E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Nuk është në gjendje ta ndajë nëse bukuria e ndihmoi për të qenë aty ku është, apo fakti që përherë ka qenë e rrethuar nga meshkujt e duhur në kohën e duhur. Është 41 vjeçe, e divorcuar prej sëpaku 13 vitesh dhe nënë e një djali të vogël. Por ajo rradhit me siguri dhe bindje të plotë emrat e veshjeve më të shtrenjta, udhëtimet e përhershme, faktin që ia ka dalë mbanë që nga një pozicion pune u katapultua dhe zotëron një biznes ‘modest”sipas saj. Edhe bashkëshortin , një shtetas i huaj nga Ballkani e njohu në një nga këto festa të shfrenuara kur në të njëzetat e saj e kuptoi se po lëvizte “dorë më dorë“ dhe nuk po krijonte një mardhënie të qëndrueshme.
“Nuk do ta quaja eskortë, jam një grua e preferuar për shkak të shijeve të rafinuara të të jetuarit dhe veshjes shik. Kam qenë ngaherë e kujdesshme dhe e kuruar. Sjell buzëqeshje me praninë time. Dhe asnjëherë mbase përshkak të tipit nuk e kam lejuar ngurtësinë, jam sociale“, thote ajo.
E lindur në Tiranë ajo preferon të flasë për parfumet e shtrenjta, çantat dhe frekuentimin e ambienteve klas. ‘Në vitet 2000 mosha e re, fakti që flisja dy gjuhë të huaja greqisht dhe anglisht, por edhe fakti që jam e shoqërueshme më ndihmoi që të parët meshkujt për të cilët isha studente e preferuar, të ishin profesorët në fakultet. Mbase ata më mbanin me hatër sepse rrezatoja qytetari”,kujton për Gazetasi.al 41 vjeçarja.
Ajo kishte dalë nga një histori lagjeje dhe iu fut studimeve ku përgjatë shkollimit u qartësua se ishte një vajzë që tërhiqte vëmendje .Kështu i pëlqen ta quajë jetën intensive, me festa e mbrëmje në hotele të njohura , ku vajza të reja si ajo kishin përkrahë burra më në moshë, ndonjëri me pozicion pune të njohur, apo status të qëndrueshëm ekonomik. Kategoria që frekuentonte ishin të natyrës drejtorë drejtorish, një futbollist dhe personazhe të klasit biznesmenë që sapo ishin futur në fushën e ndërtimit.“
“Kam lëvizur në buzuqe, kam lëvizur në Greqi dhe si unë dhe grup vajzash të tjera. Ballkanin e kam vizituar në atë kohë, normale që kur del shumë shikon dhe kupton tepër.”
Me histori dashurie që mbylleshin shpejt – kështu preferon t’i konsiderojë gjatë bisedës me Gazetasi.al asaj i mbeteshin në fund të udhëtimeve të befta apo festave ku ftohej telefona dhuratë, vizitat në dyqane të shtrenjta nga të cilat dilte e ngarkuar me shaje firmato, çanta të shtrenta e çdo gjë tjetër.
“Por vjen një moment që e kupton se një burrë i martuar stë jep asgjë veç këtyre dhuratave dhe kujtimeve që s’të shërbejnë për asgjë, se nuk do ndahet asnjëherë dhe se ti në një farë mënyre je një koketë– dëshmon 41 vjeçarja.
“Bashkëshortin e njoha në një nga këto festa në një qytet jugor, ishte një festë punë mes stafit të zgjedhur të një ministrie dhe një kompanie të huaj. Më mori në telefon një mik dhe më tha : pse nuk vjen E.? Kemi për t’u kënaqur”’.
Ajo e shfytëzoi çastin dhe mbasi shkëmbeu numrat me personin 15 vjet më të madh se ajo , ju ngjit e bindur se prej tij do fitonte së paku shtetësi të huaj. “U martuam dhe as kjo nuk qe biletë e mirë për të ikur. Thënë shkurt ishim dy të huaj dhe të vështirë “. Gruaja u nda mbas pesë viteve dhe me lidhjet që kishte siguruar nga vajzëria siguroi sërish një punë në shtet.
“Paga qesharake, sa kohë më duhej të ruaja standardin ekonomik. Një nga mikeshat e mia që merret me këngë më telefonoi dhe më kërkoi të isha në një festë në një hotel të njohur.U ktheva sërish dhe më kishte munguar ai vrull të jetuari”. Duke e shmangur vazhdimisht termin eskortë e aq me tëpër prostitutë, 41 vjeçarja korrigjon “ka një problem me emancipimin në Shqipëri. Të dalësh përkrah një burri të martuar,apo në moshë të madhe ç’rëndësi ka, nuk duhet të jesh doemos eskortë. Është afërsisht si një marrëveshje në të cilën ti je aty sepse ky burrë i martuar, zakonisht mbi të 50 ka nevojë të mos qëndrojë në vllazëri burrash ku më së shumti secili prej tyre ka nevojë të tregojë se çfarë bën me paratë dhe se gruaja që ka në krahë , që nuk është gruaja e tij , është dikush që ai e paguan për ta argëtuar.” 41 vjeçarja tregon për Gazetasi.al se trendi më i ri “i shoqërizimit“, që e ka çuar atë me udhëtime në Dubai, Afrikë , Spanjë dhe në vende që me rrogën e një punonjëseje në shtet nuk do t’i kishte përballuar lidhet me festat në shtëpi private.
“Merret një vilë ,jepen me qira, në Tiranë , Sarandë, Vlorë e kudo. Dhe aty mund të përfshihesh edhe në kokteile droge”.
P. S . Personazhi e tregoi historinë me kërkesë të saj pranë Gazetasi.al, me kushtin që të ndryshohet mosha, mos të jepen inicialet dhe të dhëna të tjera që mund ta identifikojnë.
Marrë nga Gazeta SI
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Marrëveshjet mes qytetarëve në fushën e biznesit jo përherë përfundojnë me palë të kënaqura. Ndonjëherë njëri prej tyre mbetet i pakënaqur dhe zgjidhjen, kur aj...
VLORË– Sheshi i Flamurit në Vlorë nuk do të ketë më të njëjtin funksion. Sipas vendimit të Bashkisë së Vlorës, ai do të kthehet në një terminal autob...
Ekipi analist pranë Open Data Albania po bën një analizë të tregut shqiptar të “Karburante dhe Vaj”, duke vlerësuar nëse kemi premisë për Përqendrim në operator...
Disa nga tregtarët më të respektuar të naftës në botë kanë parashikuar se çmimet e naftës së papërpunuar mund të rriten përtej 200 dollarëve për fu&ccedi...
Plotësimi i konsumit të energjisë në vend përgjatë tre muajve të parë të këtij viti është bazuar në një pjesë jo të vogël tek importet të cilat në vlerë nga 1 j...
Rriten çmimet nga 13 deri 20% për 12 lloje bukësh (të ndara sipas peshës dhe përbërjes) në dyqanet e pakicës në rrethe.Sipas njësive tregtare të produkte...
Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë ditën e mërkurë duket se ka filluar të japë sinjalet e para të reflektimit në tregun financiar. Ditën e...
TIRANË– Një 37-vjeçar nga Shkodra për pak e mashtroi policinë me versionin e vjedhjes së automjetit, nëse njëri nga agjentët nuk do kishte qen...
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët prej 1 Janarit 2021 kanë nisur t...
Shpenzimet për investime të brendshme i kushtuan Ministrisë së Bujqësisë vitin e shkuar 13.7 milionë euro. Të dhënat zyrtare të raportuara në raportin 12 mujor ...