LIVE UPDATES
Ekonomi

Ku janë 60,000 fëmijë shqiptarë?

31 Gusht 2021, 10:53 Nga DOSJA
Ku janë 60,000 fëmijë shqiptarë?

Mbi 60.000 fëmijë janë larguar nga Shqipëria dhe kanë kërkuar azil për herë të parë në një vend të BE-së gjatë 10 viteve të fundit (2011-2020). Shqipëria numëron gjithsejt në vitin 2021 rreth 656,441 fëmijë nën 18 vjeç. Në bazë të këtyre të dhënave rezulton se rreth 10 përqind e popullsisë së fëmijëve është larguar nga Shqipëria brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore. Të dhënat bëhen publike nga Eurostat-agjensia e statistikave të BE-së.

Nuk ka asnjë të dhënë se cila është gjendja e këtyre fëmijëve dhe ku gjenden ata. Nga ana tjetër një largim kaq i konsiderueshëm paraqet një sërë rreziqesh ekononike, sociale dhe politike, si në planin afat-shkurtër ashtu edhe atë afat-gjatë të zhvillimit të vendit.

Nuk dihet se sa nga këta fëmijë e kanë përfituar të drejtën e azilit dhe sa prej tyre ju është refuzuar kjo e drejtë. Po sipas Eurostat, mbi 82 përqind e fëmijëve që kanë kërkuar azil janë nën moshën 14 vjeç. Rreth 45 përqind e fëmijëve të larguar janë vajza ndërsa 55% janë djem. Të gjitha këto të dhëna e bëjnë fenomenin e largimit të tyre edhe më shqetësues.

Numri më i madh i fëmijëve azil-kërkues i përket vitit 2015, me rreth 18 mijë fëmijë, ndërsa gjatë vitit 2020 mbi 1700 fëmijë aplikuan për azil për herë të parë në një vend të BE-së. Vendi më i preferuar nga fëmijët për të kërkuar azil është Franca, e ndjekur nga Gjermania dhe Belgjika.

Bashkimi Europian nuk ka një politikë të unifikuar përsa i përket azilit, ndaj qëndrimi i fëmijëve varet nga ligjet dhe politikat që zbaton secili vend anëtar. Kërkesat e fëmijëve që vijnë nga Shqipëria gjatë dhjetë-vjecarit të fundit, e rendisin vendin tonë në vend të 5-të, pas vendeve si: Afganistani, Siria, Iraku dhe Rusia.

Të gjitha këto të dhëna janë një “shuplakë e fortë” në fytyrën e çdo qeveritari dhe politikani në Shqipëri dhe një kambanë alarmi për shoqërinë tonë! Ato flasin për një situatë të pashpresë për mijëra fëmijë anëmbanë Shqipërisë, të cilët shohin si zgjidhje vetëm largimin nga vendi i tyre për një jetë më të mirë. Ato flasin për mungesën e investimeve për ushqimin, mirë-rritjen, arsimimin, argëtimin dhe shërbimet shoqërore për fëmijët që nuk kanë me çfarë të jetojnë! Ato tregojnë historinë e dëshpëruar të mijëra fëmijëve e prindërve, të cilët mendojnë se shpëtimin nga mjerimi ku jetojnë mund ta gjejnë edhe te trafikimi, skllavëria apo shfrytëzimi!

Pyetjet që me të drejtë ne shtrojmë sot publikisht për Qeverinë, institucionet e saj, partitë politike parlamentare, Kuvendin e Shqipërisë dhe shoqërinë tonë: Ku janë këta fëmijë? A janë të gjallë apo kanë vdekur? A janë skllavëruar ata për të shitur drogë apo kryer punë të paligjshme? A po ndjekin ata shkollën në një vend të BE-së apo janë duke lypur apo duke u shfrytëzuar seksualisht për të mbijetuar? Kush mban përgjegjësi për këtë largim masiv të fëmijëve nga Shqipëria?

CRCA/ECPAT Shqipëri është thellësisht e shqetësuar për këtë largim masiv të fëmijëve nga Shqipëria dhe për faktin që askush nuk flet për këtë fenomen, sikur të mos ekzistonte! Është detyrë e Qeverisë, Kuvendit dhe Bashkive në të gjithë vendin, që ta marrin seriozisht këtë çështje dhe të gjejnë zgjidhje si në nivel vendor ashtu edhe në atë kombëtar!

Me hapjen e Kuvendit të ri të Shqipërisë pas pak ditësh, ne do të kërkojmë zyrtarisht ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar gjendjen e këtyre fëmijëve, vendodhjen e tyre si dhe përgjegjësit për këtë largim masiv të fëmijëve nga Shqipëria. Nga ana tjetër ne mendojmë se këto shifra janë një thirrje për Qeverinë e re, që do të formohet pas pak ditesh, për t’i kthyer përfundimisht sytë nga fëmijët! Vetëm investimet serioze në arsim, ushqimin dhe sigurinë e fëmijëve, argëtimin dhe shërbimet e mbrojtjes shoqërore, do të bënin të mundur që fëmijët të qendrojnë dhe investojnë për një jetë më të mirë në Shqipëri.

Për më shumë informacion, kontaktoni:

CRCA/ECPAT Shqipëri
Cel: +355675002025
E-mail: [email protected]

Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale femijet shqiptare femijet shqiptare

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri