Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Shkon në 5 numri i të infektuar me koronavirus në Kosovë, zbulohen dhe 2 raste të reja
14 Mars 2020, 18:24Nga DOSJA
KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka konfirmuar dhe dy raste të tjera më COVID-19, në Kosovë. Në një reagim për mediat bëri më dije se se numri i përgjithshëm i të infektuarve deri më tani ka shkuar në 5. Sipas ministrisë një nga rastet është nga Stublla e Vitisë (kontakt i rastit të parë) i gjinisë mashkull 42 vjeç, dhe një rast 37 vjeç e gjinisë femërore, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë me datë 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“.
NJOFTIMI I PLOTË
Krahas tri rasteve pozitive të deritashme, sot pasdite me 14/03/2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me RT PCR janë konfirmuar edhe dy raste të reja pozitive për virusin SARS-CoV-2: Një rast nga Stublla e Vitisë (kontakt i rastit të parë) i gjinisë mashkull 42 vjeç, dhe një rast 37 vjeç e gjinisë femërore, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë me datë 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“. Vend qëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë datës 14 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për gjashtëdhjetë e shtatë raste të dyshimta në COVID-19. Nga data 08.02.2020 deri me 14.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 207 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Nga data 01.02.2020 deri me 14.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 7.326 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 479 udhëtarë, Merdare 3.328, Vërmicë 2.488, Jarinje 564, Dheu i Bardhë 109, Hani i Elezit 77, Kullë 224, Qafë Morinë 35, Bërnjak 11, Qafë Prush 8, Muçibabë 2 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.
Ditën e djeshme në Kosovë u konfirmuan zyrtarisht dy të prekur me koronavirus në Kosovë, ndërsa sot rasti i tretë. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Dy të infektuarit e parë janë: një vajzë 20 vjeç, shtetase e Italisë dhe një burrë i moshës 77 vjeç, nga Komuna e Vitisë, Kosovë. I tretë është një i afërm i 77-vjeçarit. Aktualisht, pacientët e konfirmuar pozitiv ndodhen të shtruar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI- Deputeti i partisë Demokracia e Re, Christos Kellas rezulton pozitiv me koronavirus. Lajmi është bërë publik prej tij në një reagim në mediat sociale, ku...
JAPONI– Edhe pse e gjithë bota është alarmuar nga pandemia e koronavirusit, Japonia mesa duket po i kthehet normalitetit. Kryeministri i Japonisë ka njoftuar di...
MBRETËRI E BASHKUAR- Dhjetë njerëz të tjerë në Mbretërinë e Bashkuar, kanë vdekur në 24 orët e fundit pas testimit pozitiv për koronavirus, duke e ç...
KOSOVË- Kosova prej ditës së djeshme është në hartën e vendeve të prekura nga virusi COVID-19. Sot Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje deputetëve që...
New York– Në New York është raportuar vdekja e parë nga koronavirusi. Sipas mediave vendase, viktima është një grua 82-vjeçare.Këtë e ka konfirmuar Kryet...
ITALI– Ilaçi Tocilizumab vijon të japë efeke pozitive dhe të përmirësojë pacientët e prekur nga Covid-19 në Itali. Pas kurimit të dy prej tyre, enti publ...
ITALI- Autoritetet Italiane kanë bllokuar, 850 mijë maska, në kufirin e Zvicrës. Sipas mediave vendase, ato ishin të prodhuara mënyrë artizanale, në Romë dhe is...
MADRID– Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s Javier Solana, po mjekohet në një spital të Madridit, pasi analizat e tij rezultuan pozitive për sëmundjen e koro...