LIVE UPDATES
Bota

Java e dhënies së Çmimeve Nobel/ A do vlerësohen më shumë gra në 2020?

6 Tetor 2020, 09:50 Nga DOSJA

Çmimet Nobel kanë mbështetur shumë gjëra, por jo diversitetin dhe drejtësinë gjinore. Duke filluar nga viti 1901 janë nderuar me Çmimin Nobel krah 25 organizatave 923 shkencëtarë, shkrimtarë dhe “nxitës paqeje”. Por, jo vetëm në fushën e shkencave natyrore, fituesi tipik i Çmimit Nobel është burrë, i moshuar dhe i bardhë.

Pothuajse të gjitha çmimet janë dhënë në Europë ose SHBA. Japonia ka marrë vetëm 28, Australia 14, India 12, Afrika e Jugut 11 dhe Kina duhet të kënaqet me 8 çmimet që ka marrë. Përjashtime nuk ka as në fushën e shkencave.

Ndryshime të mëdha kryesisht në çmimet e dhëna në shkencë

Mosrespektimi i ndryshimeve gjinore shihet kryesisht në çmimet e dhëna në shkencë, të cilat zakonisht janë dhënë për burra të moshuar, duke argumentuar se shkenca është tradicionalisht një fushë që dominohet nga burrat dhe se shpesh janë dhënë çmime për zbulimet shkencore të bëra shumë vite më parë.

Nobelpreis Wirtschaft Esther Duflo (picture-alliance/abaca/N. Roses)Gratë nderohen më rrallë – Çmimin Nobel në fushën e ekonomisë e mori vitin e kaluar ekonomistja franceze Esther Duflo

Mes gjithë atyre që kanë marrë Çmimin Nobel ka 54 gra, shifër që nuk zë as 6 përqind të numrit të përgjithshëm. Prej tyre Marie Curie ka marrë dy herë çmimin, më 1903 në fizikë dhe tetë vjet më vonë në fushën e kimisë. Gjithsej 12 Çmime Nobel dhënë në fushën e mjekësisë i janë dhënë grave. 5 në fushën e kimisë dhe 3 në fushën e fizikës kanë qenë po ashtu gra. Kurse 17 çmime dhënë në fushën e letërsisë dhe paqes, janë dhënë për gra. Për shembull, vitin e kaluar Çmimin Nobel në letërsi e mori shkrimtarja polake Olga Tokarczuk. Po ashtu Çmimin Nobel në fushën e ekonomisë e mori vitin e kaluar ekonomistja franceze Esther Duflo. Pra në vitin 2019, mes 15 të vlerësuarve me Çmimin Nobel vetëm 2 ishin gra.

Marrës të diskutueshëm çmimi

Çmimi Nobel konsiderohet deri në ditët e sotme si vlerësimi më i lartë që jepet në disiplinat e caktuara, megjithëse sidomos vitin e kaluar pati vendime që u diskutuan shumë dhe pati skandale. Çmimi është krijuar nga Alfred Nobel, i cili e vuri pasurinë me lëndët eksplozive. Shumë të diskutueshme kanë qënë dhënia e Çmimit Nobel për Barack Obamën, i cili e fitoi çmimin kur nuk kishte mbushur ende nëntë muaj në post, ose për udhëheqësin e palestinezëve Jasir Arafat, ose për “Projektin e paqes”, Bashkimin Europian. Kurse Mahatma Gandhi, figura symbol për luftën e padhunshme kundër padrejtësive dhe shtypjes, nuk e mori kurrë Çmimin Nobel, megjithëse mori shumë çmime të tjera.

Olga Tokarczuk Nobel-Lesung (Getty Images/J. Mackstrand)Olga Tokarczuk

Të diskutueshme kanë qenë edhe dhënia e Çmimit Nobël në letërsi, finlandezit Eemil Sillanpää, i cili nuk njihet dhe lexohet prej kurrkujt, Edmund Martinsonit, i cili duke qenë anëtar i Akademisë së Nobelit ia dha çmimin vetes si të thuash, dhe pak kohë pas marrjes së çmimit vrau veten. Ose dhënia e çmimit vitin e kaluar austriakut Peter Handke, i cili sipas mendimit të kritikëve ka banalizuar ose mohuar krimet e luftës të bëra nga serbët në luftën e Jugosllavisë.

Në shkencat natyrore ka më pak persona të diskutueshëm që marrin çmimin, kjo sigurisht edhe sepse lënda është shpesh komplekse. Megjithatë, në vitin 1926 Çmimin Nobel për mjekësinë e mori patologu danez Johannes Grib Fibiger, për zbulimin e një krimbi që shkaktonte kancer në stomak, zbulim që më vonë doli se ishte i gabuar. Kanadezi John Macleod mori në vitin 1923 çmimin e famshëm, megjithëse kishte shkuar me pushime duke qenë i punësuar nga Instituti i tij, që bëri zbulimin e insulinës. Në vitin 2002, Çmimin Nobel në kimi e mori japonezi Koichi Tanaka për zhvillimin e një procesi lazeri, të cilin e përdor vetëm ai vetë.

Më shumë çmime për gratë më 2020?

Shpesh grate janë vënë në hije të burrave sidomos në fushën e shkencave. Edhe studiuese që kanë dhënë kontribut të konsiderueshëm në fushat kërkimore për të cilat është dhënë Çmimi Nobel, nuk janë vlerësuar.

Mes tyre bëjnë pjesë sigurisht Lise Meitner (zbuluesja e çlirimit të energjisë gjatë shpërthimit bërthamor), Jocelyn Bell Burnell (zbuluesja e yjeve neutron rrotulluese – pulsare) ose austronomja Vera Rubin, e cila zbuloi në vitet 1970-të dëshminë e parë bindëse për ekzistencën e materies së errët. Në vend të saj, për këtë temë u vlerësuan vitin e kaluar tre astro-fizikantë burra.

Studiuese të rëndësishme në vend të kuotës së grave

Në kohërat që diskutohet shumë drejtësia gjinore dhe diversiteti, nga Fondacioni Nobel pritet më shumë këtë vit. Në shkencat natyrore janë bërë vitet e fundit ndryshime sa i përket strukturës dhe ka shumë kandidate që e meritojnë një Çmim të tillë. Që prej vitit 2012, si kandidate për të marrë çmimin konsiderohen zbulueset e gërshërës gjenetike Crispr CAS9, një procesi të ri për ndryshimin gjenetik të AND, Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota java e çmimeve nobel java e çmimeve nobel

Sondazh

Poll
Bota 6 Tetor 2020, 08:55

Evropa përballë valës së dytë të COVID-19

Duke pasur parasysh numrin në rritje të infeksioneve të reja gjithnjë e më shumë shtete evropiane po marrin masa më të forta për të penguar pandeminë. Një prej ...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen