LIVE UPDATES
Bota

Kosovë: Vota e qartë për kthesë, por zgjedhësit nuk duhen zhgënjyer sërish

16 Shkurt 2021, 07:17 Nga DOSJA
Kosovë: Vota e qartë për kthesë, por zgjedhësit nuk

Kosova votoi parlamentin e ri. Me shumicë të qartë zgjedhëset dhe zgjedhësit u shprehën për ndryshimin: Ata e presin këtë ndryshim nga lëvizja opozitare Vetëvendosja (LVV), e cila fitoi me gati 48 përqind, ndërkohë që partitë e mëdha tradicionale, si LDK, pësuan një humbje historike. Po ashtu edhe rezultati i PDK-së ishte i dobët.

Në Kosovë në vitet e fundit u akumulua shumë pakënaqësi. Zhgënjimi është i madh prej korrupsionit galopant, pagave të ulëta, papunësisë, mungesës së perspektivës si dhe prej shumë problemeve të tjera, që burojnë nga konflikti i pazgjidhur me vendin fqinj, Serbinë.

Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare tregoi: Që shteti më i ri i Europës do të përshkojë tani i mëvetsishëm rrugën e procesit të demokratizimit të politikës dhe të institucioneve. Një rrugë kundër struktruave të kalcifikuara dhe lidhjeve të vjetra, që kanë dominuar deri tani politikën. E jo rastësisht partia fituese mban emrin „Vetëvendosja”. Sepse e drejta për vetëvendosje është program i lëvizjes nën drejtuesin karizmatik Albin Kurti, i cili për një kohë të gjatë është konsideruar si enfant terrible i politikës kosovare.

„Fillimi i një epoke të re”

Lëvizja Vetëvendosja kishte si slogan elektoral „Krejt dhe Drejt”. Kjo e bën për vete elektoratin: Sepse kjo lëvizje i ka shpallur luftë të pamëshirshme korrupsionit dhe angazhohet për forcimin e shtetit ligjor. Ajo premton, se do të fokusohet tek zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të punës, për t’u mundësuar njerëzve në vendin me popullsinë më të re në moshë në Evropë (mosha mesatare 27 vjeç) një perspektivë për një jetë më të mirë në atdheun e vet.

LVV qysh në tri zgjedhjet e kaluara nga 2014 ka fituar pikë në elektorat me premtimin, që Kosova si shtet i pavarur duhet t’i marrë vetë në dorë fatet e veta dhe të mos vazhdojë të mbetet nën varësinë e mbikqyrjes perëndimore. Ky është një program i vetpërgjegjësisë, që nënkupton refuzimin e institucioneve ndërkombëtare. Në Kosovën e pavarur që nga viti 2008 janë instaluar qysh pas luftës (1999) strukturat ndërkombëtare UNMIK, KFOR dhe EULEX, të cilat ende vazhdojnë të kenë ndikim të fortë në shumë institucione. Me premtimin për një epokë të re kësaj here LVV arriti ta dyfishojë elektoratin në kohë rekord krahasuar me rezulatin e zgjedhjeve më 2019.

Koha nuk pret

Premtimet e LVV-së duken mjaft ambicioze, nëse marrim parasysh që qeveria e re gjendet para një detyre herkuliane: pas zgjedhjeve me fitoren në votime LVV ndodhet përpara zgjedhjeve. Kjo lëvizje përbëhet kryesisht nga politikanë të rinj nga opozita jashtë-parlamentare dhe pa përvojë në qeverisje. Kësaj i shtohet edhe fakti, që kryetari Albin Kurti bazuar në vlerësimin e KQZ-së dhe në gjykimin e Gjykatës Supreme nuk u lejua të përfshihet në listat e votimit. Ai është i dënuar me kusht për shkak të sulmeve me gaz lotësjellës më 2015 në parlament, kur ndodhej në radhët e opozitës.

Nëse tani ai do të lejohet të bëhet kryeministër, ndoshta këtë do të duhet ta gjykojë Gjykata Kushtetuese. Nisur edhe nga fakti që shumica e partive kryesore e refuzojnë bashkëpunimin me LVV-në, krijimi i koalicionit qeveritar mund të rezultojë me bisedime shumë të vështira e të stërzgjatura. Ajo që e ndërlikon edhe më shumë këtë proces është fakti, se parlamenti i ri pas konstituimit duhet të zgjedhë brenda një afati mjaft të shkurtër kohor presdientin e ri. Post ky që në bazë të kushtetutës e drejton si ushtruese e detyrës deri në prill kryetarja e parlamentit Vjosa Osmani.

Last but not least: LVV e vendos në rend të fundit të listës së prioriteteve të veta dialogun me Serbinë. E kjo çështje vazhdon të mbetet pengesa kryesore, prej së cilës edhe kanë dështuar deri më sot pa e përfunduar mandatin pothuajse të gjitha qeveritë e mëparshme të Kosovës. Në nivelin ndërkombëtar qeveria e re do të vlerësohet pikërisht nga arritjet dhe gatishmëria për kompromise të dhimbshme për zgjidhjen e konfliktit me Serbinë. Një marrëveshje me Serbinë mund të arrihet, vetëm nëse qeveria bashkëpunon ngushtë me partnerët perëndimorë SHBA-në dhe BE-në, por edhe në rakordim me vendet fqinje. Presioni për arritjen e një marrëveshjeje ndaj të dyja palëve është mjaft i madh si nga SHBA-ja edhe nga BE-ja. Koha për këtë nuk pret.

Një akord mjaft i vështirë

Procesi i demokratizimit në Kosovë ndodhet tani nën një sfidë të dyfishtë: Ndjekja e një rruge si shtet me „vetëvendosje” dhe i vetëdijshëm mund të rezultojë e suksesshme vetëm në rakordim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Kosova është kjo që është sot falë angazhimit dhe mbështetjes nga SHBA dhe BE. Kosova është një shtet i pavarur, ku në përgjithësi institucionet si ato të drejtësisë dhe strukturat elektorale funksionojnë mirë falë ndihmës ndërkombëtare. Sidoqoftë në radhë të parë është merita e qytetareve dhe e qytetarëve të Kosovës që përmes një procesi korrekt dhe të disiplinuar iu pëgjigjën detyrimit qytetar për të shprehur vullnetin e tyre. Tani ata duan të shohin sa më parë zgjidhjet e shumëpritura prej politikës. Nëse Vetëvendosja i përballon të gjitha këto pengesa dhe së shpejti do të qeverisë, ajo nuk duhet t‘i zhgënjejë zgjedhësit e vet. Gjithashtu ajo duhet të dëshmojë, se i vlerëson seriozisht zgjedhësit dhe është në gjendje ta përballojë me mjeshtëri akordin e vështirë me Serbinë në koordinim me partnerët.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjhedhjet ne kosove zgjhedhjet ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 15 Shkurt 2021, 22:35

Si të shërohet ‘trauma globale’ e Covid-19

BOTË- Ju po jetoni në mes të ngjarjes së parë globale të traumës globale për disa dekada. Është padyshim e para e këtij lloji që nga Lufta e Dytë Botë...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet