Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në bashkëpunim me misionin e OSBE-së, Policia e Shtetit, ka nisur sot trajnimet për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019, pavarësisht nga situata politike në vend dhe mosdeklarimit të partive të opozitës si ZGJIDHJA, PAA, PD, LSI etj, nëse do të mund të marrin pjesë ose jo në këto zgjedhje të pareformuara.
Në krah të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, u shfaq edhe ambasadori i OSBE-së, z. Borchardt, i cili shprehu besimin e plotë se kjo polici do të jetë asnjanëse gjatë zgjedhjeve:
“Jam i sigurt se sjellja profesionale e institucioneve publike, duke përfshirë edhe Policinë e Shtetit mund të shtojnë te njerëzit garancinë se vota e tyre me të vërtetë është e vlefshme dhe se rezultatet përfundimtare pasqyrojnë vullnetin politik të të gjithë shoqërisë shqiptare. Kam besimin se Policia e Shtetit do të jetë asnjanëse në këtë proces kaq të rëndësishëm dhe do të sillet me profesionalizëm dhe dinjitet”,- deklaroi kryerojtari ndërkombëtar i zgjedhjeve në Shqipëri.
Partia “Zgjidhja” i bën me dije ambasadorit Borchard, se këto trajnime dhe deklarata të tij i shërbejnë farsës së radhës. Pavarësisht se zgjedhjet janë të uzurpuara nga komisionerët dhe numëruesit e partive të vjetra dhe parlamenti nuk përfaqëson popullin, por tre kryetarët e partive, pavarësisht se vendi është mbuluar nga kolapsi, skandalet, krizat, dhe tensionet politike, këto deklarata duan të thonë se në Shqipëri mund të bëhen zgjedhje “normale” me një polici “normale”.
Së pari ju kujtojmë z.ambasador, se problemet kryesore me zgjedhjet në vendin tonë i krijojnë qeveritë e radhës, administrata zgjedhore, pabarazia skandaloze dhe partitë e vjetra, të cilat shfrytëzojnë sistemin për të paravendosur në tavolinë, se ku do të shkojë vota e qytetarëve.
Policia e Shtetit vetëm sa i rëndon këto probleme. Ajo ka qenë është dhe do të jetë një nga instrumentet që urdhërohet e keqpërdoret, për të ndikuar në çfarëdolloj zgjedhjesh që bëhen me këtë sistem për zhbërjen e të cilit Partia ZGJIDHJA ka që në krijim që lufton me vendosmëri. Ju kujtojmë se kjo polici “asnjanëse” për të cilën flisni ju i nderuar shkëlqesi ambasador është e njëjta, që lejoi dhe bashkëpunoi në planin kriminal të qeverisë ‘Rama’ për shndërrimin e vendit në një fermë gjigande të kanabisit, gjatë viteve 2016-2017. Kanabizimin e Shqipërisë e bëri Karteli i Policisë së Shtetit! Tashmë ka prova dhe fakte të certifikuara edhe nga ndërkombëtarët, se miliardat që u përfituan nga organizatat kriminale gjatë kësaj periudhe të lulëzimit të kultivimit dhe trafikimit të drogës janë përdorur me shumicë, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Vetë Ju në atë kohë, deklaruat, se në Shqipëri qarkullojnë rreth 2 miliardë euro të drogës dhe nga burime të tjera të botës kriminale.
Gjithashtu ju kujtojmë, se i gjithë zinxhiri drejtues i policisë në atë periudhë të errët të vendit vazhdon që të jetë në detyrë, përveçse disa të arratisurve, që nuk kapen dot nga kolegët e tyre.
Ju kujtojmë mbi të gjitha, z. Ambasador se në zgjedhjet e përgjithshme të vitit, 2017, kryeministri Edi Rama, duke shkelur çdo ligj, doli hapur dhe u bëri thirrje (i urdhëroi më saktë) punonjësve të policisë, që të mbledhin vota për Partinë Socialiste.
“I bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit në momentin që lënë uniformën pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për Partinë Socialiste të Shqipërisë”, deklaroi në kulmin e fushatës së fundit zgjedhore Edi Rama, i cili është edhe sot kryeministër dhe ka në kontroll të plotë Policinë e Shtetit.
Ne kemi dëgjuar qindra e mijëra njerëz të implikuar në kultivimin dhe trafikimin e drogës të dëshmojnë se janë shantazhuar nga rrjeti i funksionarëve të policisë me foto, video dhe prova të tjera të aktivitetit të tyre kriminal të lejuar, nxitur dhe tarifuar nga policia për t’i përdorur që të grumbullojnë vota për qeverinë me çdo mjet.
Është e vërtetë që trajnimi i policisë për situata zgjedhore është i domosdoshëm dhe një rutinë në kushte normale, por në këto situata kur qeveria po synon që të shesë si normalitet gjendjen e jashtëzakonshme ku ndodhet vendi, deklaratat tuaja z. Ambasador i shërbejnë qeverisë që të mbajë në këmbë zgjedhjet jogjithpërfshirëse, jokonsensuale, të pareformuara dhe jonormale. Kjo nuk i shërben demokratizimit përfundimtar të zgjedhjeve që pret populli shqiptar.
#ZgjidhjaPërZgjedhjet
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Procesi që po “niste”, ishte një muhabet në Ballsh me zyrtarë qendrorë e vendorë si dhe kryerja heroike e disa fotove për konsum agjitpropi në rrjetet sociale. ...
Në komentet përpara zgjedhjeve të vitit 2013 kam shprehur dy ide kontradiktore me njëra-tjetrën. E para, se do të qe më mirë të fitonte Edi Rama, jo për shkak t...
Ngjarjet e fundit politike dhe kriminale ne Shqipëri kanë treguar se ka rënë krejtësisht rendi publik, kjo si pasojë e kapjes së qeverisë, parlamentit, prokuror...
TIRANË- Telenovela e procesit gjyqesor ndaj Emiljano Shullazit dhe “bandes” se tij, po vazhdon prane Gjykates se Apelit per Krime te Renda! Ashtu si telen...
BULLGARI- Rajoni i Ballkanit është bërë sinonim i grindjeve dhe përçarjeve të pafundme. Kombet e reja dolën nga Perandoria Osmane dhe Austro-Hungaria fal...
Edi Rama erdhi diku nga marsi 1998 direkt e Ministër Kulture. Nga analist dhe gazetar i të përditshmes “Koha Jonë”, ai u bë shpejt një “star” në botën e politik...
Sapo ishte diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e qytetit Alix-en-Provence, kishte marrë “Licenciee en Droit”. Erifili Bezhani ishte një vajzë...
Në krizat politike nuk janë të panjohura ato poropzime që bëhen jo për të dhënë zgjidhje, por për të kaluar lumin propogandistik të ditës. Një të tillë ka prodh...
Deputeti shqiptar sot është shumëngjyrësh.Nuk mundet që ti imponohen ngjyra kur Ai vetë e ka zgjedhur atë. Ndaj dhe këshillohet qëAi duhet ti bëjë më parë Like ...
Ajo që kërkon Ilir Meta nuk është të negociiojë krizën, por të negociiojë “Reformën në Drejtësi”E vetmja e gjë e qartë e Presidentit Ilir Meta nga fillimi e der...