LIVE UPDATES
Ekonomi

Kërcënimi nga e majta joliberale

2 Tetor 2021, 09:30 Nga DOSJA
Kërcënimi nga e majta joliberale

Mos e nënvlerësoni rrezikun e politikës së identitetit, të prirë nga e majta, shkruan Th Economist

Diçka ka shkuar shumë keq me liberalizmin perëndimor. Në thelb, liberalizmi klasik beson se përparimi njerëzor vjen nga debati dhe reforma. Mënyra më e mirë për të lundruar në ndryshimin përçarës në një botë të ndarë, është përmes një angazhimi universal ndaj dinjitetit individual, tregjeve të hapura dhe qeverisjes së kufizuar.

Megjithatë, Kina, një shtet tashmë shumë i fuqishëm, e akuzon liberalizmin se është egoist, dekadent dhe i paqëndrueshëm. Nga ana tjetër, populistët në të djathtë dhe të majtë, po e përbuzin liberalizmin për privilegjin dhe tendencat e tij elitare.

Gjatë 250 viteve të fundit, liberalizmi klasik ka ndihmuar në arritjen e një përparimi të pashembullt. Dhe ky përparim nuk do të zhduket sa hap e mbyll sytë. Por liberalizmi po kalon një provë të rëndë, ashtu siç ndodhi edhe një shekull më parë, kur kanceri i bolshevizmit dhe fashizmit filloi të gërryente nga brenda Europën liberale. Është koha që liberalët të kuptojnë se kundër kujt po luftojnë dhe për çfarë.

Kjo luftë nuk është askund më e ashpër se në Amerikë, ku këtë javë, Gjykata e Lartë zgjodhi të mos hidhte poshtë një ligj mizor dhe të çuditshëm kundër abortit. Kërcënimi më i rrezikshëm ndaj vlerave të liberalizmit vjen nga e djathta pro-Trump. Populistët përbuzin strukturat themelore liberale si shkenca dhe sundimi i ligjit, duke i konsideruar ato si fasada të një komploti shtetëror kundër popullit të thjeshtë.

Ata hedhin poshtë faktet dhe arsyen, duke favorizuar emocionet. Impulse të tilla çojnë në përhapjen e gënjeshtrave si ajo se zgjedhjet presidenciale në vitin 2020 u vodhën. Nëse njerëzit nuk mund t’i zgjidhin mosmarrëveshjet duke përdorur debat dhe institucione të besueshme, ata përfundojnë duke përdorur forcën.

Sulmi nga e majta është më i vështirë për t’u kuptuar, pjesërisht sepse në Amerikë termi “liberal” tashmë nënkupton një të majtë joliberale. Një stil i ri politik është përhapur kohët e fundit nga departamentet e universiteteve elitare. Ndërsa të diplomuarit e rinj kanë gjetur punë nëpër media, politikë, biznes dhe arsim, ata kanë përhapur idenë e të ndierit “të pasigurt” dhe një axhendë të fiksuar me një vizion të ngushtë të drejtësisë për grupet e shtypura të popullsisë.

Ata gjithashtu kanë përhapur taktika për të imponuar pastërtinë ideologjike, duke mos u mundësuar platforma armiqve të tyre dhe duke anuluar aleatët që kanë shkelur rregullat, një ideologji e ngjashme me shtetin konfesional që mbizotëroi në Europë para se të zinte rrënjë liberalizmi klasik, në fund të shekullit XVIII.

Në dukje, e majta joliberale dhe liberalët klasikë si The Economist dëshirojnë shumë gjëra të njëjta. Të dyja besojnë se njerëzit duhet të jenë në gjendje të përparojnë në jetë, pavarësisht nga seksualiteti apo raca. Ato besojnë në domosdoshmërinë e ndryshimit.

Sidoqoftë, liberalët klasikë dhe progresistët joliberalë nuk pajtohen në mënyrën sesi mund të arrihen këto gjëra. Për liberalët klasikë, drejtimi i saktë i përparimit është i panjohur. Ai duhet të jetë spontan dhe nga poshtë lart – dhe kjo varet nga ndarja e pushteteve, në mënyrë që askush dhe asnjë grup të mos jetë në gjendje të ushtrojë kontroll të qëndrueshëm. Në të kundërt, e majta joliberale vendos pushtetin e vet në qendër të gjithçkaje, sepse ata janë të sigurt se përparimi është i mundur vetëm pasi të jenë shpërbërë më parë hierarkitë racore, seksuale dhe padrejtësi të tjera.

Ky ndryshim në metodë ka implikime të thella. Liberalët klasikë besojnë në vendosjen e kushteve fillestare të drejta dhe që eventet të lejohen të zhvillohen përmes konkurrencës – duke eliminuar monopolet e korporatave, duke hapur esnafe, duke reformuar rrënjësisht sistemin e taksave dhe duke e bërë arsimin të aksesueshëm.

Progresistët e shohin sistemin laissez-faire si një pretendim të cilin e përdorin grupet e fuqishme për të ruajtur status quo-në. Ata besojnë në vendosjen e “barazisë” – me rezultate që ata i konsiderojnë të drejta. Për shembull, Ibram X. Kendi, një studiues-aktivist, thotë se çdo politikë colour-blind, përfshirë testimin e standardizuar të fëmijëve, është raciste nëse ajo çon në rritjen e diferencave racore, sado të mira mund të jenë qëllimet e saj.

Kendi ka të drejtë që dëshiron një politikë anti-raciste funksionale. Por qasja e tij rrezikon t’u mohojë disa fëmijëve të pafavorizuar ndihmën që u nevojitet dhe të tjerëve mundësinë për të realizuar talentet e tyre. Në mënyrë që shoqëria të lulëzojë, jo vetëm grupet, por edhe individët duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë. Për më tepër, shoqëria ka shumë qëllime. Njerëzit shqetësohen për rritjen ekonomike, mirëqenien, krimin, mjedisin, sigurinë kombëtare, dhe politikat nuk mund të gjykohen vetëm për nga fakti nëse ato ndihmojnë një grup të caktuar.

Liberalët klasikë e përdorin debatin për të gjetur përparësitë dhe kompromiset në një shoqëri pluraliste dhe pastaj i përdorin zgjidhjet për të vendosur një drejtim. E majta joliberale beson se tregu i ideve është i manipuluar, ashtu si të gjithë të tjerët. Sipas tyre, ajo që maskohet si dëshmi dhe argument, është në të vërtetë një ushtrim i pushtetit të elitës.

 

Progresistët tradicionalë dhe joliberalë

Progresistët tradicionalë mbështesin lirinë e fjalës. Por progresistët joliberalë mendojnë se barazia nënkupton që baraspesha duhet të anohet kundër atyre që janë të privilegjuar dhe reaksionarë. Kjo do të thotë se duhet kufizuar liria e tyre e fjalës, duke përdorur një sistem viktimizimi. Rezultatet janë paragjykimi, anulimi dhe heqja e platformës së shprehjes.

Milton Friedman dikur tha se “shoqëria që vendos barazinë para lirisë, do të përfundojë pa asnjërën”. Ai kishte të drejtë. Progresistët joliberalë mendojnë se kanë një plan për çlirimin e grupeve të shtypura. Në realitet, plani i tyre është një formulë për shtypjen e individit – dhe nuk ndryshon shumë nga planet e së djathtës populiste. Sipas mënyrës së vet, të dyja ekstremet vënë pushtetin para procesit, përfundimet para mjeteve dhe interesat e grupit para lirisë së individit.

Vendet e udhëhequra nga njerëz të admiruar nga populistët, si Hungaria nën Viktor Orban dhe Rusia nën Vladimir Putin, tregojnë se pushteti i pakontrolluar është një themel i keq për një qeverisje të mirë. Kuba dhe Venezuela tregojnë se qëllimet nuk justifikojnë mjetet.

Kur populistët vënë ndarjet politike përpara të vërtetës, ata sabotojnë qeverisjen e mirë. Kur progresistët i ndajnë njerëzit në kasta konkurruese, ata e kthejnë kombin kundër vetvetes. Të dyja i dëmtojnë institucionet që zgjidhin konfliktet shoqërore. Prandaj ata shpesh përdorin shtrëngimin, sado që u pëlqen të flasin për drejtësinë.

Nëse liberalizmi klasik është shumë më i mirë se alternativat e tjera, atëherë pse nuk po pranohet lehtësisht në të gjithë botën? Një arsye është se populistët dhe progresistët ushqehen me njëri-tjetrin në mënyrë patologjike. Urrejtja që secili kamp ndjen ndaj kampit tjetër, nxit mbështetësit kundër njëri-tjetrit, në dobi të të dyja palëve.

Kështu, nëse kritikon veçoritë e grupit tënd, tingëllon si tradhtar. Në këto kushte, debati liberal nuk qëndron dot i hapur. Mjafton të shihni si shembull Britaninë, ku politika në vitet e fundit është konsumuar nga debatet pa mbarim midis mbështetësve të Brexit në Partinë Tory dhe atyre të Partisë Laburiste nën Jeremy Corbyn.

Disa aspekte të liberalizmit shkojnë kundër vetë natyrës njerëzore. Ai kërkon që ju të mbroni të drejtën e kundërshtarëve tuaj për të folur, edhe kur e dini se e kanë gabim. Ju duhet të jeni të gatshëm të vini në pikëpyetje bindjet tuaja më të thella. Bizneset nuk duhet të strehohen nga vala e shkatërrimit krijues. Të dashurit tuaj duhet të përparojnë vetëm në bazë të meritës, edhe nëse të gjitha instinktet tuaja janë gati për t’i thyer rregullat për ta. Ju duhet të pranoni fitoren e armiqve në kutitë e votimit, edhe nëse mendoni se ata do ta shkatërrojnë vendin.

Me pak fjalë, është e vështirë të jesh një liberal i vërtetë. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kur kundërshtari i fundit ideologjik dukej se po fundosej, elitat arrogante hoqën dorë nga përulësia dhe dyshimi ndaj liberalizmit. Ata nisën të besonin se kishin gjithmonë të drejtë. Dhe krijuan meritokracinë e Amerikës për të favorizuar njerëz si vetja. Pas krizës financiare, mbikëqyrën një ekonomi që u rrit shumë ngadalë, por nuk hoqën dorë nga arroganca.

Kjo vetëkënaqësi ka bërë që kundërshtarët të fajësojnë liberalizmin për papërsosmëritë e shoqërisë dhe të këmbëngulin se i gjithë sistemi është i kalbur që në rrënjë, për shkak të mënyrës si trajtohet çështja e racës në Amerikë. Përballë pabarazisë dhe racizmit, liberalët klasikë mund t’u kujtojnë njerëzve se ndryshimi kërkon kohë. Por Uashingtoni është i përçarë, Kina po përparon me vrull dhe njerëzit janë të shqetësuar.

 

Një mungesë e bindjes liberale

Gabimi përfundimtar do të ishte nëse liberalët klasikë nënvlerësojnë kërcënimin. Shumë liberalë me prirje të djathtë janë të prirë të zgjedhin një “martesë” të turpshme e të volitshme me populistët. Shumë liberalë të prirë nga e majta përqendrohen në atë që duan, drejtësinë sociale. Ata ngushëllohen me mendimin se joliberalizmi më intolerant i përket vetëm një minoriteti të marrë. Mos u shqetësoni, thonë ata, intoleranca është pjesë e mekanizmit të ndryshimit: duke u përqendruar në padrejtësinë, ata zhvendosin terrenin qendror.

Megjithatë, pikërisht duke kundërshtuar forcat që i çojnë njerëzit në ekstreme, liberalët klasikë parandalojnë forcimin e ekstremeve. Duke zbatuar parimet liberale, ata ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të shumta të shoqërisë, pa përdorur asnjëherë detyrimin. Vetëm liberalët e vlerësojnë diversitetin në të gjitha format e tij dhe e kuptojnë se si mund ta kthejnë atë në forcë.

Vetëm ata mund të merren në mënyrë të drejtë me gjithçka, nga arsimi, në planifikim dhe në politikën e jashtme, duke çliruar energjitë krijuese të njerëzve. Liberalët klasikë duhet të gjejnë sërish shpirtin e tyre luftarak. Ata duhet të përballen me kundërshtarët dhe përçarësit. Liberalizmi është ende motori më i mirë për të mundësuar një përparim të barabartë. Liberalët duhet të kenë guximin ta thonë këtë.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi majta joliberale majta joliberale

Sondazh

Poll
Ekonomi 2 Tetor 2021, 09:16

Sipërmarrjet që shitën dhe blenë aksione

Bizneset shqiptare, në pjesën më të madhe të tyre, janë familjare. Mbiemrat e njëjtë mbizotërojnë në strukturën e pronësisë së kompanive të mëdha dhe të Bordeve...

Ekonomi 2 Tetor 2021, 07:06

Nga erdhi rritja e ndërtimit?

Ndërtimi ishte një nga aktivitetet që u ndikua më pak nga kriza e pandemisë, teksa sektori rezidencial përfitoi dhe nga lulëzimi i pazakontë i shitjeve të pasur...

Ekonomi 1 Tetor 2021, 05:45

Bujqësia sektori më i madh i ekonomisë me rreth (18.5 % te totalit), nuk po përparon me hapat e sektorëve të tjerë në periudhën post-pandemike edhe pse ka ende ...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend