Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Qeveria e Kinës njoftoi këtë të hënë se edhe një tjetër qytet me 17.5 milion banorë do të izolohet për shkak të rritjes së rasteve nga Covid-19. Pas dy vjetësh pandemi, kur e gjithë bota po relakson masat dhe vendet po e trajtojnë Covid-19 si gripi, Kina i është rikthyer metodave fillestare për të frenuar përhapjen.
Një njoftim i qeverisë të dielën tha se të gjitha komunitetet rezidenciale tani ishin nën “menaxhim të mbyllur”, që do të thotë se ato do të mbylleshin. Çdo banor do t’i nënshtrohej tre raundeve të testimit, për të cilat ata lejoheshin të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe të gjithë autobusët dhe metrotë u pezulluan. Nisur nga kjo deklaratë e organizatës më të madhe shëndetësore, lind pyetja nëse bota, përfshi edhe vendin tonë, rrezikon një kthim masash anti-Covid?
Epidemiologu Alban Ylli i tha Gazetasi.al se për momenti Shqipëria nuk është e rrezikuar nga një kthim masash për Covid-19.
“Risku është i ulët për momentin me shumë gjasë për arsye të krijimit të një mbrojtje imunitare ndaj variantit Omicron gjatë valës se janar-shkurtit. Edhe në Evropë situata është e ngjashme,”-shtoi Ylli.
Në vendin tonë rastet e infekitmeve dhe shtrimeve janë ulur ndjeshëm. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit, janë identifikuar rreth 42 qytetarë të infektuar dhe ka 43 pacientë të shtruar. Ndërsa, vaksinimi në popullatën target ka arritur deri në 60%.
Lidhur me mos neglizhimin e pandemisë mjeku shqiptar në Londër, Laidon Shapo ka shkruar se pandemia e COVID-19 mbetet e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme, gjë që e bën të vështirë parashikimin nëse do të kemi një variant tjetër dhe çfarë tiparesh do të ketë ai.
Në një status në rrjetin social “Facebook” Shapo ka shkruar se asnjë provë deri më tani, nuk mund të thotë nëse varianti tjetër ka të ngjarë të jetë më i dobët apo rezistent ndaj vaksinave.
“Marrja e ulët e vaksinave dhe mbulimi i pabarabartë global rrisin rrezikun e varianteve të reja, ç’ka mund te nënkuptojë probleme për sistemet e kujdesit shëndetësor. Shkencëtarët besojnë gjithashtu se sa me shumë vende që heqin të gjitha masat mbrojtëse kundër SARS-CoV-2, përhapja e shtuar mund të kontribuojë në më shumë mutacione”, -shton Shapo.
Ndërkohë që rastet janë në rritje në Kinë, edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha se zhvendosja masive e njerëzve nga Ukrainë do të rrisë transmetimin e Covid-19, duke paralajmëruar se një numër i madh njerëzish janë në rrezik të sëmundjeve të rënda.
Agjencia e ndihmës paralajmëroi se një shpërthim Covid-19, paralelisht me njerëz të lënduar në luftë, do të ushtrojë edhe më shumë presion mbi sistemet e kujdesit shëndetësor, sepse këto raste mund të kontribuojnë në mutacione të reja. Sipas të dhënave të OBSH Evropa ka regjistruar më shumë se 5.5 milionë raste me Covid-19 në javën e kaluar dhe më shumë se 22,000 njerëz kanë vdekur.
Marrë nga Gazeta SI
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Nga Kharkiv i Ukrainës, fati e solli familjen Kriachko në një vend të panjohur deri dje për ta, në Laknas, pranë Tiranës. Gjithçka mundën të merrnin me v...
TIRANË– Për pak orë në Tiranë pritet të nisë koncerti i shumëpritur i këngëtarit Maluma. Kur edhe pak orë na ndajnë nga nisja e koncertit, qytetarët ...
Të joshur nga ideja se ishin trashëgimtarë të një pasurie prej 1 milionë euro nga një i afërm i panjohur në Francë, 4 qytetarë kanë depozituar shuma parash në l...
TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nga pandemia e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se g...
TIRANË- Nënë Liza i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i thërrasë mendjes dhe të dëgjojë qytetarët. Gjatë protestës së sotme, Nënë Liza tha ...
TIRANË– Për të gjashtën ditë radhazi qytetarët janë mbledhur sërish në protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve, të cilat kryeministri E...
ANGLI- Një shqiptar është kapur duke u kujdesur për një ‘shtëpi bari’ me vlerë 190,000 £ në Bradford, ka thyer një gjymtyrë duke u hedhur nga &ccedi...
TIRANË- Presidenti i shoqatës “Shpresë për të verbrit” Saimir Farici i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të kthej sytë nga populli. Gjatë protestës...
Në kërkim prej disa vitesh dhe i dënuar me 10 vite burg nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda, Policia e Elbasanit ka arrestuar një nga pjesëtarët e një grupi krim...
TIRANË- Një e re është përzënë nga protesta ditën e sotme, pasi falenderoi kryeministrin Edi Rama për arritjet e deritanishme. E reja e ka nisur fjalën e s...