"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
“Koronavirusi do të largohet kur të rriten temperaturat”, letra e shkecëtarëve për Shtëpinë e Bardhë hedh poshtë dh
9 Prill 2020, 12:43Nga DOSJA
SHBA– Teoria e shumë përfolur gjatë këtyre muajve se rritja e temperaturave ndihmon në zhdukjen e koronavirusit nga ngallur diskutime pasi nuk besohet të jetë e vërtetë.
Ditën e martë një grup shkencëtarësh i është drejtuar Shtëpisë së Bardhë në SHBA duke duke deklarur se Covid-19 nuk do të zhduket edhe me rritjen e temperaturave.
Deklarata e shkencëtarëve hedh poshtë deklaratën e vetë Presidentit amerikan Donald Trump i cili disa ditë më parë tha se kur moti të ngrohet do të jetë më e lehtë që koronavirusi të zhduket.
Ndërkohë paneli i këtyre shkencëtarëve në letrën drejtuar Shtëpisë së Bardhë ka theksuar se koronavirusi nuk do largohet edhe kur temperaturat të shënojnë rritje. Ndër të tjera kanë theksuar se ekzistojnë disa prova që tregojnë se temperaturat e larta ndikojnë kundër koronavirusit, por imuniteti i njerëzve është shumë i dobët ndaj tij, prandaj nuk do jetë aq e lehtë për ta parandaluar.
“Ekzistojnë disa prova që sugjerojnë se koronavirusi mund të transmetojë më pak efikasitet në mjedise me temperaturë më të lartë, sidoqoftë, duke pasur parasysh mungesën e imunitetit të njerëzve në rang global, kjo ulje e efikasitetit të transmetimit nuk mund të çojë në një ulje të konsiderueshme të përhapjes së sëmundjes.”- shkruhet në letrën e tyre.
Gjithashtu shkencëtarët në letër treguan edhe shembullin e një studimi në Kinë, ku thuhet se edhe kur temperaturat të jenë maksimale virusi përhapet në mënyrë eksponenciale. Pasi është parë që virusi po përhapet edhe në vendet me mot të ngrohtë.
‘Duhet të kemi parasysh se edhe vendet që aktualisht kanë një klimë verore si Australia dhe Irani, po përjetojnë përhapje të shpejtë të virusit. Nuk supozohet aspak një rënie e rasteve me koronavirus nga klima e ngrohtë apo lagështia e madhe.’– thuhet në letër.
Pas kësaj letre ekzistojnë edhe deklaratat e tjera: Virusi zhduket me temperaturat e larta
Që në fillim të janarit kur në botë temperaturat ishin të ulëta dhe virusi po përhapej në Kinë, ekspertë të ndryshëm të shëndetësisë deklaronin se rritja e temperaturave dhe ardhja e pranverës do të zhdukte virusin, por në fakt virusi tashmë ka “mbërthyer” botën.
Sipas mediave të huajaekzistojnë disa prova se vatrat kryesore të virusit janë krijuar rreth rajoneve të freskëta e të thata. Një studim sugjeron se vendet e prekura me rëndë nga Covid-19, ato ku virusi u përhap pa u kuptuar mes njerëzve, deri në 10 mars, kishin temperatura mesatare më të ulëta se sa ato me më pak raste.
Ndërkohë një tjetër studim shqyrton se 100 qytete kineze me mbi 40 raste me Covid-19, sugjeron se sa më të larta temperaturat, aq me i ulët është niveli i transmetimit. Por të dhënat që bëjnë të mos ketë më shpresë dhe që hedh dyshime mbi hipotezën se vera do të sjellë fundin e Covid-19, është se virusi është përhapur tashmë në çdo zonë klimatike, nga të ftohtat, te të ngrohtat dhe tek ato me më shumë lagështirë, dhe viktima ka sërish nga virusi.
Një ekip studiuesish nga universiteti College i Londrës dhe Shkolla Londineze e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale, mbajtën nën vëzhgim rreth 2 mijë persona, të cilëve ju kërkua të raportonin vazhdimisht nëse ndonjë nga familjarët e tyre kishte simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes. Dr. Michael Head, nga universiteti i Southampton, tha se zhvillimi dhe ndikimi i virusit të ri ndryshon shumë nga koronaviruset e llojit të zakonshëm dhe mbetet për t’u parë nëse rastet do të bien si pasojë e ndryshimeve në ambient, nga temperatura dhe lagështia.
MBRETËRI E BASHKUAR– Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë përçuar gëzim në prag të Pashkëve, tëk për nxënësit dhe mësuesit në një shkollë fillore në M...
SPANJË– Spanja së shpejti do të fillojë procesin e lehtësimit të masave aktuale të bllokimit të vendit për të shmangur koronavirusin, lajm ky që është bërë...
SHBA- Shërbëtorja që zbuloi aferën seksuale të Bill Klinton dhe sekretares së tij, Monica Lewisky gati sa rrëzoi presidencën e tij, ka vdekur. Linda Tripp, 70 v...
KOSOVË– Kryeministri në ikje i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kanë zhvilluar një bisedë telefonike mbrëmjen e djeshme...
PARIS– Presidenti Francez Emmanuel Macron ka mbështetur Organizatën Botërore të Shëndetit (WHO) teksa ka zhvilluar një telefonatë me drejtorin e përgjithshëm Te...
ZELANDË E RE- Masat për mbrojtjen nga koronavirusi janë mjaftë drastike në mbarë botën, me gjoba të larta e deri në dënim me burg.Por sëfundmi një burrë në...
GJERMANI– Në mbarë botën maskat janë artikujt më të kërkuar pasi edhe numri i tyre është në mungesë. Për mjekët, të infektuarit dhe të gjithë njerëzit q...
IRAN– Irani është një tjetër vend në botë që është prekur rëndë nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 117 njerëz nga Covid-19 duke e ç...
Kur vendet e shenjta në Mekë dhe Medine janë pothuajse bosh dhe dyert e xhamive në të gjithë botën islamike janë të mbyllura për besimtarët, Ramazani nuk mund t...
SPANJË– Ditën e sotme kanë humbur jetën 683 persona në Spanjë brenda 24 orëve nga koronavirusi. Krahasuar me ditët e tjera, sot Spanja ka shënuar një num...