All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Kur do të votohet qeveria e re? Pas datës 10 Rama dhe ministrat do presin dekretimin nga Meta, ende nuk është dërguar kërk

3 Shtator 2021, 20:53 Nga DOSJA
Kur do të votohet qeveria e re? Pas datës 10 Rama dhe ministrat do
All - Paragraf - 1

TIRANË– Edi Rama me shpalljen e emrave të kabinetit të tretë qeverisës, ndoqi traditën e dy qeverive të mëparshme të shpallura përpara asamblesë kombëtare. Shpalosja e ekipit te qeverisë Rama 3, pa u mbledhur ende kuvendi i ri është më shumë një veprim taktik, për ti vënë në dispozicion presidentit Ilir Meta, kohën e nevojshme në advancë, për tu njohur e hulumtuar të përzgjedhurit e krye-socialistit Rama. Por çfarë pritet të ndodhë më pas? Presidenti Ilir Meta e hodhi hapin e tij të parë konformë kërkesës së kushtetutës për ta mbledhur kuvendin e ri më 10 Shtator. Hapat vijues i takojnë të ndërmerren nga fituesi 74 mandateve në zgjedhjet e 25 Prillit, Partia Socialiste e cila duhet ti dërgojë presidentit kërkesën për mandatimin e kryeministrit.

Është neni 96 i kushtetutës që përcakton se presidenti emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.
Top Channel nga burime brenda PS ka mësuar se kërkesa në drejtim të presidencës nuk ka mbërritur ende. Të njëjtat burime theksuan se PS nuk pse ngutet, në një kohë kur ka shumicën e padiskutueshme në kuvend. Me të gjitha gjasat do të jetë numri dy i PS, i sapozgjedhuri në këtë post Damian Gjiknuri i cili do të dërgojë mbase personalisht ose përmes postës kërkesën në presidencë.

Me mandatimin e kryeministrit nga Presidenti, i pari qeverisë së re i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij. Paçka se është kryeministri që i dërgon për dekretim ministrat, fjalën e fundit e thotë kreu shtetit i cili në të shkuarën në rastet e Sandër Lleshajt dhe Gent Cakajt, pati hezitim në lëshimin e dekreteve, që shënoi edhe piknisjen e përplasjes së madhe me partinë socialiste e cila e propozoi dhe e çoi Ilir Metën në presidencë.

Shumica e ministrave të kabinetit të propozuar Rama 3 ka marrë dekretime të mëparshme nga presidenti përveç Ulsi Manjës, Frida Krifcës, Delina Ibrahimit, Edona Bilalit, Bora Muzhaqit. Por a do ta vijojë sjelljen e muajve të fundit si një president Danez, Ilir Meta në raport me Edi Ramën?

Testi do të jetë dekretimi ministrave të rinj në një kohë kur në të shkuarën vetë Ilir Meta me zë dhe figurë, nuk ka nguruar të denoncojë e të kërkojë hetim të thelluar për dosjen e 184 të Dibrës, ku në një përgjim të prokurorisë është edhe i propozuari për ministër drejtësie Ulsi Manja.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama qeveria rama 3 edi rama qeveria rama 3

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë