Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar presidentit Meta emrat e katër kandidatëve për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë. KLGJ, nëpërmjet një njoftimi bën me dije se emrat që i janë dërguar presidentit Meta janë: Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi. Dërgimi i emrave të tyre në presidencë është bërë pas shqyrtimit të dokumentacionit të administruar.
Njoftimi i KLGJ-së:
Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton opinionin publik se sot, në datën 17.03.2021, në vijim të vendimmarrjes së tij, i ka përcjellë Presidentit të Republikës propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë për katër pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimet numër 241, 242, 243 dhe 244, datë 09.07.2020.
Në procedurat e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për katër pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, brenda afatit të kandidimit kandiduan gjithsej tetë kandidatë. Me synimin për plotësimin në kohë të pozicioneve të lira, me qëllim bërjen e Gjykatës së Lartë funksionale në një kohë sa më të shpejtë, Këshilli, konsideroi zhvillimin paralelisht të procedurës së verifikimit të kritereve të kandidimit, me atë të vlerësimit etik dhe profesional të kandidatëve për secilin nga pozicionet e lira, duke qenë se për ngritjen në detyrë në gjykatat më të larta kërkohen dy vlerësime etike dhe profesionale të kandidatëve, për të bërë renditjen e tyre dhe përcaktimin e kandidatit të renditur më lart.
Pas përfundimit të procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë për dy kandidate, respektivisht për shkak të tërheqjes nga kandidimi dhe të skualifikimit dhe përjashtimit nga procedurat e emërimit në Gjykatën e Lartë si rrjedhojë e vendimmarjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për gjashtë kandidatët e tjerë, Këshilli verifikoi plotësimin prej tyre të të gjitha kritereve të kandidimit, duke vendosur kualifikimin e tyre.
Në vijim, Këshilli vendosi fillimin e fazës së dytë të ngritjes në detyrë, procedurën e përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë, duke caktuar edhe relatorin përkatës, pas zhvillimit të shortit. Gjatë kësaj faze, një nga kandidatet u tërhoq nga kandidimi dhe Këshilli vendosi përfundimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë për këtë kandidate.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit të administruar, është realizuar renditja e kandidatëve për secilin pozicion të lirë në fushën e të drejtës penale, sipas së cilës Këshilli vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e katër kandidatëve, si vijon:
Sokol Binaj;
Albana Boksi;
Sandër Simoni;
Klodian Kurushi.
Këshilli i Lartë Gjyqësor siguron opinionin publik se do të vijojë punën intensive dhe do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm, që pavarësisht vështirësive, të përfundojë sa më parë procesin e plotësimit të vendeve të tjera të lira në sistemin gjyqësor, për të garantuar aksesin e qytetarëve në drejtësi.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta duket se po mban “premtimet” për të monitoruar në çdo moment fushatën zgjedhore në vend para zgjedhjeve parlamentare të...
TIRANË– Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës i Partisw Demokratike, Edi Paloka, në takimin e tij të radhës me banorët e Shkallnurit theksoi se programi i para...
VLORË– Kryetari i Partisë Demokratike është shfaqur me një pamje të çrregullt mesditën e sotme, teksa zhvilloi një takim me peshkatarët në Vlo...
LUSHNJE– Monika Kryemadhi ishte e pranishme ditën e sotme në Lushnje, prej nga prezantoi kandidatët për deputetë. Ajo u takua me qytetarët dhe me biznese të zon...
TIRANË– Dy persona të cilët u arrestuar një ditë më parë në Durrës, dyshohet se kanë marrë pjesë në ngjarjen ku u shpërthye me tritol makina e prokurorit A...
FIER- Nga Parku Kombëtar i Apollonisë, kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatët e Partisë Socialiste për këtë qark. Kryeministri e nisi fjalën e tij duke ...
FIER- Kryeministri Edi Rama u justifikua për mospërmbushjen e premtimeve gjatë qeverisjes me tërmetin dhe pandeminë. Rama tha se PS po mbyll një mandat të thyer...
FIER– Numri 1 i listës së Fierit, Erion Braçe tha se bindja e socialistëve për të marrë 11 mandate në këtë qark bazohet në të dhëna reale që vijnë nga pu...
TIRANË– Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ishte sot në Fier ku së bashku me kryeministrin Edi Rama prezantoi skuadrën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e...
FIER- Kryeministri Edi Rama e ka quajtur “montazh skuthash” videon e publikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pas incidenti...