Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nuk kisha bukë për të ngrënë… ky është justifikimi i një hajduti që u kap në flagrancë në afërsi të liqenit. Ai belbëzoi këtë frazë mes thirrjeve të disa qytetarëve që po vraponin dhe të qarave të dy grave që ishin terrorizuar nga veprimet e tij. Por, ky pretendim nuk ishte aspak lehtësues për të, pasi hajduti sapo i kishte rrëmbyer nga qafa një gruaje varësen e çmuar për të.
I prangosuri i shërbimeve të policisë quhet E. Z, i moshës 40 vjeç. Këto detaje përshkruhen në procesverbalin e komisariatit numër një, ku jepen detaje se si u arrestua hajduti që njëkohësisht këmbëngul se ishte shtyrë nga uria për ta ndërmarrë atë veprim kriminal. Një burim zyrtar i gazetës “Si” tregon se E.Z i qëndroi këtij versioni edhe kur u pyet në komisariat në prani të një avokati të caktuar falas nga shteti. “Po unë isha, unë ia këputa varësen. E bëra këtë gjë, pasi nuk kisha asgjë për të ngrënë në shtëpi. Jam i penduar”. Shërbimet policore referojnë në raportimin e ngjarjes se vjedhja e gruas u krye rreth orës 21.10 minuta në afërsi të kodrave të liqenit, pranë kishës.
Gruaja me inicialet E.G e pyetur për identitetin e hajdutit rrëfen frikën që ju shkaktua, por shtoi edhe detaje të tjera, të tre djemve të panjohur që kur e kishin dëgjuar duke qarë, kishin ndërprerë ushtrimet fizike dhe ishin vënë pas hajdutit. Siç rezulton edhe në dosje, pikërisht dy qytetarët e shtrinë të parët përtokë hajdutin derisa aty mbërriti policia që i vendosi në duar prangat. E. G veç falënderimit për ta shton “dola nga liqeni bashkë me shoqen time për shëtitje. Kur po ktheheshim në shtëpi, një person që po vinte përballë nesh, u afrua pranë meje. Më këputi me forcë varësen nga qafa”. Fillimisht u tremba, por më pas u vura edhe unë në ndjekje të tij. Pashë se njësoj vepruan edhe tre djem të tjerë. Kur mbërrita, konstatova se aty gjendeshin edhe shërbimet e policisë.
Pas arrestimit, oficerët kanë shkuar edhe në banesën e tij, në pallatet e ish-komunales. Ai jetonte në varfëri të tejskajshme, tregoi për gazetën “Si” një nga agjentët e komisariatit numër një. Por kjo nuk e justifikon veprimin e tij, ndaj vepra për të cilën u referua në prokurori është ajo e vjedhjes me dhunë. Ndonëse i dyshuari këmbënguli se kishte kërkuar shumë herë punë të çfarëdoshme, askush nuk ia kishte hapur derën. “Askush nuk më dha një mundësi, dhe atë natë po ecja nëpër Tiranë e po vrisja mendjen si do veproja”. Në procesverbal thuhet më tej se në shtëpinë e Zelisë nuk u zbulua asnjë send i paligjshëm. Ndërkohë që ai u referua për hetime në vazhdim për vjedhje me dhunë sipas nenit 139 të Kodit Penal.
Marrë nga Gazeta “Si”
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Blendi Gonxhja, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), zbuloi në “Dita jonë” në A2 se si do të jetë rikth...
DURRËS– Landfilli i Porto-Romanos është konsideruar si një nga pikat më të nxehta në Shqipëri, me nevojë urgjente për mbylljen e tij, që në vitin 2016. Kry...
TIRANË– Mandati i Ardian Dvoranit, anëtar i Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), po mban të bllokua...
ELBASAN– Dalin pamjet e para nga vilat superluksoze të të plagosurit të sotëm, Ardian Çapja. E siguruar me një portë gri, nga jashtë duket shumë pak pjes...
BERAT- Pas disa muajsh është zbardhur autosia për vdekjen e dy binjakëve 5-muajsh në Berat. Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat kanë mbërritur përgjigjet e ...
DURRËS- Situata me mbetjet në Durrës ka dalë jashtë kontrollit. Dojsa.al, publikoi ditën e djeshme disa foto nga qyteti i Durrësit, ku tabloja e lagjeve kr...
DURRËS- Djegia e mbetjeve në Manëz është një problem shumë shqetësues që ka ngitur banorët në protesta. Prej disa ditësh banorët e kësaj zone kërkojnë që t...
ELBASAN-Autorët e atentatit ndaj Ardian Çapjas kanë djegur plotësisht makinën e tyre, pasi u arratisën nga vendngjarja. Burime për Dosja.al bëjnë me dije...
ELBASAN-Zjarrfikësi 38-vjeçar, Dash Muhaxhiri, i cili mbeti i plagosur në atentatin daj Ardian Çapjes në Elbasan, ka treguar dinamikën e ngjarjes....
TIRANË -Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, vizitoi sot qendrën e re shëndetësore të rehabilituar të Golemit. Manastirliu bëri me dije se pranë z...