Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Kosova pas zgjedhjeve/ Gjykata Supreme merr vendimin, refuzohen si të pabazuara shtatë ankesat e fundit
12 Mars 2021, 17:56Nga DOSJA
KOSOVË– Kolegjet gjyqësore të Gjykatës Supreme kanë vendosur sot për shtatë ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Katër ankesa janë shqyrtuar në një vendim të vetëm, përkatësisht ankesat e subjekteve politike; Romani Iniciativa (AA.nr29/2021), Partia Liberale Egjiptiane dhe Partia e Ashkalive për Integrim (AA.nr.35/2021) dhe Lëvizja Përparimtare e Romeve të Kosovës (AA.nr.36/2021), të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) A.nr.736/2021 të dt.07.03.2021, dhe ankesës së dytë, e pranuar sot, e subjektit politik Romani Iniciativa (AA.nr.39/2021), e paraqitur kundër vendimit plotësues të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa A.nr.736/2021, datës 10.03.2021.
Në njoftimin për media thuhet se me aktgjykimin AA.nr.29/2021 është vendosur që këto ankesa të refuzohen si të pabazuara.
Dy ankesa janë shqyrtuar në një vendim të vetëm, përkatësisht ankesa e subjektit politik Ujedinjena Zajednica-Adrijana Hodzic dhe ankesa e subjektit politik Social Demokratska-UNIJA SDU, të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Anr.656/2021, të datës 07.03.2021.
Me aktgjykimin AA.nr.30/2021 është vendosur që këto ankesa të refuzohen si të pabazuara.
Ankesa e subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Anr.761/2021, lidhur me kërkesën për numërimin e 20.550 pakove me fletëvotime të arritura me postë nga votuesit jashtë Kosovës, është refuzuar si e pabazuar përmes aktgjykimit AA.nr.38/2021.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SERBI– Autoritetet serbe kanë marrë vendim për mbyllje të dyqaneve jo të domosdoshme, si dhe bareve dhe restoranteve këtë fundjavë, për shkak të rritjes s...
AUSTRALI- Kryeministri i Australisë, Scott Morrison u ka bërë thirrje popullit që të vijojnë të vaksinohen me vaksinën e AstraZenecës. The Guardian shkruan se M...
BRAZIL- Situata e pandemisë në Brazil është shumë shqetësuese. The Guardian shkruan se në vend duhet që të merren veprime serioze në mënyrë që të paradalohet pë...
GREQI–Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, njoftoi masa të reja në vendin fqinj, pas një sugjerimi përkatës nga Komi...
KINË- Kina ka lëshuar ditën e sotme raketën e saj të gjeneratës së re, Long March-7A. CNN shkruan se raketa është nisur ditën e sotme drejt orbitës. Kjo ës...
KINË- Një virus i ngjashëm me Covid-19 është gjetur të lakuriqët e natës në Kinë. Metro shkruan se virusi i ri që është gjetur është 95% i ngjashëm me Covi...
BELGJIKË– Ibrahim El Bakraoui, i cili shpërtheu veten në Zaventem në 22 Mars 2016, kreu një vrasje arbitrare në fund të vitit 2014 me ndihmën e vëlla...
ZULU- Mbreti i kombit afrikan Zulu, Goodwill Zwelithini ka humbur jetën ditën e sotme. Aljazeraa shkruan se Mbreti vdiq në moshën 72-vjeçare në spital pë...
BRUKSEL– Nëntë shtete anëtare të BE-së i kanë bërë thirrje kryediplomatit të BE-së, Joseph Borrell, të ketë një diskutim strategjik mbi vendet e Ballkanit...