Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Krimi makabër në Itali/ Babai vrau të birin 10 vjeç, e ëma zbuloi e para kufomën
17 Nëntor 2021, 19:37Nga DOSJA
ITALI – Vrasja e tmerrshme e 10-vjeçarit Mattias nga babai i tij Mirko Tonkov ditën e djeshme ka shokuar opinionin publik në Itali dhe Shqipëri. Vogëlushi, i cili jetonte me nënën e tij shqiptare Mariola Rapaj u godit me thikë në fyt nga babai, i cili ishte arratisur nga spitali i Romës.
Për mediat italiane, fqinjët raportojnë se e ëma e gjeti trupin e të birit pasi u kthye nga puna dhe ulërimat e saj alarmuan fqinjët, të cilët njoftuan menjëherë policinë
“Nëna sigurisht është në gjendje shoku, sepse sapo ka humbur të birin. Aktualisht po hetojmë ngjarjen e rëndë. Në banesë ishte edhe i ati, që e kishte të ndaluar t’i afrohej gruas dhe djalit”, bëjnë me dije hetuesit e çështjes në mediat fqinje.
Tonkov kishte marrë urdhër nga gjykata që të mos i afrohej gruas dhe djalit të tij. Pasi u arratis nga spitali i Romës ku mjekohej nga koronavirusi, 44-vjeçari mori të birin nga shkolla në orën 13:30. Pasi hapi derën e shtëpisë, Mirko i preu fytin të birit.
Dy orë më vonë mbërriti e ëma e vogëlushit. Policia e gjeti më pas autorin në njërën prej dhomave të shtëpisë së Mariolës në gjendje të pavetëdijshme.
Shtetasi polak kishte ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij dhe gjykata kishte dhënë urdhër që ai të mos u gruas dhe djalit. Por, fatkeqëisht, gjithçka ka rezultuar e kotë për Mattiasin dhe familjen e tij.
RROGOZHINË- Të burgosurit e burgut të Rrogozhinës kanë dërguar ditën e sotme një letër Ministrisë së Drejtësisë, ku edhe kanë paraqitur kërkesën e tyre për...
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë njoftoi të martën se mbledhja plenare e radhës do të zhvillohej online, përmes platformës Zoom. Por në njoftim përca...
TIRANË- Një nga banorët e pallatit që u përfshi nga flakët në zonën e Freskut në Tiranë ka deklaruar se fillimisht nuk e kuptuan se çfarë kishte ndo...
TIRANË– Pamje të tjera janë publikuar lidhur me zjarrin e rënë në zonën e Freskut në Tiranë, ku paraprakisht raportohet për të lënduar. Një grua nuk ...
TIRANË– Kryeministri Rama ndodhet sot në Itali aty ku dhe është pritur me ceremoni zyrtare nga homologu Italian Mario Draghi. Teksa të dy dolën në nj...
TIRANË– 10 viktima janë shënuar sot nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se vetëm gjatë 24 orëve të ...