6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) nuk ka të drejtë ligjore që të përcaktojë tarifën minimale për auditim ligjor, që sipas saj është 3 mijë lekë në orë.
Kjo është gjetja e Autoritetit të Konkurrencës, pas një ankese që ishte depozituar pranë saj nga Bashkimi Tregtar i Shqipërisë (BTSH) dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë (BPSH), të cilat i kishin kërkuar autoritetit “rishikimin e vendimit të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (lEKA) në kuadër të përcaktimit të tarifës minimale për auditim ligjor”.
Konkurrenca, pasi ka dëgjuar palët e interesuara dhe ka shqyrtuar legjislacionin ka gjetur se IEKA, – një organizim profesional, që rregullon në mënyrë të drejtpërdrejtë organizimin e veprimtarisë së profesionit të audituesit ligjor, aktiviteti i të cilës rregullohet nga ligji “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar” – , nuk ka kompetenca për të caktuar tarifat minimale.
Në raportin e Autoritetit të Konkurrencës, theksohet se “ligji nr. 10091/2009 nuk përcakton të drejtën apo detyrimin e IEKA për të caktuar një tarifë minimale të detyrueshme për auditimin ligjor, por përkundrazi sipas këtij ligji, tarifat e auditimit ligjor janë të lira për t’u negociuar me klientët, që kërkojnë shërbimet e auditimit ligjor, pa u kushtëzuar në asnjë formë”.
Por, ndryshe nga sa parashikohet në ligj, thotë AK, IEKA, përmes statutit i ka dhënë të drejtë Këshillit të saj Drejtues të përcaktojë tabelat që do i paraqiten Bordit të Mbikëqyrjes Publike (institucioni që mbikëqyr IEKA-n) me treguesit në lidhjet me afatet kohore të auditimit ligjor, si dhe t’i paraqesë për miratim Asamblesë rregulla specifike për tarifën orare normale për kryerjen e auditimit ligjor.
IEKA ka vendosur se tarifa orare minimale për auditimet ligjore do të vazhdoje të jetë në masën 3,000 lekë/orë pune. Sipas IEKA, “Audituesit Ligjor i ndalohet të zbatojë tarifa të ulëta për qëllime të sigurimit të klientelës. Asambleja e Përgjithshme e anëtarëve ka miratuar shumen prej 3,000 lekë/ora si tarifë normale orare për kryerjen e auditimit ligjor (Vendimi 29.06.2011). Tarifa orare normale për auditimet ligjore duhet t’i orientojë anëtarët në përcaktimin e honorareve gjatë misioneve të auditimit të Pasqyrave Financiare vjetore të entiteteve dhe duhet të shërbejë si një kufi minimum që ofrohet nga të gjithë anëtarët për shërbimin e auditimeve ligjore”
Konkurrenca thotë se nëpërmjet statutit IEKA i ka dhënë vetes një të drejtë që nuk ja jep ligji, duke tejkaluar kompetencat e saj.
Si rrjedhojë, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur t’i rekomandojë Ministrisë së Financave që në statutin e IEKA të hiqet pika që i jep të drejtë të vendosë tarifat minimale për auditimin ligjor.
Konkurrenca ka vendosur dhe “Detyrimin e Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar që të mos vendosë tarifa për ofrimin e shërbimit të auditimit ligjor, duke mos imponuar praktika të njëjta në çmime, por duke i lënë ato të lira për tu negociuar midis ofruesit të shërbimit dhe klientëve, me qëllim sigurimin e një konkurrence të ndershme dhe efektive”.
/MONITOR
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHQIPËRI – Rritja ekonomike në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore parashikohet të ngadalësohet në 3 për qind në vitin 2022 pasi politika më të rrep...
TIRANË – Disa nga shoqëritë administruese të fondeve të pensionit privat kanë ulur gjatë vitit të kaluar tarifat e administrimit që u ngarkohen anëta...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve këtë vit do të ndryshojë kriteret e riskut për disa biznese që kryejnë evazion fiskal.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në...
TIRANË- Taksistët që përdorin taksimetër janë përjashtuar nga detyrimi për të lëshuar fatura të fiskalizuara. Ky vendim është marrë ditën e djeshme në mble...
TIRANË – Fitimi i sektorit bankar me standardet mbikëqyrëse të raportimit financiar u rrit më tej për muajin nëntor të vitit të kaluar. Të dhënat e B...
TIRANË – Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk ka nisur asnjë konsultim për ndryshimin e pagës minimale në vend. Nga 1 janari 2021 hyri në fuqi ven...
Në përfundim të vitit 2021 u prezantua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (ose “KLGJ”) projekt propozimi për hartën e re gjyqësore në Republikën e Shqipërisë nëpërmj...
Disa prej bankave tregtare në vend po zgjerojnë licencën e tyre të lidhura me shërbimet e kujdestarisë së titujve të qeverisë edhe për instrumente të emetuara n...
Për 2021 mbetën ende të pazgjidhura shumë problematika për zbatimin e plotë të procesit.Për shkak të numrit të ulët të bizneseve të vogla që nuk janë fiskalizua...
Segmenti i agroturizmit po favorizohet nga pandemia, ku kërkesa për natyrën dhe popullim të ulët mbetet e lartë. Operatorët e këtij sektori vlerësojnë se viti 2...