LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi dorëzon në Parlament amendamentin: Gjithëpërfshirje në proces

17 Mars 2022, 09:22 Nga DOSJA
Kryemadhi dorëzon në Parlament amendamentin:

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka dorëzuar amendamentin në parlament për gjithëpërfshirje në procesin e integrimit. Propozimi i LSI sugjeron që Këshilli i Integrimit Europian të përbëhet nga të gjitha partitë parlamentare. Objektivi i kësaj nisme ligjore është realizimi i një gjithëpërfshirje sa më të plotë, të forcave politike parlamentare, në procesin shumë të rëndësishëm të Integrimit Europian, ku roli i Parlamentit është kyç dhe i pazëvendësueshëm.

POSTIMI I PLOTË:

RELACION PËR “NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 15, DATË 05.03.2015, PËR ROLIN E KUVENDIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN”. Bazuar në nenin 81 pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 68 të Rregullores së Kuvendit, u paraqit pranë Kuvendit të Shqipërisë për shqyrtim dhe miratim projektligji për “NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 15, DATË 05.03.2015, PËR ROLIN E KUVENDIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN”. Objektivi i kësaj nisme ligjore është realizimi i një gjithëpërfshirje sa më të plotë, të forcave politike parlamentare, në procesin shumë të rëndësishëm të Integrimit Europian, ku roli i Parlamentit është kyç dhe i pazëvendësueshëm. Procesi i Integrimit Europian në Shqipëri nuk ka ecur në ato ritme që të gjithë do të donim, ai ka shënuar ngadalësime të mëdha dhe shpesh herë, është bërë viktimë e taktikave dhe objektivave politike të partive të veçanta.

Interesi politik i ditës ka influencuar negativisht dhe në mbajtjen e qëndrimeve të unifikuara dhe konsensuale, shumë të domosdoshme për një ecuri pozitive të tij. Është fakt, që në të gjitha momentet kyç të tij, qoftë nga përmbyllja e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, apo Marrjes së Statusit si Vend Kandidat, apo vetë procesi i çeljes së negociatave për anëtarësim, të gjitha këto momente, janë shenjuar nga vonesa të cilat kanë ardhur si pasojë e konfliktualitetit politik, e që kanë bërë që të humbasë kohë e çmuar dhe sigurisht vendi ynë mbetet larg familjes europiane, ku i takon të jetë. Duke vlerësuar sa më sipër, qëndrimi i vetëm politik i cili i shërben konsensualitetit dhe evitimit të ngërçeve politike të panevojshme, e të dëmshme, është gjithëpërfshirja. Sistemi ynë politik dhe zgjedhor, kanë krijuar një traditë parlamentare politike me përfaqësim të disa partive politike në Kuvend. Parlamenti shqiptar, nuk është përfaqësuar në asnjë prej legjislaturave të pluralizmit, vetëm me dy parti politike, por, ka qenë vazhdimisht me një përfaqësim shumë partiak.

Edhe vetë fryma dhe gërma e ligjit 15/2015, ka në thelbin e tij gjithëpërfshirjen, ku në pikën 1 të nenit 6, shprehimisht thuhet:

“Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian është struktura më e lartë këshillimore kombëtare për integrimin europian, që ngrihet pranë Kuvendit, i cili nxit dhe garanton bashkëpunimin gjithëpërfshirës ndërmjet forcave politike, institucioneve publike dhe shoqërisë civile, si dhe siguron rritjen e transparencës në vendimmarrjen për çështjet e integrimit.”Bazuar në këtë realitet, të qartë dhe të pakundërshtueshëm, është tashmë objektive dhe e pashmangshme, se gjithëpërfshirja edhe përfaqësimi politik në këtë Këshill Kombëtar për Integrimin Europian, mund të realizohet vetëm duke garantuar përfaqësimin e secilës parti parlamentare të përfaqësuar në Kuvend me deputetë.Në këtë mënyrë, të gjithë faktorët politikë, duke qenë pjesë e Këshillit Kombëtar Integrimin Europian, do të mund të japin kontributin e tyre, por gjithashtu do të realizojnë edhe përfaqësimin e elektoratit shqiptar, që i ka votuar për tu përfaqësuar në Kuvend.Ndaj, ky ndryshim që propozohet, jo vetëm plotëson një boshllëk politik, por siguron gjithëpërfshirjen reale dhe kohezionin e plotë parlamentar, për një çështje madhore që i bashkon të gjitha forcat politike, siç është integrimit europian i Shqipërisë.Ky ndryshim, është një mesazh shumë pozitiv, në drejtim të kohezionit dhe gjithëpërfshirjes aq të munguar në gjithë këto vite dhe realizimin e përgjegjësisë maksimale të çdo force politike parlamentare në procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë