"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Deputeti i PS shpërndau leje legalizimi, KQZ gjobit me 1500 lekë kreun e Kadastrës Arben Qalliu
14 Janar 2021, 12:21Nga DOSJA
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 1500 lekë të reja, drejtorin e Kadastrës në Lushnje, Arben Qalliu, pasi ky i fundit shpërndau leje legalizimi krah deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela.
Hetimi nisi disa ditë pas publikimit në media të pamjeve ku deputeti dhe kreu i Kadastrës shpërndanë leje legalizimi në kundërshtim me kufizimet e vendosura në KQZ, ku ndalohet që para zgjedhjeve deputetët të shpërndajnë certifikata.
Kjo shpërndarje e çertifikatave u publikua edhe në llogarinë e Bujar Çelës në Facebook pikërisht atë ditë, dhe tashmë kreu i kadastrës Lushnje duhet të paguajë gjobën “e majme”.
KQZ ka kufizuar qeverinë që 4 muaj përpara zgjedhjeve të mos organizojnë apo të marrin pjesë në aktivitete ku priten shirita elektoralë apo prezantohen projekte të investimeve në fushën e transporteve, energjisë, mjedisit, shëndetësisë, kulturës dhe arsim. Lista e personave që e kanë të ndaluar përfshirjen në aktivitetet e mësipërme janë: kryeministrin, Zëvendëskryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat, kryetarët dhe nënkryetarët e bashkive, drejtorët e përgjithshëm të agjencive, apo shoqërive si: OSHEE, Ujësjellës, Posta, etj.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit, familjet e Riza Zekthit, Hysen Vreshtit dhe Nazmi Oruqit në fshatin Dritas të Zall-Herrit hynë në shtëpitë e ri...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në qendrën shëndetësore numër 1 në kryeqytet, aty ku nuk la pa komentuar rastin e sanitares T...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka renditur arsyet që sipas tij po bëjnë që shqiptarët të braktisin vendin e tyre. Në tryezën e mbledhur nga vetë Kreu i Shtet...
Gent Cekaj u emërua ministër për Europën dhe Punët e Jashtme nga kryeministri Edi Rama në dhjetor 2018, por ai e ushtroi funksionin si i komanduar, pasi nuk u d...
TIRANË– Ilir Gëdeshi është shprehur se nga Shqipëria po ikin fëmijët e elitës intelektuale të vendit. Në tryezën e mbledhur nga Presidenti Ilir Meta për sh...
TIRANË– Pedagogu i Fakultetit Ekonomik në UT, Sherif Bundo ka deklaruar se shpopullimi i vendit në Shqipëri është e njëjtë me atë të largimit të shqiptarëv...
LEZHË– Reshjet e shiut kanë pushuar prej me shumë se 24 orësh, por shumë toka bujqësore në Lezhë janë akoma të përmbytura, pasi nuk është marrë asnjë...
SHBA– John Tatko ishte anëtari i parë republikan i Kongresit që njoftoi se do të votonte pro fajësimit të presidentit Donald Trump. Bloomberg shkruan se ky isht...