Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Shkëlzen Cena, Prokurori i Dibrës largohet për fundimisht nga detyra
16 Dhjetor 2020, 19:07Nga DOSJA
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuq vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkalrimin e prokuroritShkëlzen Cena. Kështu, KPA-ja ka larguar përfundimisht nga drejtësia Prokurorin e Dibrës, Shkëlzen Cena
Vendimi është marrë nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë
NJOFTIMI:
Shkëlzen Cena, aktualisht prokuror në Dibër, kishte sipas KPK probleme të pasurisë, kryesisht mbi një kredi të marrë për një shtëpi, një kontratë noteriale për të cilën kishte qëndrime kontradiktore, një makinë për të cilën ishin nënshkruar dy kontrata dhe mungesë burimesh financiare për disa vite. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.43/2019, datë 18.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena, kundër vendimit nr. 160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Cena i cili ishte i pari prej kandidatëve për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) që do të ngrihet në prokurori, u cilësua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me probleme të pasurisë, profesionalizmit dhe integritetit.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË – Një muaj pas dorëzimit të kallëzimit nga Taulant Balla për privatizimin e ish Kompleksit Sportiv Partizani, që socialistët e kanë quajtur si...
TIRANË– U dëshën 6 ditë nga dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, që kryeministri Edi Rama të publikonte emrin e pasardhësit të tij. Kr...
TIRANË– Presidentja Vjosa Osmani ka mbërritur në Tiranë për të zhvilluar vizitën e parë zyrtare në vend, si kryetare e përkohshme e shtetit të Kosovës. Në...
TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integim ka folur së fundmi lidhur me situatën aktuale politike të vendit, ku nuk ka lënë pa përmendur ed...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një konerencë për shtyp së bashku me homologen e tij të Kosovës Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje kësaj të fundit që të bashk...
TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se asocacioni ikomunave me shumicë serbe i është paralajmërimi i një ndarje më të thelluar. Në një kon...
TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani teksa ka pranuar se do të mbështesë vendin tonë në mbrojtjen e lumit Vjosa, ka ftuar Metën që të vizitojë Kosov...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një konferencë për...