E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova, së shpejti, do të dorëzojë aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, si dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s. Kurti i bëri komentet në Berlin, pas një takimi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Scholz priti të mërkurën në takim edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ky i fundit reagoi ndaj paralajmërimeve të Kosovës se do të bëjë përpjekje të anëtarësohet në organizata të reja ndërkombëtare.
“Nëse dikush nuk dëshiron të respektojë Marrëveshjen e Uashingtonit, edhe ne do të veprojmë në përputhje me Kushtetutën dhe interesat kombëtare”, tha Vuçiç.
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në shtator të vitit 2020 një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e njohur si Marrëveshja e Uashingtonit.
Me këtë marrëveshje, Kosova është pajtuar për një moratorium njëvjeçar mbi përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, ndërsa Serbia ka rënë dakord për një moratorium – po ashtu njëvjeçar – mbi fushatën e saj kundër njohjeve të Kosovës si shtet. Në bazë të Marrëveshjes së Uashingtonit, moratoriumet tashmë kanë skaduar. Kancelari Scholz tha se shpreson se Serbia nuk do të largohet nga ato organizata, ku Kosova do të mund të anëtarësohet.
“Unë dua që Serbia të qëndrojë në Këshillin e Evropës. Kontributi i dhënë atje është i rëndësishëm”, tha Scholz.
Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë. Partneriteti për Paqe, ndërkaq, është një program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë.
Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por nuk ka arritur ende të anëtarësohet në disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare. Ajo nuk është ende as anëtare e Bashkimit Evropian, as e Organizatës Botërore të Tregtisë, as e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale e të tjera.
Serbia ka qenë e angazhuar në fushatë për pengimin e Kosovës, së bashku me mbështetësen e saj kryesore në arenën ndërkombëtare, Rusinë. Kosova, megjithatë, ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare – në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.
Marrë nga REL
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
BERIN- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka publikuar foton me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Me anë të një postimi në Twitter, Vuçi&c...
BERLIN- Pas takimeve të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Berlin, kancelari gjerma...
KOSOVË- Gazetari Berat Buzhala ka ironizuar darkën që i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka organizuar për Kryeministrin ...
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paraqiti një paketë të re sanksionesh që përfshin një ndalim të importeve të naftës ruse deri ...
BRITANI– Një komitet parlamentar britanik që shqyrton draft-legjislacionin e sigurisë në internet ka ftuar Elon Musk të diskutojë planet e tij për të bler...
GREQI- Dyshimet për fajësinë e 33-vjeçares, Roula Pispirigou për vrasjen e qëllimshme të vajzë së saj Georgina po shtohen pasi konkluzioni i mjekëve për ...
GJERMANI- Sekretari i Përgjithshëm i CSU, Stephan Mayer jep dorëheqjen. Bunte shkruan se dorëheqja erdhi pasi më parë u raportua se Mayer kishte kërcënuar një g...
GJERMANI– Kancelari gjerman Olaf Scholz ka dalë në konferencë për shtyp pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç ku ka theksuar se t...
GJERMANI– Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka përfunduar takimin e tij me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin ku ka theksuar se Serbia ...
GREQI– Ka shpërthyer në akuza gjyshja e trevjeçares që humbi jetën në spitalin ‘Ipokratio’ të Selanikut, e cila ka kërkuar të zbardhet ...