Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANE– Partia Demokratike ka dorëzuar sot një kërkesë pranë Kryesisë së Kuvendit për të hetuar ligjshmërinë e ndjekur nga autoritetet në lidhje me incenereatorët. Deputetja Jorida Tabaku, nënkryetare e PD, që kërkon të jetë edhe kryetare e këtij komisioni e ka quajtur këtë çështje si aferën më të madhen përsa i përket korrupsionit të qeverisë.
DEKLARATA E PLOTE E PD:
Bashkë me një ekip deputetësh, ekspertësh shumë të mirë të fushave të ndryshme, sapo depozituam pranë Kryesisë së Kuvendit kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor, për verifikimin e ligjshmërisë së të gjitha hapave që janë marrë për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Jam këtu me z.Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Helidon Bushati, Lefter Gështenja dhe znj. Dhurata Çupi por njëkohësisht kemi edhe z. Spaho që do të jetë anëtar i këtij komisioni; të gjithë ne të cilët do të jemi anëtar të këtij komisioni hetimor.
Të gjithë e keni ndjekur çështjen e inceneratorëve. Të gjithë keni dëgjuar interpelancën që PD ka bërë, që qeveria në shkele të ligjit, në shkelje të Kushtetutës ka dhënë një projekt korruptiv, një kompanie pa asnjë lidhje me fushën e menaxhimit të mbetjeve. Ka dhënë për 10 vite në njërin qytet, për 30 vite në qytetin e Tiranës projektin e inceneratorëve, duke shkelur të gjitha ligjet dhe rregullat, duke shkelur ligjin e konkurrencës nga njëra anë por nga ana tjetër, duke vendosur të gjithë qeverinë në shërbim të një biznesi të vetëm.
Me 17 vendime brenda ditës është dhënë inceneratori i Elbasanit, ku ka pasur një shkelje të jashtëzakonshme të të gjithë procedurave, vetëm e vetëm për t’i dhënë këtij biznesi, këtij individi, Klodian Mërtiri të lidhur me qeverinë, të lidhur me anëtarët e qeverisë një kontratë konçesionare. Të gjithë ishin prezent kur gjatë gjithë verës qytetet si Durrësi, Kavaja, Shijaku, Fieri u dogjën, plehrat u dogjën, vetëm me qëllimin korruptiv për t’i dhënë kësaj kompanie përsëri fonde të tjera nga buxheti i shtetit.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur një shkelje të jashtëzakonshme sidomos me inceneratorin e Tiranës, një kontratë e nënshkruar për 120 milionë Euro që në fund të ditës po paguan mbi 300 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Për të mos mjaftuar kjo, tarifat e pastrimit janë rritur, në qytete si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe do të vazhdojnë me qytete të tjera.
Me pak fjalë i gjithë shteti është ngritur në këmbë për këtë kontratë korruptive, për këtë kontratë konçesionare. Ndërkohë që flasim, nuk ka akoma asnjë të hetuar përpara drejtësisë. Ndërkohë që flasim, besoj që të gjithë e patë që informacionin SPAK i drejtoi Presidentit Meta, ku thotë se asnjë nga përfaqësuesit e qeverisë që është sot në qeveri, nuk është në hetim, ndërkohë që në gjykimin tonë, të paktën kryeministri dhe z. Ahmetaj, si dy persona kyç në aferën e inceneratorëve, duhej të ishin sot në hetim. Për këtë arsye kemi kërkuar që të ngrihet një Komision Hetimor. Ditën e hënë që është konferenca e kryetarëve, do të vazhdojmë të insistojmë ngritjen e këtij Komisioni në një periudhë kohore sa më të shpejtë.
(f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi para gazetarëve ditën e sotme se grupi parlamentar i PD ka depozituar kërkesën zyrtar...
TIRANË– Sot ka mbaruar afati i marrëveshjes së naftëtarëve të uzinës së Ballshit me qeverinë për marrjen e pagave për një vit. Sipas marrëveshjes, na...
TIRANË– Brenda javës do të miratohet harta e re gjyqësore, deklaroi ditën e sotme para gazetarëve Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Pas zhvillimit të...
TIRANË– Reforma në Drejtësi është shumë thelbësore për Shqipërinë, deklaroi ditën e sotme ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca gjatë një aktivit...
TIRANË– Javën që vjen do të bëhet publike harta e re gjyqësore. Këtë deklaroi para gazetarëve Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja pas përfundimit të Ko...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka dalë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha për lëvizjen e tij ‘Foltorja’...
Gjashtë vende në tri ditë: Me turin e vizitave në vendet e Ballkanit Perëndimor, që duan të gjithë të anëtarësohen në BE, presidentja e Komisionit të BE-së Ursu...
TIRANË– Moderatori Blendi Fevziu kështë përplasur me analistin Preç Zogaj mbrëmjen sootme. I ftuar në “Opinion”, Zogaj po komentonte përplasje...
TIRANË– Agron Gjekmarkaj, deputeti i Partisë Demokratike ka deklaruar se do të largohet nga kjo parti nëse ish-kryeministri Sali Berisha do ta mundë ...
TIRANË– Ish-Presidenti i Shqipërisë dhe ish-kryetari i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka deklaruar se ish-kryeministri Sali ...