Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Sport
5 Shkurt 2020, 19:40Nga DOSJA
TIRANË- Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë sot një sërë dënimesh mbi skuadrat që konkurrojnë në kampionatet shqiptare si dhe për lojtarët e zyrtarët e ekipeve. Presidenti i skuadrës së Bylisit, Besnik Kapllanaj është dënuar me dy ndeshje pezullim për shkak se sjellja e tij ndaj vendimeve të arbitrave është cilësuar si ofenduese.Lojtari i Bylisit, Jurgen Goxhaj është dënuar me tetë ndeshjen pezullim, për shkak të sjelljes ndaj arbitrave.
Vendime të tjera të marra janë edhe gjobat për sjelljet e spektatorëve në stadiume, ku janë prekur klubi i Tiranës dhe ai i Bylisit.Por, Disiplina vazhdon që të çudisë me vendimet e saj. Ndeshja e Kategorisë së Parë mes Devollit dhe Turbinës, pati sherr në fushë, shkallët e stadiumit dhe në ambientet e brendshme, ku janë përfshirë zyrtarë dhe lojtarë të të dy klubeve. Por, Disiplina, jo vetëm që nuk e ka marrë në shqyrtim, por ka ngatërruar edhe ata që duhet të dënojë. Sepse Hektor Mali është portier i Devollit dhe jo lojtar i Turbinës…Ja vendimet e sotme…
Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 05.02.2020
KF Tirana për sjellje te gabuar te spektatoreve në bazë të nenit 65/4/a të KDS dënohet me gjobe ne masën 100.000 (njëqindmijë) Leke. KF Tirana detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara brenda 15-ditesh në stadiumin “AIR Albania” nga spektatoret përkatës sipas akt konstatimit të personave përgjegjës ne stadium.KF Bylis per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/a te KDS dënohet me gjobe ne masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Zyrtari i KF Bylis Besnik Kapllanaj sjellje ofenduese dhe jo-Fair Play ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1) të KDS dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.
Lojtari i KF Bylis Jurgen Goxhaj per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 48/4 te KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Zyrtari i KF Flamurtari Dritan Resuli në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF. KF Egnatia në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF. 8. KF Devolli per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/b te KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatore.
Lojtari i KF Turbina Hektor Mali per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/d dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të Akademia AAS, Haris Lika, konvertimin e dënimit me gjobë për pjesën e mbetur të dënimit. Rrezimin e Kërkesës së KF Klosi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
(E.Ç. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Edhe pak ditë ka mbetur nga “Derbi della Madonina”, të gjithë prozhektorët do të ndizen për një nga ndeshjet më të forta.Sipas mediave italiane, deri më tani ja...
Neymar nuk u grumbullua në ndeshjen për kampionat ndaj Nantes, për shkak se braziliani pësoi një dëmtim në brinjë. Mungesa e brazilianit erdhi vetëm disa ditë p...
FRANË– Në Francë, presidenti i klubit të Angers, Said Chabane është arrestuar nga autoritetet franceze, pasi 55-vjeçari është akuzuar për ngacmim se...
ITALI– Inter dhe Milan do të përplasen për një qëllim të vetëm, fitoren. Si për të ndezur një derbi, ka menduar afrimi më i ri i zikaltërve, Christian Eriksen.K...
TIRANË– Që ambienti te Barcelona nuk është i qetë, kjo dihet! Në distancë duket se ka një luftë mes Messit dhe drejtorit të klubit Eric Abidal, megjithatë ...
GJERMANI– Werder Bremen arriti të kalojë në çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë dhe kjo falë Milot Rashicës që ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës.F...
FRANCË– Klubi investoi më shumë se 100 milionë euro për të nënshkruar me talentin, por deri më tani Dembele asnjëherë nuk ka përmbushur pritshmëritë e klub...
Washington– “Nuk do të gënjej. Më duket se karma ia tregoi veten një përdhunuesi sot”, kishte shkruar Sejkora, e cila më vonë i quajti vetë fjalët e saj “të pa...
Nuk ka rëndësi kush luan, Liverpool fiton gjithnjë. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp sot fitoi 1-0 ndaj Shrewsbury, duke u kualifikuar në fazën e 1/8-ave në ...