Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BJELLORUSI- Këshilli Evropian pezulloi pjesërisht marrëveshjen për lehtësimin e vizave me Bjellorusinë, për shkak të, siç tha, nxitjes së krizës me migrantë në kufirin me Poloninë. Këshilli Evropian e cilësoi këtë si “sulm hibrid” të Minskut. Sipas vendimit të tij, pezullimi i pjesëve të marrëveshjes – e cila i redukton kërkesat për dokumente dhe tarifat e aplikimit për vizë – nuk do t’i prekë qytetarët e zakonshëm bjellorusë, por vetëm zyrtarët.
“Ne e dënojmë dhe kundërshtojmë fuqishëm instrumentalizimin e vazhdueshëm të migracionit nga regjimi i Bjellorusisë”, tha ministri i Brendshëm slloven, Ales Hojs, i cili kryeson Këshillin e Punëve të Brendshme.
“Është e papranueshme që Bjellorusia të luajë me jetët e njerëzve për qëllime politike. Vendimi i sotëm tregon edhe një herë angazhimin tonë të përbashkët, për të vazhduar kundërshtimin e këtij sulmi të vazhdueshëm hibrid”, tha Hojs.
Vendimi erdhi pasi Polonia mbylli të martën një vendkalim përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë, sepse migrantët në anën bjelloruse u përpoqën të çanin një gardh, për të hyrë në Poloni – vend anëtar i BE-së. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, shkroi në Twitter se “stabiliteti dhe siguria e të gjithë BE-së është në rrezik”, për shkak të krizës së migrantëve, e cila ka lënë rreth 4,000 veta të bllokuar përgjatë kufirit Poloni-Bjellorusi.
Kriza me migrantë në këtë zonë po vazhdon tash e sa muaj. Mijëra njerëz – kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Azia – kanë bërë përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin e Polonisë. Bashkimi Evropian e akuzon Qeverinë e Bjellorusisë për nxitjen e fluksit, si hakmarrje për sanksionet që ka ndërmarrë BE-ja kundër regjimit bjellorus. Blloku evropian e ka sanksionuar regjimin bjellorus për shkak të shtypjes së opozitës.
Marrë nga REL
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
POLONI- Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, akuzoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për, siç tha, orkestrimin e një vale të paprecedentë mi...
Glasgow – Më shumë se 190 vende janë mbledhur në Glasgow Skoci, për Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike. Sytë e gjithë botës janë kthyer drejt C...
ANGLI- Ministri i Sigurisë Publike i Vietnamit është kritikuar se ka ngrënë një biftek prej 1,450 paundësh të veshur me ar në restorantin Salt Bae, vetëm një di...
BOSNJE & HERZEGOVINË- Kryetari i Presidencës boshnjake, Zeljko Komshiç ka braktisur intervistën me agjencinë shtetërore serbe të lajmeve Tanjug,...
KOSOVË – Identitetet e personave që u përfshinë në konfliktin me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Gjilan janë bërë të ditura. Personi i plagosuri ë...
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pasditen e sotme në Greqi. Protothema shkruan se në një kafene në rrugën Lenorman ka ndodhur një sherr i përgjakshëm m...
KOSOVË- Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur lajm të rremë, deklaratën e analistit serb, Dushan Janji&...
ITALI – Një grua 60-vjeçare ka mbërritur mbëmjen e djeshme me urgjencë në Spitalin e Palermos pas një ataku kardiak në zemër.Sipas Blog Sicilia, mj...
GREQI – Policia e Athinës ka deklaruar ditën e sotme se një nga bandat më brutale dhe kriminale e të miturve në Athinë e quajtur “Familja e Huliganëve Kol...
KOSOVË – Gazetarja kosovare e RTK, Laura Krasniqi ka reaguar ditën e djeshme nëpërmjet një statusit në rrjetin social Instagram ndaj dy këngëtarëve ...