Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Komisioni i Dhomës së Përfaqësueve për 6 Janarin u dërgon kërkesa për dëshmi 4 këshilltarëve të ish-presidentit Trum
24 Shtator 2021, 06:25Nga DOSJA
SHBA- Një Komision i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin 6 janarit në Kapitol u ka dërguar kërkesa ligjore për të dhënë dëshmi katër këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve të ish-presidentit Donald Trump, të cilët ishin në kontakt me të para dhe gjatë sulmit.
Komisioni u ka dërguar kërkesa zyrtare ish-shefit të personelit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows, ish -zëvendës shefit të personelit tëShtëpisë së Bardhë për komunikim,Dan Scavino, ish -zyrtarin e Departamentit të Mbrojtjes, Kashyap Patel dhe ish -këshilltarin e ish-presidentit Trump, Steve Bannon.
Kryetari i Komisionit, ligjvënësi demokrat Bennie Thompson, në letrën dërguar katër ish-zyrtarëve, shkruante se komisioni po heton “faktet, rrethanat dhe shkaqet” e sulmit dhe u kërkoi atyre të prodhonin dokumente dhe të paraqiteshin për të dëshmuar në mes të tetorit.
Kërkesat për paraqitje të detyrueshme janë një përshkallëzim domethënës për Komisionin, i cili planifikon të nisë fazën e marrjes së dëshmitarëve në pyetje pas shqyrtimit të mijëra dokumenteve që ka marrë nga agjencitë federale dhe kompanitë e mediave sociale. Qëllimi i tyre është të sigurohet një pasqyrë e plotë e asaj që ndodhi, kur mbështetësit e zotit Trump sulmuan policinë dhe ndërprenë përkohësisht çertifikimin e fitores së Presidentit Joe Biden, dhe për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të këtij lloji në të ardhmen.
Qindra mbështetës të ish-presidentit Trump hynë me dhunë në Kapitol më 6 janar dhe u përpoqën të përmbysnin humbjen e tij, duke ndërprerë përkohësisht çertifikimin e fitores së Presidentit Joe Biden./VOA/
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Fushata amerikane e vaksinimit kundër COVID-19 është në prag të një faze të re të madhe pasi këshilltarët qeveritarë të enjten rekomanduan dozën për...
SHBA- Një grup republikanësh të Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikani i Ohajos, Bob Gibbs paraqitën disa nene të fajësimit kundër presidentit Joe...
AFGANISTAN– Një nga themeluesit e lëvizjes së Talebanëve dhe zbatuesi kryesor i interpretimit të ashpër të ligjit islam kur ata sunduan për herë të fundit...
SHBA– Si Shefi i 20-të i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali i shumëdekoruar i Ushtrisë, Mark Milley thuhet se u zgjodh nga Presidenti i atëhershëm Donald ...
KOSOVË– Xhandarmëria serbe janë parë sot teksa vëzhgojnë situatën në Bërnjak, pas vendosjes së reciprocitetit me targa nga ana e institucioneve të Ko...