LIVE UPDATES
Politike

Kryengritja antikomuniste e Postribës, Basha: 75 vite më vonë, një perde e re e hekurt e ka ndarë Shqipërinë nga kombet p

9 Shtator 2021, 07:24 Nga DOSJA
Kryengritja antikomuniste e Postribës, Basha: 75 vite më vonë,

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në 75-vjetorin e kryengritjes antikomuniste të Postribës. Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Basha thotë se kryengritja ishte një shkëndijë e parë e rezistencës kundër regjimit gjakatar që u instalua dhunshëm në vend, shkërmoqi sigurinë e pushtetit antishqiptar duke sfiduar frikën dhe propagandën mashtruese.

Basha thotë se heronjtë e Postribës ngritën krye në emër të asaj çka ishte dhe mbetet e shenjtë për çdo shqiptar. Më tej, kryedemokrati shkruan se ishte një tragjedi që jehon edhe sot, por kurrë sa akti i ndritur i rezistencës i atyre që dhanë jetën për lirinë.

MESAZHI:

75 vite më parë, Postriba hyri kryelartë në histori përmes gjakut dhe guximit të qindra patriotëve, intelektualëve, klerikëve të të gjithë besimeve, të cilët i dhanë jetë kryengritjes së parë antikomuniste në Europën e ndarë nga perdja e hekurt.Kjo shkëndijë e parë e rezistencës kundër regjimit gjakatar që u instalua dhunshëm në vend, shkërmoqi sigurinë e pushtetit antishqiptar duke sfiduar frikën dhe propagandën mashtruese që fliste në emër të një populli që në fakt po rebelohej, e që ndezi shpresën e një fundi të shpejtë të klikës uzurpuese.Heronjtë e Postribës ngritën krye në emër të asaj çka ishte dhe mbetet e shenjtë për çdo shqiptar: liria dhe orientimi drejt vlerave perëndimore.Malësorëve martirë nuk u duhej të prisnin gjatë për të kuptuar se regjimi që sapo kishte hedhur kthetrat mbi Shqipërinë, po hapte kapitullin më të errët të historisë tonë. Ata njerëz fisnikë e dinin dhe e ndjenin në çdo ind të tyre, se asgjë e mirë nuk mund të vinte për kombin nga mohimi i vlerave themelore që, edhe në kohët më të vështira, kanë shënuar jetëgjatësinë ndër shekuj të popullit shqiptar.Ky manifestim i lartë guximi, kjo kryengritje për lirinë e atdheut që tundi themelet e regjimit komunist, u shtyp me dhunën më brutale nga frika e gjakatarëve se liria që frymonte bashkë me luftëtarët e saj, nuk do të zhdukej nga ky vend.Dhuna shtazarake që ra me vërtik për të shuar çdo përpjekje për demokraci, shënoi fillimin e një kalvari të gjatë vrasjesh dhe vuajtjesh, që nuk kursyen as gra e fëmijë. Terrori i egër do të shkretonte familje të tëra, përfshirë ato të Jup Kazazit, Osman Haxhisë, Idriz Tahirit e Abdullah Sahitit, patriotët që i prinë asaj kryengritjeje heroike.Vetëm në ditët e para togat e zeza komuniste pushkatuan pa gjyq 28 vetë. Masakra nuk u zhvillua vetëm në Postribë, por edhe në Shkodër, Pukë, Malësi të Madhe dhe në Mirditë.Një tragjedi që jehon edhe sot, por kurrë sa akti i ndritur i rezistencës i atyre që dhanë jetën për lirinë. Sepse ajo që historia na mëson është se regjimet dhe falangat e tyre bien të damkosura, ndërsa ata që luftuan për liri, përjetësohen dhe lënë gjurmë mbi të cilat hedhin hapat e tyre brezat, që me mirënjohje përkujtojnë sakrificat e të parëve, duke ruajtur në thellësite e zemrave të tyre një vend të shenjtë për të gjithë ata që dhanë jetët e tyre të çmuara. Ndaj, me nderim dhe mirënjohje përkulemi sot para kryengritësve të Postribës, të përkushtuar ndaj vlerave për të cilat ata sakrifikuan aq shumë, për më tepër kur 75 vite më vonë, një perde e re e hekurt e ka ndarë Shqipërinë nga kombet perëndimore. Një hije, e cila vjen prej një regjimi që ka mjete të ndryshme por qëllime të njëjta me atë të së shkuarës, po e pengon vendin tonë të jetë pjesë e familjes europiane. Një regjim që godet demokracinë, lirinë dhe të drejtat e qytetarëve, i cili është sa produkt i forcave të errëta të shoqërisë, aq edhe produkt i përballjes të pamjaftueshme me të kaluarën, që u lejoi pasardhësve të xhelatëve të hedhin pluhur mbi historinë e të restaurojnë një model që e kthen pas Shqipërinë. Kjo përpjekje tinëzare, që shkon në kundërshtim me idealet e martirëve të Postribës dhe po ashtu me aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për një Shqipëri europiane, është një thirrje patriotike për rezistencë, për t’u përballur, për të mos lejuar asnjë regjim të pengojë aspiratën e një populli të tërë për të gëzuar të njëjtën liri, të njëjtën demokraci, të njëjtën mirëqenie që gëzojnë popujt e Bashkimit Europian. Lavdi përjetë heronjve të Postribës!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kryengritja antikomuniste e postribes lulzim basha kryengritja antikomuniste e postribes lulzim basha

Sondazh

Poll
Politike 8 Shtator 2021, 22:12

Tragjedia në Tetovë, reagon Rama

TIRANË– Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku në spitalin e COVID-19 të Tetovës ka rënë një zjarr që i mori jetën të pakën 16 personav...

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër