LIVE UPDATES
Politike

“Jam rritur me foton e Berishës”/Bardhi kundër “firmave”: Na jep e Qifja ndonjë emër

11 Nëntor 2021, 14:11 Nga DOSJA
“Jam rritur me foton e Berishës”/Bardhi kundër

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi iu ka kërkuar mbështetësve të Sali Berishës që nëse duan të mbledhin Kuvendin Kombëtar të depozitojnë firmat sipas procedurës. Në një konferencë për mediat, Bardhi ka cituar statutin e PD-së duke listuar edhe njëherë se si mund të mblidhet Kuvendi duke shtuar se rregullat janë të miratuara nga vetë Berisha. Për këtë të fundit, sekretari shtoi se ka qenë një frymëzim për të, pasi është rritur në një banesë ku ishte e varur fotoja e tij. 

PJESË NGA KONFERENCA PËR SHTYP:

Bardhi: Ajo që unë kam shpjeguar dje është procedurën për mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Unë jam zgjedhur sekretar edhe me votë të Sali Berishës. Nuk ngrejmë kot çështje që nuk është çështje.

Çfarë iu pengon që të shkoni dhe t’i verifikoni?

Bardhi: Këtë nuk e bëj dot. Puç është kur shkel rregullat. Kuvendin e thërret 1/4 e anëtarëve. Të dhënat mbahen konfidenciale, se nuk janë firmat. Nuk është për halle personale kjo parti. I ndjejmë këto halle se edhe unë kam shprehur keqardhjen për vendimin ndaj liderit historik të PD-së, unë jam rritur me foton e Sali Berishës në shtëpi. Hallet e demokratëve nuk janë çështje inati personal.Asinate personale. Prandaj dhe e ripërsëris. Nëse duhet që të mbahet Kuvend i PD-së, gjykohet se ka nevojë për t’u mbledhur, ju lutem depozitoni firmat.

Me statutin aktual, iu duhet që të ishin zgjedhur me votim të fshetë, cilët ishin kandidatët tuaj?

Bardhi: Në 2019 kam pasur përballë zotin Dorian Teliti. Jam zgjedhur sekretari i Përgjithshëm. Në rikonfirmimin e bërë, Këshilli Kombëtar, nuk kanë gjykuar se do të duhej të kishte kandidaturë alternative. Ky detyrim ekziston vetëm për kryetarin e Këshillit Kombëtar.  

E parashikon statuti verifikimin e firmave nga një grup i posaçëm nga Komisioni që ngrihet në Kuvendin Kombëtar?

Bardhi: Jo. E kam treguar dje kartën, nëse doni iu jap një kopje të saj. Secili prej tyre duhet që të paraqesë kartën për regjistrimin e delegatit. Nëse ka apo jo kuorum për të vazhduar mbledhjen. Është e pamundur fizikisht që të verifikohen 4-5 mijë mandate sa është mandati. Në rastin konkret ka edhe një procedurë shtesë që është ka kërkuar thirrjen 1/4 e Kuvendit Kombëtar. Pa u dorëzuan firmat është e pamundur që të verifikohet. Pra bëjmë një listë shokësh dhe nai emër na jep edhe Qifja, se do flas edhe për atë. E ka pas përballë Flamur Noka në Vorë në fakt, jo unë. Dhe shefi i shtabit të Orlando Rakipit do verifikojë mandatet PD. E kanë bërë njëherë atë gabim në 2013 në Elbasan. I morën votat e PD i çuan tek PDIU që t’i jepnin mandatin Qifes.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes gazment bardhi aksioni i berishes gazment bardhi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen