LIVE UPDATES
Politike

Këshilli Politik, Opozita me qëndrim të unifikuar: Prioritet në punë të jenë rekomandimet e OSBE-së

16 Janar 2020, 17:53 Nga DOSJA
Këshilli Politik, Opozita me qëndrim të unifikuar: Prioritet

TIRANË- Opozita e Bashkuar pas mbledhjes së parë të Këshillit Politik ka dalë në një qëndrim të unifikuar në lidhje me Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat opozita ka bërë me dije se nga Këshilli Kërkon që rekomandimet e paportit të OSBE-ODIHR, të jenë prioritet në punë. 

Opozita e Bashkuar angazhohet për të diskutuar një reformë për ligjin e partive politike, përfshirë transparencën e financimit të tyre dhe fushatave zgjedhore, vendimmarrjen demokratike brenda partive politike, si dhe një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese që synon forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit”, shkruan opozita e Bashkuar.

DEKLARATA E PLOTË

Këshilli Politik përbëhet nga 10 anëtarë, nga të cilët: 5 përfaqësues të Kuvendit; 5 përfaqësues të Opozitës së Bashkuar. Këshilli Politik harton kalendarin e punës së përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve teknikë, duke siguruar që Reforma Zgjedhore të përfundojë jo më vonë se 15 Mars 2020. Ai kryen monitorimin e veprimtarisë së përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve teknikë. Përfaqësuesit politikë ndahen si më poshtë:  2 anëtarë të propozuar nga Kuvendi; 2 anëtarë të propozuar nga Opozita e Bashkuar. Numri i ekspertëve për secilën palë përcaktohet nga vetë përfaqësuesit politikë. Diskutimet mbi Reformën Zgjedhore duhet të jenë transparente, gjithëpërfshirëse dhe publike. Produkti i dakordësuar, miratohet pa ndryshime në komisionin e Reformës Zgjedhore dhe në seancë plenare. Diskutimi për Reformën Zgjedhore duhet të kryhet sipas një rendi përparësish, me qëllim zgjidhjen e problematikave që kërkojnë vullnet politik për të garantuar zgjedhjet demokratike dhe qeverisjen përfaqësuese dhe kushtetuese dh,e më pas, me zgjidhjen e çështjeve me karakter teknik. Rekomandimet prioritare të Raporteve të OSBE-ODIHR, që mbulojne çështje themelore per standartet e zgjedhjeve: Shitblerja e votës; Mosndëshkimi i krimeve zgjedhore; Presioni mbi zgjedhësit; Presioni mbi administratën; Abuzimi me burimet shtetërore; Liria e votës dhe Sekreti i votës

Probleme të tjera që nuk kanë dalë si Rekomandime, por që janë ‎në rritje dhe cënojnë procesin zgjedhor, janë: Përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje (dalë jo vetëm nga përgjimet e prokurorisë, të publikuara në BILD për zgjedhjet e 2017, por konstatuar si fenomen edhe nga Opinioni i Komisionit të Venecias për iniciativën mbi nevojën e vettingut në politikë). Sjellja politike e Policise së Shtetit në zgjedhje (dalë edhe nga përgjimet e prokurorisë, të publikuara nga BILD, ku drejtuesit e Policisë së Shtetit vepronin si struktura elektorale të partisë në pushtet). Ngadalësimi i veprimit të Dekriminalizimit‎. Cilësia e përfaqësimit dhe kandidatëve. Mosekzistenca e gjykatave me rol në zgjedhje ‎(Gjykata Kushtetuese apo Kolegji Zgjedhor). Listat e zgjedhësve si pasojë e dështimit të zbatimit të sistemit të adresave‎ dhe mirëmbajtjes së sistemit të gjendjes civile. Rinovimi i kartave të identitetit. Në të gjitha këto problematika, e përbashkëta qendron në mosveprimin nga ana e autoriteteve për të përmbushur detyrime ligjore pozitive ‎ose veprime në shkelje të ligjit që dëmtojnë zgjedhjet. Gjithashtu, problemet e mësipërme janë të rregulluara në Kod Zgjedhor, Kod Penal,‎ Ligjin e Dekriminalizimit, legjislacionet për administratën publike, policinë, shërbimin e gjendjes civile, etj. Ndërkohe që, në ndonjë rast, nuk përjashtohet nevoja e ndonjë përmirësimi ligjor jothemelor, këto fusha problematike nuk kanë nevojë për reformim ligjor, por për vullnet politik dhe zgjidhje me karakter politik. Në lidhje me këto çështje, theksi duhet të bjerë tek togfjalëshi “zbatim i rekomandimeve”. Kjo lidhet si me ‎detyrimin e zbatimit të rekomandimeve në raport me OSBE/ODIHR, por, po aq shumë, me mocionin e Bundestagut. Madje, ekzistenca e legjislacionit e kalon barrën e zbatimit tek “përgjegjësia e autoriteteve” pa humbur kohë apo tek “vullneti politik” për zbatimin e tyre. Në çdo rast, për këto çështje nuk mund të vendoset “tick on the box” duke bërë ndryshime apo forcime ligjore në letër, por vetëm zgjidhje politike që janë të zbatueshme në zgjedhje.

Opozita e Bashkuar angazhohet për të diskutuar një reformë për ligjin e partive politike, përfshirë transparencën e financimit të tyre dhe fushatave zgjedhore, vendimmarrjen demokratike brenda partive politike, si dhe një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese që synon forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit. Opozita e Bashkuar mbështet qëndrimin e Misionit të OSBE-ODIHR se “Kuadri ligjor aktual mund të ofronte një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike, nëse do të zbatohej në mënyrë të paanshme dhe me një vullnet të sinqertë politik”. Për pasojë, organet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë në mënyrë të plotë, të menjëhershme dhe transparente çdo akuzë për shkelje zgjedhore: shitblerja e votës; presioni mbi zgjedhësit në administratë publike; abuzimi me burimet njerëzore dhe financiare shtetërore, pra mos ndarja e shtetit nga partia në pushtet; cënimi i sekretit dhe lirisë së votës; manipulimi dhe falsifikimi i rezultatit. Ky është tashmë edhe një nga kushtet e Bundestagut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, nevojiten garanci shtesë shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike që garantojnë ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Duhet vullnet politik dhe një mekanizëm konkret të zbatueshëm për të realizuar ndarjen e plotë të politikës nga krimi. Kapja e shtetit nga krimi përmes përfshirjes së individëve me rekorde kriminale apo me lidhje me krimin e organizuar, në Kuvend, në Qeveri, në pushtetin vendor, në funksione të larta apo funksione kyçe të administratës publike dhe organeve ligjzbatuese, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike dhe për vetë sigurinë kombëtare.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike keshilli politik konsensusi per reformen zgjedhore keshilli politik konsensusi per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen