LIVE UPDATES
Bota

Konventa evropiane kundër dhunës ndaj grave “shpëton jetë”

12 Maj 2021, 05:26 Nga DOSJA
Konventa evropiane kundër dhunës ndaj grave “shpëton

Më 11 maj, Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje mbush 10 vjet. Ky përvjetor vjen në një kohë të trazuar për gratë në Evropë.

Vitet e fundit, lëvizjet ultra-konservatore janë përpjekur vazhdimisht të minojnë të drejtat e grave në të gjithë Evropën. Pandemia COVID-19 e ka ndërlikuar situatën: përparimet në barazinë gjinore në punësim po kthehen pas, dhuna ndaj grave është rritur në qiell dhe pengesat në qasjen ndaj të drejtave të shëndetit seksual dhe riprodhues janë shumëfishuar.

Për ta sprapsur këtë situatë, Konventa e Stambollit përfaqëson një mjet unikal në dispozicion të vendeve evropiane. Duke e konfirmuar se dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut, ajo pengon çdo karakterizim të saj si çështje private ose familjare. Si përsa i përket dhunës në familje, gjymtimit të organeve gjenitale të grave, martesës së detyruar, ngacmimeve seksuale, dhunës psikologjike, ndjekjes, sterilizimit të detyruar ose abortit të detyruar, Konventa e Stambollit vendos detyrime pozitive ndaj shteteve për të kundërshtuar të gjitha manifestimet e dhunës ndaj grave në një mënyrë gjithëpërfshirëse.

Parandalimi i dhunës është hapi i parë

Konventa parashikon një qasje të përqendruar tek viktima, është krijuar për t’i bërë gratë më të sigurta, duke parandaluar dhunën, duke mbrojtur viktimat dhe duke i bërë përgjegjës shkelësit. E rëndësishme është që në të gjithashtu theksohet se parandalimi efektiv i dhunës ndaj grave kërkon që shtetet të përmirësojnë barazinë gjinore, duke trajtuar pabarazitë dhe stereotipat e rrënjosura thellë në lidhje me rolet e grave dhe burrave në shoqëri.

Zbatimi i Konventës së Stambollit tashmë ka dhënë rezultate pozitive. Ajo ka çuar në një numër në rritje të qendrave të strehimit për viktimat e dhunës në Shqipëri, Finlandë, Mal të Zi, Portugali dhe Turqi. Shërbime të specializuara mbështetëse për viktimat e dhunës seksuale janë ngritur gjithashtu në Austri, Danimarkë, Finlandë, Portugali dhe kohët e fundit në Spanjë.

Disa vende – përfshirë Austrinë, Danimarkën, Gjermaninë, Irlandën, Maltën, Portugalinë dhe Suedinë – kanë ndryshuar legjislacionin e tyre mbi dhunën seksuale dhe përdhunimin për ta sjellë atë më pranë standardit të Konventës së Stambollit, duke vendosur që mungesa e pëlqimit të viktimës duhet të jetë elementi përbërës i veprave të tilla, në vend të përdorimit të forcës ose kërcënimeve nga dorasi. Forma shtesë të dhunës ndaj grave, të tilla si ndjekja, janë kriminalizuar në Shqipëri, Mal të Zi dhe në Portugali.

Zbatimi i Konventës gjithashtu ka çuar në trajnim më të mirë të zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit mbi dhunën me bazë gjinore, dhe në ndjekje penale më efektive të dhunës ndaj grave.

Ligjet kombëtare jo të forta sa duhet

Në një kohë që pandemia ka vepruar si një lentë zmadhuese për boshllëqet që ekzistonin më parë në politikat e adresimit të dhunës ndaj grave, ajo gjithashtu ka theksuar rolin vendimtar të luajtur nga disa prej masave të marra deri tani për të zbatuar Konventën e Stambollit. Disa shtete, të cilat e kishin bërë eliminimin e dhunës ndaj grave një qëllim të rëndësishëm të politikës, ishin në gjendje në kontekstin e masave kufizuese për t’u dhënë përparësi veprimeve që ofronin siguri dhe mbështetje për viktimat e dhunës, për shembull përmes mekanizmave të rinj të alarmit.

Pavarësisht përfitimeve të demonstruara të Konventës së Stambollit për të drejtat e grave, keqinterpretimet vazhdojnë të shpërndahen nga ata që kundërshtojnë ratifikimin e Konventës. Nën pretekstin e mbrojtjes së vlerave dhe traditave familjare, ata shpesh fshehin një agjendë misogjiniste (kundër grave) dhe homofobe. Për ata kundërshtarë, ia vlen të përsëritet: nuk është një marrëveshje që lufton dhunën në familje që shkatërron familjet, por vetë dhuna në familje.

Të tjerë argumentojnë se ratifikimi i një instrumenti ndërkombëtar nuk është i nevojshëm sepse vendet tashmë kanë ligje kombëtare të cilat ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme kundër dhunës në familje. Ky argument u përdor gjithashtu kur Turqia u tërhoq nga Konventa në një lëvizje për të ardhur keq prillin e kaluar.

Ky argument i rremë fsheh faktin se ligjet ekzistuese kombëtare janë shumë më pak përfshirëse sesa Konventa e Stambollit, si kur bëhet fjalë për format e dhunës ndaj grave që mbulojnë ligje të tilla, ashtu edhe masat që u kërkohet të marrin për ta zbatuar atë shteteve palë në Konventë . Për më tepër, Konventa e Stambollit parashikon një grup të pavarur ekspertësh ndërkombëtarë që vlerësojnë zbatimin e saj nga secila palë dhe një detyrim bashkëpunimi midis të gjitha shteteve palë.

Zbatimi i Konventës së Stambollit shpëton jetë. Shtetet kanë një detyrë morale dhe ligjore të mos dështojnë për gratë dhe vajzat. Ato duhet të ratifikojnë dhe zbatojnë më tej Konventën e Stambollit. Nuk ka argumente bindëse për të mos vepruar kështu.

Marrë nga DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota konventa e stambollit konventa europiane konventa e stambollit konventa europiane

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë