LIVE UPDATES
Bota

Kronologjia e përfshirjes amerikane në Afganistan

31 Gusht 2021, 14:08 Nga DOSJA
Kronologjia e përfshirjes amerikane në Afganistan

Trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani, duke përmbushur zotimin e Presidentit Joe Biden për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës pas një evakuimi kaotik dhe të dhunshëm nga Kabuli, tha të hënën ushtria amerikane.

Në vazhdim është një kronologji e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara dhe zhvillimeve kryesore në Afganistan gjatë dy dekadave të fundit:

11 shtator 2001 – Përfshirja e Shteteve të Bashkuara në Afganistan shkaktohet nga sulmet ndaj Shteteve të Bashkuara të planifikuara në Afganistan nga grupi militant i Al Kaedës, i udhëhequr nga Osama bin Laden, i cili ndodhej në Afganistan nën mbrojtjen e talebanëve.

7 tetor 2001 – Forcat amerikane fillojnë fushatën ajrore me sulme ndaj talebanëve dhe forcave të Al Kaidës. Një numër i vogël i forcave speciale amerikane dhe agjentëve të CIA-s u futën me shpejtësi në Afganistan për të ndihmuar në drejtimin e fushatës së bombardimeve dhe organizimin e forcave opozitare afgane. Megjithatë Talebanët do të rrëzoheshin shpejt , pa ndonjë dislokim të madh luftarak të Shteteve të Bashkuara në terren.

13 nëntor 2001 – Forcat e Aleancës Veriore të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara hyjnë në Kabul ndërsa talebanët tërhiqen në jug. Brenda një muaji, udhëheqësit talebanë kanë ikur nga Afganistani jugor për në Pakistan.

Dhjetor 2001 – Forcat amerikane bombardojnë kompleksin e shpellave Tora Bora në Afganistanin lindor, ku thuhet se është fshehur bin Ladeni, por ai arrin të kalojë kufirin me Pakistanin, ku ai zhduket.

2 maj 2003 – Zyrtarët amerikanë deklarojnë përfundimin e operacioneve të mëdha luftarake në Afganistan. Nën Presidentin George W. Bush, fokusi i Shteteve të Bashkuara orientohet ndaj përgatitjes për pushtimin e Irakut, që kërkoi një devijim të trupave amerikane, pajisjeve dhe operacioneve të zbulimit nga Afganistani. Kjo i mundësoi talebanëve të ribashkohen gradualisht, në fillim në jug dhe lindje.

2006-2008 – Me forcat amerikane që luftojnë kryesisht një fushatë të fortë në Irak, vetëm një kontigjent shumë më i vogël është vendosur në Afganistan. Talebanët nisin avancime të mëdha duke kërcënuar të rimarrin pjesë të mëdha të territorit, veçanërisht në jug. Në përgjigje, një mision i zgjeruar i NATO-s sjell mijëra forca të tjera, veçanërisht ushtarakë britanikë, qindra prej të cilëve vriten në beteja intensive kundër talebanëve në provincën Helmand.

17 shkurt 2009 – Ndërsa Uashingtoni po tërhiqet në Irak, Presidenti i sapo inauguruar Barak Obama vendos të rrisë praninë në Afganistan. Në vendimin e tij të parë madhor ushtarak si komandant i përgjithshëm, ai urdhëron dërgimin e 17’000 forcave të tjera luftarake për të përforcuar 38’000 forcat amerikane dhe 32’000 forca nga rreth 40 vende aleate të NATO-s tashmë në terren. Më vonë atë vit, me gjeneralët që rekomanduan një fushatë “të fortë” të ngjashme me atë të zhvilluar në Irak në 2006-2007, Obama do të urdhëronte një prani edhe më të madhe. Kontigjenti amerikan do të tejkalonte 100’000 deri në mesin e vitit 2010, duke kryer operacione të gjera kundër rebelëve në të gjithë vendin.

1 maj 2011 – Bin Ladeni vritet në një sulm të forcave amerikane në Pakistan.

Dhjetor 2011 – Zyrtarët amerikanë thonë se diplomatët amerikanë kanë mbajtur gati dymbëdhjetë takime sekrete me talebanë afganë gjatë 10 muajve të mëparshëm, kryesisht në Gjermani dhe Katar.

27 maj 2014 – Pas fushatës në rritje të mandatit të parë të ish-Presidentit Obama, Uashingtoni tërheq shpejt forcat e tij dhe e kalon theksin tek trajnimi dhe mbështetja e ushtrisë afgane. Obama paraqet një plan për t’i tërhequr të gjithë deri në fund të vitit, përveç 9’800 forcave amerikane që do të tërhiqen deri në fund të vitit 2016.

28 dhjetor 2014 – Misioni luftarak amerikan përfundoi zyrtarisht pas tërheqjes së shumicës së forcave luftarake dhe kalimit në një luftë “të udhëhequr nga Afganistani”.

21 gusht 2017 – Presidenti amerikan Donald Trump shpall strategjinë e tij, duke bërë thirrje për një dislokim të vogël dhe pa afat të caktuar të forcave amerikane që ofrojnë mbështetje për afganët, me qëllimin që t’i detyrojnë talebanët të negociojnë për paqen me qeverinë e Kabulit.

29 shkurt 2020 – Nën ish-Presidentin Trump, Uashingtoni nënshkruan një marrëveshje me talebanët në Doha për të tërhequr të gjitha forcat amerikane. Talebanët bien dakord të ndalin sulmet ndaj forcave amerikane, të mos lejojnë që territori i tyre të përdoret për terrorizëm dhe të zhvillojnë bisedime me qeverinë afgane, edhe pse ato bisedime më pas do të rezultojnë të pafrytshme.

14 prill 2021 – Presidenti Biden njofton se forcat amerikane do të tërhiqen pa kushte deri më 11 shtator, duke zbatuar marrëveshjen e arritur me talebanët nga paraardhësi i tij, ish-Presidenti Trump.

2 korrik 2021 – Trupat amerikane tërhiqen papritmas nga baza e tyre kryesore në aeroportin e Bagramit 60 km në veri të Kabulit.

15 gusht 2021 – Pas një avancimi tronditës njëjavor duke kapur qytete në mbarë vendin, talebanët kapin Kabulin pa luftë. Presidenti Ashraf Ghani largohet nga vendi. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë nisin një operacion transportimi urgjent ajror nga aeroporti i Kabulit për të nxjerrë qytetarët e tyre dhe dhjetëra mijëra afganë që i ndihmuan.

26 gusht 2021 – Shteti Islamik fillon një sulm vetëvrasës me bombë ndaj portave të mbushura me njerëz të aeroportit të Kabulit, duke vrarë një numër civilësh dhe 13 ushtarakë amerikanë, incidenti më vdekjeprurës ky për forcat amerikane në Afganistan në më shumë se një dekadë.

30 gusht 2021 – Gjenerali amerikan Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, njofton përfundimin e tërheqjes së forcave amerikane./VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota perfshirja amerikane ne afganistam perfshirja amerikane ne afganistam

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen