LIVE UPDATES
Politike

‘Kryetari i Bashkisë është i papërshtatshëm’/ Basha takohet me minatorët në Kalimash: Masa e parë që do marrim, çl

2 Prill 2021, 12:24 Nga DOSJA
‘Kryetari i Bashkisë është i

KUKËS– Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ndodhet ditën e sotme në qytetin e Kukësit ku ka biseduar minatorë të pa punë të Kalimashit nga mbyllja e minierës. Ata u shprehën se për shkak të një gjobe të vënë në mënyrë abuzive, kanë një vit e gjysmë 400 familje që janë të pa punë.


Unë do të kërkoja nga qeveria e ardhshme, nga qeveria juaj, që të shikohet renta minerare e cila sot vetëm 5% i kthehet banorëve, i kthehet pushtetit lokal. Sot e më shumë se një vit. Jo sot, po flas ka një vit e gjysmë, për shkak të një gjobe abuzive për mendimin tim, për më gjatë punonjësit që kanë punuar aty, që janë 400 familje të cilët sot nuk kanë të ardhura, nuk kanë mundësi të rrisin fëmijët, por sot gjithë secili ka mendimin e vet. Të bëhet fëmija 18 vjeç dhe të ikë në Angli, të ikë nëpër Europë ndërkohë që ne duam që të ardhmen tonë ta ndërtojmë këtu në vendin tonë, një vend i pasur. Dhe kjo vjen për shkak të keqmenaxhimit dhe jo për shkak se nuk kemi burime natyrore apo njerëz, apo specialista. Kështu që ne shpresojmë që me ardhjen tuaj në qeveri të kemi një vëmendje të shtuar jo vetëm për Kukësin por për të gjithë Shqipërinë ama të përqendrohet tek komuniteti ku banojnë dhe jetojnë njerëzit.” – u shpreh Avni Gërmizi.

Minatorët patën ankesa edhe për kryetarin e bashkisë Kukës, ku sipas tyre di të vendos vetëm gjoba dhe asnjë punë nuk ka bërë për kuksianët.

“Kryetari i bashkisë turp të ketë! Ai është njeri, me ja thënë disa llafe ngjan keq. Njeri i papërshtatshëm për Kukësin fare, se ai veç ka qejf paret i ka qejf, punën hiç! Edhe ajo firmë ka ndërtuar një fabrikë që, e kam thënë edhe atëherë që nuk i ka ardhur Shqipërisë ajo lloj fabrike. Fabrikë e re e pastër, 9.5 milionë euro ka bërë me e ndërtuar me pajisje, ndërsa aty ai ka vendosur një gjobë 52 milionë euro. Është turp me e dëgjuar kush, një kryetar bashkie, 52 milionë euro gjobë me ndërtuar edhe 5 fabrika të tjera sa kjo, është e tmerrshme, është e tmerrshme, është një fabrikë asnjë pikë uji nuk derdh në lumë. Na ka lodhur, na ka mërzitur aq fort sa s’ta merr mendja, deri sa çfarë me të thënë fjalën e fundit, ça është fjala e fundit kur bëhet me të dalë shpirti, deri aty jemi mërzitur me këta njerëz, sepse mendojnë vetëm për xhepat.” – u shpreh një nga minatorët.

Basha tha se keqqeverisja e 8 viteve është ndier më shumë në qytetin e Kukësit dhe këtë e tregon ikja masive e njerëzve. Ai u zotua para minatorëve se masat e para që do marrë do të jenë çlirimi i vargonjve që mbajnë ekonominë peng, si dhe ngritjen e një strukture të posatshme e cila do të merret me transparencën e burimeve natyrore të Shqipërisë. Ai gjithashtu tha se me taksën 9%, sipërmarrja shqiptare do të ketë mundësi të hap fabrika të reja të cilat përkthehen në vende pune.

DEKLARATA:

Unë ju falënderoj nga zemra për këtë takim. Herën e fundit kemi qenë shumë afër në fabrikë dhe madje edhe rojet u shqetësuan përse u afruam aq shumë e donin me na larguar. Donin me na larguar me qëllimin e vetëm të fshehin të vërtetën por e vërteta nuk fshihet dot më. E vërteta është njësoj si ajo fabrikë që ka ngec dhe që është e fikur ashtu është fikur edhe Shqipëria 8 vite për shkak të Edi Ramës. 8 vite pa arritur asgjë për njerëzit, 8 vite premtime boshe, 8 vite ku një vend i pasur dhe një trevë e pasur siç është treva e Kukësit, këtë pasuri me duart e Edi Ramës ia ka dhënë vetëm një grushti njerëzish. Kam parë me sytë e mi si është zbrazur Kukësi këto vite dhe sa më shumë zbrazet Kukësi aq më shumë rëndohesh retorika dhe gjuha boshe e kryeministri në ikje dhe e qeverisë në ikje. Ndaj, sot duhet të jem i kursyer në fjalë. Masat e para që do marrim do të jenë çlirimi i vargonjve që mbajnë ekonominë peng, që mbajnë pasuritë e Kukësit peng. Vargonj të tillë si trau i rrugës së kombit që do të hiqen, vargonj të tillë si korrupsioni. Korrupsioni politik është arsyeja e vetme pse ju jeni sot pa punë, korrupsioni politik është arsyeja e vetme pse vuajnë naftëtarët dhe minatorët. Korrupsioni politik është arsyeja e vetme pse pasuritë e mëdha që do ishin bekim në çdo situatë tjetër, për çdo popull tjetër janë kthyer në mallkim për ju dhe për familjet tuaja. Dhe unë ua jap fjalën se masat e para që do marrim është që këto pasuri t’i kthejmë në funksion të mirëqenies tuaj. Të gjithë sipërmarrësit e ndershëm, investitorët vendas dhe të huaj do të kenë tek qeveria ime një mbështetje të fuqishme për t’i rindezur fabrikat, për të hapur fabrika të reja, për të hapur fronte të reja pune. Dhe këto janë qëllimet kryesore të planit tonë ekonomik, taksa e sheshtë 9%, ulja e çmimit të karburantit, ulja e çmimit të energjisë për ata që prodhojnë dhe për ata që eksportojnë prodhimet shqiptare, ulja e kontributit të sigurimeve shoqërore kanë një qëllim madhor, të vejë në lëvizje ingranazhet e ekonomisë, të rihapi frontet e punës, të ripunësoj dhe të punësojë rininë e Kukësit, ata që kanë punuar dhe kanë humbur vendet e punës për shkak të padrejtësive dhe korrupsionit qeveritar dhe të rrisë rrogat, të rrisë pagat që mos të punojë për lëmoshë, mos punojnë për të mbajt frymën gjallë, por të punojnë me dinjitet siç punojnë minatorët, e përpunuesit, e naftëtarët në gjithë vendet e tjera atje ku qeveria kryen detyrën e vet. Dhe unë ju garantoj se mbas 25 prillit qeveria që do të zgjidhni me votën tuaj, qeveria ime, ndryshimin e parë që do të sjellë do të jetë një qeveri që do të punojë për ju. Këtë zotim jua kam bërë kur kemi qenë shumë afër asaj fabrikë të mbyllur dhe sot jua përsëris, ajo fabrikë do të hapet shumë shpejt, e shumë të tjera do të hapen. Frontet e punës do të rihapen sepse problemi është i shkaktuar nga politika dhe do të zgjidhet nga politika. Nga një ekip, njerëz që ju i njihni personalisht, njihni historitë e tyre personale dhe familjare që gjithë jetën e tyre e kanë ndërtuar në bazë të ndershmërisë, të punës, të dinjitetit, të integritetit e jo të hajdutllëkut, e të analfabetizmit. J’ua thashë dhe naftëtarëve, po jua them dhe ju, do të kemi një strukturë të posaçme e cila do të merret me transparencën e burimeve natyrore të Shqipërisë. Dhe ata zyrtarë që do të merren me këto çështje do të jenë në një vëzhgim kaq të rreptë, pata mundësinë ta them dhe mbrëmë në një emision televiziv, saqë do të duket Vetting-u si shëtitje në park.” – u shpreh Basha.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne kukes lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne kukes lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit