"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Kalo publikon FOTOT: Përveç Sars-COV2 ka dhe një armik që na rrezikon, bashkia të dezinfektojë rrugët, urat e sheshet, jo
9 Gusht 2020, 08:00Nga DOSJA
TIRANË- Mjeku infeksionist Tritan Kalo kërkon nga qytetarët që të vijojnë të kujdesen dhe të respektojnë masat në luftën kundër COVID-19. Në një postim në mediat sociale, teksa bën apel për mbajtjen e maskave, ruajtjen e largësisë fizike dhe higjienës personale dhe kolektive, sjell në vëmendje një problem tjetër.
Duke qenë se ai ëshë mjek infeksionist, bën thirrje për dezinfektim të vendeve publike në qytet, në të cilat rriten inskekte që shkaktojnë probleme tek qytetarët. “U bënë muaj e vite që RRUGËT, SHESHET, RRUGICAT, PAS PALLATET, BUZË LANA e mjediset POSHTË URAVE të saja NUKU e kanë parë dorën e BASHKISË apo të Autoriteve të tjera të ngarkuara, me HIGJENIZIMIN e tyre….”, shton ai.
Sipas Kalos duhet një dezinfektim real dhe jo “filmiko-propagandistik”, pasi është një aleat i fuqishëm në sfidën kundër Sars-COV2. “NA ndihmoni në këtë drejtim që t’ja dalim mbanë në këtë betejë…..ËSHTË DETYRIMI i juaji ndaj jetës sonë si taksapagues…..”, vijon mjeku i njohur.
POSTIMI I PLOTË
KOHË KOVIDIANE….9.08.2020….Në përballjen me sfidën mbarëbotërore ndaj Sars-Cov2/Covid 19, krahas tre masave thelbësore dhe dobiprurëse të: 1- Distancimit fizik përsa sa kohë që është e mundëshme dhe rrethanat na e krijojnë këtë mundësi, 2- Mbajtjes së maskave kudo POR më së paku në mjediset e mbyllura dhe ku ka grumbullime njerëzish, 3- MASAT e Higjenës: a. individuale, b. kolektive dhe c. të mjediseve ku jetojmë e punojmë, RËNDËSI të madhe kishin, kanë dhe gjithmonë do të kenë këto të fundit, PRA higjena e mjediseve ku JETOJMË, ku ECIM e ku PUNOJMË…..
U bënë muaj e vite që RRUGËT, SHESHET, RRUGICAT, PAS PALLATET, BUZË LANA e mjediset POSHTË URAVE të saja NUKU e kanë parë dorën e BASHKISË apo të Autoriteve të tjera të ngarkuara, me HIGJENIZIMIN e tyre….ATO GJALLOJNË nga Insektet fluturuese, sidomos mushkonjat “dashamirëse” të gjakut tonë duke na lënë gjurmë të shumta në lëkurë, ose rreziqet e sëmundjeve më të rrezikëshme deri në prekjen e trurit që ato bartin, bubuzhelat e ndryshëm bartës e përhapës të jo pak sëmundjeve ngjitëse, brejtësit e ndryshëm sidomos minjtë e kanaleve urbane “kanë lluksin” të shumohën dhe të na “shërbejnë” me lepstospirat e spirilumet e shumta, që ato bartin dhe na i ofrojnë me urinën apo kafshimet e tyre, qentë e infektuar me leishmanisosis janë “komshinjtë” tanë shumë të shpeshtë, macet me infeksionet e tyre mykotike apo sëmundjen e “gërvishjes së maceve” (CSD), etj, etj….
DESINSEKTIMI dhe DESINFEKTIMI real dhe jo ai “filmiko-propogandistik” është DOMOZDOSHMËRI, dhe ato janë aleatë tanë të plotëfuqishëm edhe në sfidën ndaj “flamës mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19……NA ndihmoni në këtë drejtim që t’ja dalim mbanë në këtë betejë…..ËSHTË DETYRIMI i juaji ndaj jetës sonë si taksapagues…..”Çiçosja” me ujë pa snjë dezinfektant në përbërjen e tij, e cila u bëhet ndonjë korsie rruge midis orës 4:00 – 5:00 të mëngjesit, shërben vetëm e vetëm për të justifikuar fondet që u meren taksapaguesve për këtë aktivitet, POR aspak qëllimit të dezinfektimit e të dezinsektimit të TIRANËS….Jemi qytetarë dhe DUHET të trajtohemi si të tillë…..Jemi SHQIPTARË dhe duhet t’a ndjemë veten të respektuar dhe të dëgjuar në vendin tonë….JEMI PROFESIONISTË të SHËNDETIT publik dhe jo vetëm, ndaj edhe jemi më shumë të ndjeshëm e të përgjegjshëm në këtë aspakt të jetës në komunitet….TOGETHER FOREVER!!!
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR- Detaje të reja kanë mësuar për vrasjen që tronditi sot bashkinë e Vaut të Dejës. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se Gjin Ndoji është ...
SARANDË- Një 13-vjeçar ka humbur jetën sot në Sarandë në rrethana ende të paqarta. Mësohet se ai është dërguar pa shenja jetë në spital.Deri tani më...
VAU I DEJËS- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 27-vjeçarit, Gjin Ndoji në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës. Burimet bëjnë me dije se viktima mba...
TIRANË- Deputeti Fate Velaj, i cili është dhe artist ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mikut të tij Arben Bajo. Në një postim në mediat sociale, Velaj shk...
TIRANË- Policia Rrugore gjatë natës ka vijuar kontrollet në rrugët kryesore të Tiranës dhe ka ndëshkuar disa shoferë të pabindur. Në një njoftim në mediat ...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se nga përplasja e 2 makinave është plagosur rëndë një person.Nuk d...
VAU I DEJËS- Ngjarje e rëndë në Vaun e Dejës. Rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm është gjetur i pajetë nga banorët në një rrugë të fshatit Shkjezë 27-v...
TIRANË- Skulptori i njohur, Arben Bajo, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. Prej ditësh ai ishte shtruar në spital pas infektimit me COVID-19 dhe nuk e...