LIVE UPDATES
Politike

100-vjetori i Kongresit të Lushnjes, Kryemadhi: Një gur themeli në krijimin e shtetit modern

21 Janar 2020, 14:55 Nga DOSJA
100-vjetori i Kongresit të Lushnjes, Kryemadhi: Një gur themeli

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar sot për 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes, ku shprehet se është gur i themelit për krijimin e shtetit modern. Më tej në reagim, Kryemadhi shkruan se 21 Janari është një datë historike e skalitur në historinë e Shqipërisë dhe në vetëdijen e çdo shqiptari dhe Kongresi i Lushnjes ishte prova e një ndërgjegje kombëtare të nivelit më të lartë, e cila formësoi një zgjidhje madhore në një moment shumë të vështirë për ekzistencën e shtetit shqiptar.

Po ashtu kryetarja e LSI shprehet se është në këtë 100- vjetor, mesazhi i kongresit është aktual se kurrë më parë, pasi sërish kërkohet që përgjegjshmëria ndaj vendit dhe sjelljet konsensuale të prijnë zgjidhjeve dhe parandalimit të krizave.

REAGIMI I PLOTË

Kongresi i Lushnjes është një gur themeli në krijimin e shtetit shqiptar modern. 21 Janari është një datë historike e skalitur në historinë e Shqipërisë dhe në vetëdijen e çdo shqiptari. Ndaj gjej rastin të shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë ata burra patriotë, që në një kohë aq të vështirë për shtetin e ri shqiptar deri në kufijtë e ekzistencës së saj, ata vendosën në shërbim të saj gjithçka të tyren, jetën, pasurinë, dijen dhe arritën të shpëtojnë Shqipërinë nga zhbërja e saj. Kongresi i Lushnjes ishte prova e një ndërgjegje kombëtare të nivelit më të lartë, e cila formësoi një zgjidhje madhore në një moment shumë të vështirë për ekzistencën e shtetit shqiptar. Ajo provoi se kur politika, njerëzit, religjionet, bëhen bashkë në emër të Atdheut dhe jo të interesave të ngushta, jepen zgjidhje që jetojnë për shumë vite dhe e shpëtojnë vendin nga çdo udhëkryq i rrezikshëm.

Mesazhi, që vjen këtë 100 vjetor të Kongresit të Lushnjes, është aktual se kurrë më parë, pasi sërish kërkohet që përgjegjshmëria ndaj vendit dhe sjelljet konsensuale të prijnë zgjidhjeve dhe parandalimit të krizave, nga të cilat vuajnë më së pari qytetarët shqiptarë, ekonomia lëngon dhe shpresat veniten. Kongresi i Lushnjes është një dëshmi, e cila mund ta udhëheqë sot më mirë dhe më shumë se çdo këshillë apo sugjerim, sepse provoi fuqinë e mirëkuptimit dhe të vënies së interesit kombëtar mbi çdo interes tjetër. Kjo ngjarje e jashtëzakonshme e historisë tonë na imponon sot një reflektim akoma më të thellë dhe akoma më të përgjegjshëm, sepse sikurse edhe 100 vjet më parë, nuk ka asgjë më të çmuar se sa Atdheu ynë i përbashkët, Shqipëria dhe nuk ka interes më të lartë se ai i shqiptarëve, përballë të cilëve çdo sakrificë nuk do të ishte asgjë përpara të ardhmes së tyre. Ndaj vetëm së bashku, ne mund të kalojmë çdo sfidë, mund të përballemi me çdo të keqe, mund të kalojmë çdo hendek dhe të gjitha këto duhet t’i bëjmë në emër të së tashmes dhe të ardhmes së kombit dhe familjes shqiptare, në emër të zhvillimit dhe progresit të Atdheut që aq shumë e duam të gjithë.

Sot festohet 100-vjetori i Kongresit të Lushnjes, një prej më të rëndësishmëve në historinë e kombit tonë shqiptar. Kongresi i Lushnjes ka zhvilluar punimet që prej datës 21 deri më 31 janar  të vitit 1920. Ky kongres ka luajtur rolin më të rëndësishëm në historinë e kombit shqiptar, pasi qëllimi i mbajtjes së këtij kongresi ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Në këtë kongres ka marrë pjesë rreth 50 përfaqësues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 100 vjet parlamentarizem 100 vjetori i kongresit te lushnjes kuvendi i shqiperise monika kryemadhi 100 vjet parlamentarizem 100 vjetori i kongresit te lushnjes kuvendi i shqiperise monika kryemadhi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë