LIVE UPDATES
Bota

Kancelarja Merkel mbron marrëveshjen me Uashingtonin mbi gazsjellësin rus dhe e konsideron si pozitive për Ukrainën

23 Korrik 2021, 06:21 Nga DOSJA
Kancelarja Merkel mbron marrëveshjen me Uashingtonin mbi gazsjellësin

GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel i doli mbrojti të enjten një marrëveshjeje së arritur me Uashingtonin për të lejuar përfundimin pa sanksione amerikane të gazjellësit “Nord Stream 2”, një projekt që synon transportimin e gazit natyror nga Rusia në Gjermani.

Ajo e quajti marrëveshjen njoftuar të mërkurën “të mirë për Kievin”, edhe pse projekti “Nord Stream 2”, prej 11 miliardë dollarësh, 98 për qind e të cilit është përfunduar, do të anashkalojë si Ukrainën ashtu edhe Poloninë. Por Berlini dhe Uashingtoni thanë se janë të përkushtuar për të bllokuar çdo përpjekje të Moskës për ta përdorur gazsjellësin si një armë politike me synimin për të kontrolluar furnizimin me energji të Evropës.

Gjermania dhe SHBA-ja ranë dakord të financojnë projekte alternative të energjisë dhe zhvillimit në Ukrainë dhe Poloni, megjithëse të dy vendet shprehën pakënaqësinë e tyre në marrëveshje, duke thënë se kjo nuk ishte e mjaftueshme për të zvogëluar kërcënimin rus mbi energjinë.

Dallimet mbeten. Ne e pamë atë në reagimet e djeshme“, u tha zonja Merkel gazetarëve në Berlin, duke iu referuar kundërshtimeve rreth marrëveshjes në Kongresin amerikan.

Ministrat e jashtëm të Ukrainës dhe Polonisë thanë nëpërmjet një deklaratë të përbashkët se marrëveshja gjermano-amerikane krijoi një “kërcënim politik, ushtarak dhe energjetik për Ukrainën dhe Evropën Qendrore, si dhe rriti potencialin e Rusisë për të destabilizuar situatën e sigurisë në Evropë“.

Ligjvënësit republikanë dhe demokratë gjithashtu e kritikuan marrëveshjen. Senatori republikan John Barrasso tha gjatë një seance dëgjimore të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë se “Presidenti (Biden) po i jep Rusisë një armë të re gjeopolitike”.

Edhe pse Gjermania është zotuar të shpenzojë 245 milionë dollarë për zhvillimin e burimeve të reja të energjisë në Ukrainë, senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, vuri në dyshim rëndësinë e këtij plani.

Zonja Shaheen, që ka mbështetur ligjin për sanksione lidhur me projektin “Nord Stream 2”, tha se Presidenti rus Vladimir Putin “e ka bërë të qartë përmes retorikës dhe veprimeve të tij se do të anashkalojë çdo kusht të vendosur nga Perëndimi në mënyrë që të përparojë axhendën e Kremlinit“.

Por administrata e Presidentit Joe Biden, në kërkim të rregullimit të marrëdhënieve me Gjermaninë, të cilat u dobësuan gjatë administratës Trump, tha se ndërtimi i gazjellësit ka mbërritur në një pikë nga e cila është vështirë të hiqet dorë.

Zonja Merkel tha se Gjermania ka tashmë “një punë shumë të madhe” për të bërë, duke shpresuar se mund të ndërmjetësojë një zgjatje të një marrëveshjeje ekzistuese që skadon në vitin 2024, për transportin e gazit rus, përmes Ukrainës, çka do t’i siguronte Kievit miliarda dollarë në tarifa tranziti. Gjermania shpreson gjithashtu të ndërtojë një “linjë të kundërt” të transportit të gazit, nga sistemet evropiane të furnizimit, në Ukrainë.

Udhëheqësja gjermane tha se “nuk jemi plotësisht të pambrojtur” kundër Rusisë, duke mbajtur të hapur mundësinë e sanksioneve të reja nëse Moska vendos një barrë të papërshtatshme ndaj furnizimit me energji të Evropës.

Kremlini thotë se nuk ka përdorur kurrë energjinë si një armë gjeopolitike.

Rusia ka qenë dhe mbetet gjithmonë një garantuese e përgjegjshme e energjisë në kontinentin Evropian, ose madje do të thosha në një shkallë më të gjerë, globale“, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Në të kaluarën furnizimi me gaz natyror rus përmes Ukrainës është ndërprerë nga mosmarrëveshjet mbi tarifat, të cilat zgjuan dyshime rreth qëllimeve politike pas tyre.

Zoti Peskov tha se Rusia është e përgatitur të diskutojë zgjatjen e marrëveshjes për transportin e gazit tranzit përmes Ukrainës, përtej vitit 2024.

Marrë nga VOA.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela merkel dmitry peskov jeanne shaheen joe biden nord stream 2 angela merkel dmitry peskov jeanne shaheen joe biden nord stream 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen