Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Kurti reagon pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve: Fitoi referendumi, falënderojë të gjithë mbështetësit
13 Mars 2021, 16:16Nga DOSJA
KOSOVË-Kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti ka reaguar pas certifikimit të votave, ku Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka shprehur falënderime për qytetarët brenda dhe jashtë Kosovës që e kanë mbështetur. Po ashtu ai e ka quajtur fitoren një referendum dhe ka falënderuar dhe anëtarët dhe aktivistët e LVV-së për angazhimin.
“Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën. Ju falemnderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre. U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush. Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime!”-ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi ditën e sotme, rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore bindëse, duke fituar 50.28 për qind të votave. Pas certifikimit të rezultatit, sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i Kosovës, në këtë rast, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, brenda 30 ditësh duhet të thërrasë seancën e parë të kuvendit, në mënyrë që të formohen institucionet e dala nga zgjedhjet.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka refuzuar ofertën e kryeministrit Edi Rama, i cili një natë më parë i bëri ftesë Kosovës nga Rin...
KOSOVË-Lidhja Demokratike e Kosovës, ditën e nesërme do të zhvillojë mbledhjen për kryetarin e ri të partisë.Sipas Gazeta Express, në mbledhje do të marrin...
MIANMAR-Protestat në Mianmar vijojnë pas grushtit të shtetit. Sipas TheGuardian, gjashtë protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë.Tre njerëz u vranë dhe disa...
GREQI-Në Greqi, vijojnë protestat. Sipas mediave të greke, ditën e sotme janë duke u zhvilluar marshime, tubime në të gjithë Athinën dhe në shumë zona të Greqis...
KOSOVË-Besian Mustafa, djali i aktivistit të vrarë të LDK-së, Xhemail Mustafës, i cili ka kandiduar për t’u bërë dhe kryetar i partisë, ka reaguar para mba...
IZRAEL-Njerëzit në Izrael janë duke festuar, heqjen e masave izoluese në vend. Sipas mediave të huaja, në Pazarin e Birrave në Tel Aviv, njerëzit janë duke pirë...
PRISHTINË- Kosova ka shënuar një ulje të rasteve të infektimeve krahasuar me një ditë më parë.Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,142 mijë testime dhe ka...
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, ku në fokus është zotimi i Kosovës për hapjen e ambasadës së saj në Jerusalem ka nxitur një ...
SHBA- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar që shtetet që kanë luftëtarë në Libi t’i tërheqin ata “pa vonesa”, në mënyrë që të mund të respekto...