiz Calavera, tha se asnjë vend nuk do të hyjë në BE, derisa nuk është i gatshëm për të, dhe përderisa nuk ka një gjyqësor të pavarur.
Ministri i jashtëm polak, Jacek Czputowicz, ka bërë thirrje për “bashkëpunim më të fuqishëm” midis Bashkimit Evropian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se kjo do të ndihmojë në rritjen e “stabilitetit dhe zhvillimit” të rajonit.
“Evropa nuk mund të konsiderohet plotësisht e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor, si në aspektin gjeografik ashtu edhe në atë gjeopolitik, dhe një politikë ambicioze e zgjerimit të BE-së është vendimtare”, tha Czputowicz.
Ndërkaq, zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Szymon Szynkowski vel Sek, para fillimit të konferencës, shprehu shpresën se pjesëmarrësit do të bien dakord, që në tetor të fillojnë negociatat për anëtarësimin në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Muajin e kaluar, shtetet anëtare të BE shtynë një vendim, për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në tetor. Disa anëtarë të bllokut, duke përfshirë Francën dhe Holandën ishin kundër hapjes së negociatave.
Komisioni Evropian, si institucion ekzekutiv i bllokut, ka rekomanduar që bisedimet e pranimit me dy vendet e Ballkanit të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, duke thënë se të dyja vendet kanë “kryer reforma”.
Mbledhjes së ministrave të Jashtëm, të Brendshëm dhe të Ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor do tu bashkohen, më 5 korrik, krerët e BE-së, duke përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministren britanike në largim, Theresa May, kryeministrin francez, Edouard Philippe dhe presidentin polak, Andrzej Duda.
Procesi Berlin, një iniciativë diplomatike e kancelares gjermane, Angela Merkel, filloi në vitin 2014 me qëllim për të mbështetur një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor si dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit.
(Marrë nga REL)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Zëvëndëskryeministri Erion Brace ka ururuar sot Shetet e Bashkuara të Amerikës për përvjetorin e pavarësisë. Braçe teksa uron SHBA-në ka për...
SHBA- Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, tha të enjten në Preshevë, se nuk mbështet idetë për shkëmbim territoresh dhe përpjekjet duhet të përqendrohen në arritj...
TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Kavajës mesditën e sotme, ku një person humbi jetën. ...
TIRANË- Partia Demokratike vijon të akuzojë qeverinë për manipulim votash. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në një dalje për ...
Tiranë- Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka deklaruar se partia që ai drejton do të ankimojë zgjedhje te 30 qershorit. Patozi është shprehur se zgjedhj...
Tiranë- Nga qeveria është miratuar paketa anti shpifje. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar së fundmi se kjo paketë rregullon disa ligje kryesore ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me ngjarjen e ndodhur në Kavajë, ku mes përplasjes së bandave humbi jetën një kalim...
ELBASAN- Pavarsisht se paraqiti pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve brenda çdo afati kërkesën për dorëheqje si kandidat i pavarur për antar të këshill...
Tiranë-Shqipëria do të ketë edhe ambasadën e saj në Australi. Vendimi është marrë në Këshillin e Ministrave dhe është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm në de...
TIRANË- Pas mbledhjes së kryedemokratit Lulzim Basha me aleatët e PD-së, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dhënë një pronocim për mediat.Në fjalën e s...