Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
EMRAT/ Dy vëllezërit rrahin efektivët në Korçë, prangosen pas ardhjes së përforcimeve
30 Prill 2022, 14:07Nga DOSJA
KORÇË– Xhemal dhe Robert Jaçe, 41 dhe 52 vjeç, të dy vëllezër e banues në fshatin Voskop, Korçë, janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë dhunuar disa efektivë. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se dy vëllezërit Jaçe u kapën duke transportuar dru zjarri pa leje, me dy mjete njëri prej të cilëve pa dokumentacion. Por, në momentin që janë ndaluar nga efektivët i kanë dhunuar dhe janë përleshur me ta. Me ardhjen e përforcimeve të dy vëllezërit janë vënë në pranga.
Njoftimi i policisë Korçë
Goditën për shkak të detyrës punonjësit e policisë, pasi u kapën duke transportuar dru zjarri pa leje, me dy mjete njëri prej të cilëve pa dokumentacion, vihen në pranga 2 vëllezër dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Arrestohen në flagrancë Xhemal dhe Robert Jaçe, 41 dhe 52 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë. Procedohet penalisht edhe shtetasi A. J., 25 vjeç. Këta shtetas u kapën në rrugën Voskop-Voskopojë, duke transportuar me dy mjete “Range Rover”, njëri prej të cilëve ishte pa dokumentacionin përkatës, pa targa, nga 2 m³ secili.
(f.m/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË– Fatbardh Kadilli, duket se kishte detyrën e zërit kritik në Kuvendin e sotëm të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij në Kuvend, Kadilli i kër...
MALËSI E MADHE- Një 37-vjeçar është arrestuar në Malësi të Madhe, pasi akuzohet për kultivim kanabisi. Në pranga ka përfunduar Dorian Jacaj, i cili ...
TIRANË– Ka nisur votimi për zgjedhjen e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në hollin e Pallatit të Kongreseve, ka nisur voti...
TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të jenë pjesmarrës në Kuvendin Kombëtar të PD-së....
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga 13 persona dhe ka proceduar penalisht 5 të tjerë në 24 orët e fundit për vepra të ndryshme penale ku 9 pr...
ITALI- Policia italiane ka arrestuar në flagrancë dy persona, mes tyre një shqiptar të cilët në një lokal midis rrugës Emilia San Pietro dhe Montegrappa po shkë...