“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Koka ballafaqohet me Komisionin e Trajtimit të Ofertave,anëtarët thanë se respektuan ligjin
25 Shkurt 2022, 14:54Nga DOSJA
TIRANË – Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u ballafaqua sot me anëtarët Komisionit të Trajtimit të Ofertave për çështjen e inceneratorëve. Ata u shprehën se janë treguar konform ligjit dhe nuk kanë kryer asnjë shkelje për trajtimin e ofertave të inceneratorëve. Gjithashtu, anëtarët bënë me dije se nuk kanë patur kontakte me Kokën dhe nuk janë ndikuar në vendimarrjen e tyre prej tij.
Në këtë situatë, prokurorët e çështjes së inceneratorëve pretendojnë se situata e Kokës vështirësohet edhe më shumë, por avokatët e tij pretendojnë të kundërtën pasi anëtarët e Komisionit të Trajtimit të Ofertave të inceneratorëve thanë se nuk kanë patur kontakte apo marrëdhënie me ish-deputetin. Në këtë mënyrë, ai duhet të konsiderohet i pafajshëm për çështjen e aferës së inceneratorëve.
Sot, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ndryshoi masën “arrest me burg” për Lefter Kokën. Ky i fundit kishte bërë kërkesë për ndryshim të kësaj mase. Ai u arrestua në 14 dhjetor 2021 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion si përgjegjës për grabitjen e 430 milionë euro të inceneratorëve të mbetjeve në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ai nuk pranoi të dëshmonte së fundmi në Komisionin Hetimor Parlamentar të inceneratorëve.
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur vendimin për shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Flutura Hoxha. Gjatë seanc...
TIRANË– Dy persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë ...
TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta u takua sot me prodhues dhe përfaqësues të sektorit agro-ushqimor në vend. Kreu i shtetit shkruan në Faceb...
TIRANË – Ndërprerja e importit të grurit nga Rusia në Shqipëri nuk do të ketë efekt për të paktën tre muaj. Unioni tregtar ushqimor shprehet se për k...
TIRANË– Tentativa për të grabitur miliona në një banke në Tiranë, u zbulua nga asistentja e drejtoreshës së filialit. Asistentja me inicialet E.P, iu...
TIRANË– Lufta në Ukrainë është kryefjala e ditëve të fundit. Putin dërgoi trupat në Ukrainë një ditë më parë, duke shkaktuar viktima, të plagosur dhe...
LEZHË– Një objekt që kishte nisur ndërtimin një vit më parë brenda bazës detare ushtarake të Shëngjinit është vënë në sekuestro preventive. Vendimi ë...
Shtetësja ruse Kseniia Gulomalieva u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se në këtë situatë përkrah Ukrainën.“Për momentin jemi të gjithë të ...