Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË-Një tjetër anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka hequr dorë nga posti i tij. Sipas Gazeta Express, Hysni Gërguri ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita si kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri. Me anë të një postimi në Facebook, Gërguri ka thënë se e ka marrë këtë vendim, pas rezultati të dobët në zgjedhjet nacionale në komunën e Vushtrrisë.
Po ashtu, ai ka falënderuar të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e LDK-së dhe ka njoftuar se do të jap dorëheqje edhe nga detyra e asambleistit të Kuvendit Komunal në Vushtrri.
”Falënderoj përzemërsisht të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e devotshëm dhe besnik te LDK-së, për përkrahjen e sinqertë dhe pa kushte, ndërsa për ata që bënë hile tash e 11 vite sa isha Kryetar Dege, le të mbetet në ndërgjegjen e tyre. Jap dorëheqje edhe nga asambleisti i Kuvendit Komunal në Vushtrri, për ta dëshmuar edhe njëherë, që në funksione të LDK-së, nuk kam qëndruar për interesa të ngushta personale,sepse interesi për LDK-në dhe Kosovën, gjithmonë për mua ka qenë dhe do të mbetet mbi interesin personal. Njoftoj të gjitha strukturat qendrore, ato lokale dhe miqtë e mi se unë tërë jetën time do ti qëndroj besnik LDK-së,”-ka thënë ai.
Postimi i plotë:
”Për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhje nacionale në Komunën tonë( edhe për kundër faktit që më tepër se 3 vite e kemi pushtetin lokal),e ndjeva si obligim moral të jap dorëheqje nga Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri( të cilën e paraqita para Kryesisë së Degës). Unë e kam marrur udhëheqjen e Degës në gjendje shumë të rëndë në vitin 2010, me shumë grupacione, pas thyerjes së Degës në vitin 2004 dhe humbjes “në tavolinë “, te pushtetit Komunal edhe pse LDK e ka patur të fituar deri në vitin 2007, si dhe pas thyerjes së LDK-së në nivelin qendror në vitin 2006. Bashkërisht me strukturat e mirëfillta kemi arrijtë që ta stabilizojmë Degën, duke ju dhënë hapësirë të gjithëve, në veçanti të rinjëve dhe femrës dhe si rezultat i kësaj i fituam zgjedhjet Komunale në vitin 2017. Pa modesti vlen te thekësoj kontributin financiar për Degën të cilën gjë e dijnë qytetarët e Vushtrrisë dhe niveli qendror i LDK- së, kontributin financiar për Sportin e Vushtrrisë, kontributin 40 vjeqar si mjek dhe si Specialist -Radiolog, kontributin në sindikatën e pavarur në Shtëpinë e shëndetit në Vushtrri nga viti 1990,pastaj si Drejtor Komunal për Shëndetësi në pushtetin e atëhershëm paralel, si dhe kontributin tim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në vitet 1998-1999. Falenderoj me respekt e nderim të gjithë përkrahësitë e mi, jo vetëm në këto zgjedhje që më mbështetën me votën e tyre e cila për mua do të mbetet gjithmonë si një vlerësim i shenjët. Falenderoj përzemërsisht të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e devotshëm dhe besnik te LDK-së, për përkrahjen e sinqertë dhe pa kushte, ndërsa për ata që bënë hile tash e 11 vite sa isha Kryetar Dege, le të mbetet në ndërgjegjen e tyre. Jap dorëheqje edhe nga asambleisti i Kuvendit Komunal në Vushtrri, për ta dëshmuar edhe njëherë, që në funksione të LDK-së, nuk kam qëndruar për interesa të ngushta personale,sepse interesi për LDK-në dhe Kosovën, gjithmonë për mua ka qenë dhe do të mbetet mbi interesin personal. Njoftoj të gjitha strukturat qendrore, ato lokale dhe miqtë e mi se unë tërë jetën time do ti qëndroj besnik LDK-së. Me respekt nga Dr. Hysni Gërguri,”-ka shkruar ai.
Isa Mustafa më 15 shkurt, ka dhënë dorëheqjen si Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dorëheqja e Mustafës ka ardhur për shkak të humbjes së thellë në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë. Pas Mustafës është dorëhequr e gjithë kryesia e LDK-së.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Ish-presidenti Donald Trump ftoi diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un për një udhëtim në Air Force One pasi u takuan në samitin e Vietnamit në...
Turqia është bërë një nga vendet me numrin më të madh të gazetarëve të burgosur në botë sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve. Zëri i Amerikës ju njeh me t...
Edhe pse ende nuk janë certifikuar rezultatet nga KQZ, shumë kandidatë kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme.Janë bërë një javë që nga zgjedhjet e parak...
RUSI-Një organizatë bamirësie ka filluar vaksinimin kundër Covid-19, për të pastrehët në Shën Petersburgut. Sipas TheGuardian, dyzet njerëz të pastrehë, morën d...
Kandidati i Presidentit Biden për detyrën e prokurorit të përgjithshëm amerikan thotë se përgjegjësia e Departamentit të Drejtësisë është të garantojë që “ligje...
TURQI-Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Hassan Rouhani. Sipas mediave të huaja, Erdogan i ka th...
GJERMANI– Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn ka bërë thirrje për kujdes ndaj qytetarëve në një kohë kur shkollat po përgatiten të rihapen pav...
TURQI-Ankaraja ka akuzuar Athinën se po rrit tensionet ne Egje. Sipas mediave grek, anëtarë nga Ministria Turke e Mbrojtjes, kanë vënë në dukje se Greqinë për k...
Aeroporti i ri i Berlinit, Berlin Brandenburg Airport (BER), pritet të mbyllë një terminal të hënën, pas rënies së madhe të trafikut të pasagjerëve, si pasojë e...
SHBA-Angler Paul Lore, një 33-vjeçar ka arritur të gjejë një peshk me një buzëqeshje të çuditshme.Sipas Mirror, 33-vjeçari e ka gjetur atë ...