"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
“Krim elektoral në Tiranë”/ Denoncimi i Këlliçit: Te Unaza e Re punohet natën, shtrojnë rrugën drejt burgut. SPAK të
28 Mars 2021, 15:06Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë denoncimin e radhës nga zona e Unazës së Re. Me anë të një reagimi, Këlliçi shprehet se në Tiranë po bëhet krim elektoral pasi Bashkia po punon natën pa lajmëruar banorë duke shtruar rrugën drejt burgut.
“Me të më njoftuar banorët për këtë maskaradë fushate, telefonova policinë dy herë që të vinin në vendngjarje. Askush nuk erdhi. I bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës, të nisin hetimet për këtë krim elektoral që bëhet natën hajdutërisht. Kërkoj vëmendjen e Prezencës së OSBE-së dhe misionit vëzhgues ODIHR në Shqipëri, dhe të ambasadave të shteteve mike, të veprojnë për të ndaluar këtë model abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë për qëllime elektorale,”-shprehet ai ndër të tjera.
Postimi i Belind Këlliçit:
Krim elektoral në Tiranë! Prej 2 javësh, në rr. “Milto Sotir Gurra” në Unazën e Re, po hidhet asfalt elektoral. Punimet i bëjnë natën. Nuk ka asnjë tabelë që informon banorët e lagjes për këto punime. Nuk ka asnjë kontratë, asnjë tender, se nuk pret puna. Duan t’u hedhin hi syve banorëve me një shtresë asfalti që për punë muajsh do çahet si petë byreku.
Me të më njoftuar banorët për këtë maskaradë fushate, telefonova policinë dy herë që të vinin në vendngjarje. Askush nuk erdhi. I bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës, të nisin hetimet për këtë krim elektoral që bëhet natën hajdutërisht. Kërkoj vëmendjen e Prezencës së OSBE-së dhe misionit vëzhgues ODIHR në Shqipëri, dhe të ambasadave të shteteve mike, të veprojnë për të ndaluar këtë model abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë për qëllime elektorale.
Dëshpërimi juaj për pushtet nuk është asgjë krahasuar me dëshpërimin ekonomik të qytetarëve që kanë pritur 8 vjet për të parë punët tuaja. Po shtroni rrugën drejt burgut.
(k.m.dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
DURRËS– Miqësitë e vjetra nuk harrohen! Kështu kanë bërë edhe dy prej personazheve të njohur të Partisë Socialiste. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit,...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në intervistën e saj të dhënë për ABC ka deklaruar se prioritet kryesor ka mbajtjen e 5 premtimev...
ATHINË– Diplomati grek Pantelis Karkambasis i ka dedikuar një artikull situatës parazgjedhore në Shqipëri, duke u fokusuar tek kryeministri shqiptar,...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditët e fundit i është dedikuar tërësisht fushatës elektorale, duke zhvilluar takime qytet më qytet. Në një prej fjalim...
TIRANË- Në një intervistë të dhënë për gazetarin Juxhin Mustafaraj, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur pyetjes nëse ka ndonjë mundësi b...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi këtë të dielë në një intervistë të dhënë për ABC ka komentuar mungesën e saj në hapjen e fushatës elektorale të PD-së.Kryemadh...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë një video në faqen e tij në Facebook thotë se ca gjëra janë vërtetë të pamundura, por të...
TIRANË- Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti gjatë një intervistë me moderatorin e njohur Ardit Gjebrea, në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka f...
TIRANË- Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila, i cili tashmë është angazhuar në politikë, në mbështetje të Partisë Demokratike, ka paralajmëruar kreun ...