Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Ekzekutohet në mënyrë mafioze gazetari investigativ në Greqi, Jorgo Karaivaz ishte i ashpër me auroritetet, pistat për dy
9 Prill 2021, 12:17Nga DOSJA
GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytetin grek, Athinë, ku është ekzekutuar me mbi 6 plumba, gazetari i njohur i kronikës së zezë, Jorgo Karaivaz. Mediat greke raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi menjëherë pasi gazetari doli nga emisioni dhe ishte pranë shtëpisë së tij, në Alimos në Rrugën Aninou. Ai kishte qenë i ftuar në televizionin “Star” ku po raportonte në lidhje me një krim tjetër që tronditi Panhelenikën ditët e fundit, me vrasjen e dyfishtë të dy vëllezërve në Makrinitsa.
Mësohet se autorët, dy burra kishin hipur në një skuter dhe kishin vendosur një pritë dhe i kishin zbrazur një karikator të një arme me silenciator mbi mjetin e gazetarit, por gjashtë plumba përfunduan në trupin e tij, duke i marrë jetën. Gazetari u gjet me kokën e varur jashtë makinës së tij, pranë një parku afër banesës, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën 17 gëzhoja.
Mediat greke publikuan edhe pamje ku shihej se pas vrasjes së gazetarit ne vendngjarje ka shkuar gruaja e tij, e veshur me të zeza dhe e shoqëruar nga dy persona.
Kush ishte Jorgo Karaivaz
Gazetari Karaivaz ishte një nga emrat më të njohur në Greqi në hulumtimin e kronikës së zezë. Prej vitesh ai punonte pranë “Star Channel” dhe mbulonte ngjarjet policore.
Jorgo Karaivaz ishte i martuar dhe baba i një fëmije. Një reporter për çështjet policore që nga vitet 1990 në stacionin televiziv ANT1, ai u largua në 2017 dhe u transferua në kanalin STAR. Pistat e mundshme të hetimin do të drejtohen në bazë të profesionit të tij, ku ai shpesh ka folur rreth disa vrasjeve të bujshme në shtetin fqinj, ku një ndër to mendohet të jetë dhe ajo e Panhelenikën, me vrasjen e dyfishtë të dy vëllezërve në Makrinitsa, për të cilën ai foli herën e fundit që doli publikisht në media. Ai u bëri thirrje të fortë autoriteteve dhe i kritikoi ata në lidhje me mënyrën se si po hetohej për krimin e dyfishtë. Por, sapo mbaroi këto fjalë dhe u nis për në shtëpi, gazetari gjeti vdekjen në sulmin mafioz.
Protothema shkruan se ngjarja ku po hetohet për momentin është edhe përfshirja e gazetarit të ndjerë në marrëdhënie me Dimitris Malamas, një biznesmen i ekzekutuar mëngjesin e 29 tetorit të vitit 2019, i cili njihej për lidhje të forta me botën e ‘nëntokës’ greke. Pikërisht Karaivaz kishte hetuar për këtë krim dhe kishte zbuluar se Malamas mbrohej nga policia vendase, pavarësisht aktiviteteve të tij me kriminelët e zonës, po ajo mbrojtje ‘i hëngri kokën’.
Disa dëshmitarë madje treguan se vrarësit të cilët udhëtonin mbi motor nuk i kishin maskuar fytyrat, duke shtuar këtu faktin që ishin mjaft të sigurtë që nuk do të identifikoheshin dhe njiheshin nga askush.
Ngjarja ka lënë një njollë të zezë përsëri mbi lirinë e medias në Greqi, pasi edhe 11 vjet më parë thuajse në të njëjtën mënyrën mënyrë është vrarë Sokratis Golias, një prej pionerëve të gazetarisë investigative në vend. Përgjegjësinë për krimin e rëndë e mori grupi terrorist Sekti Revolucionar, por këto krime po cënojnë lirinë e shtypit. Ngjarja e rëndë është raportuar edhe nga mediat ndërkombëtare të cilat me jehonë kanë kërkuar zbardhjen e krimit makabër. Edhe presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen, bëri apel për vendosjen e autorëve para drejtësisë.
(F.g./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Zbardhet dëshmia e dhënë para efektivëve të Policisë së Shtetit, e dhënë nga kontrollorja e aeroportit të Rinasit, Flora Ndreca. Kjo e fundit, e ci...
TIRANË– Flakë brenda kuzhinës së një kopështi privat në zonën e “Don Bosko-s” në Tiranë, por fatmirësisht janë fikur në kohë nga zjarrfikëset. Policia ka n...
KURBIN– Drejtori i Kadastrës së Kurbinit, Edmond Stojani është shpallur në kërkim pasi Policia e Shtetit i zbuloi laboratorin e kanabisit që kishte ndërtu...
TIRANË- Një protestë kundër vrasjes së qenve nga ana e Bashkisë Tiranë është zhvilluar mesditën e sotme në sheshin Skënderbej. Dhjetra aktivistë të angazhu...
GJIROKASTER- Një 20-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Peshkëpi pasi është kapur në flagrancë me 5 emigrantë të paligjshëm në makinën e tij. Ai po i ka...
TIRANË– Gjykata Civile pritet të shqyrtojë sot padinë e kontrollorëve ndaj kompanisë “Albcontrol”. Seanca ka nisur sot që në orën 12:30.Kontrollorët e traf...
KUKËS– Teksa nëntë ditë na ndajnë nga hapja e aeroportit të Kukësit, janë ende në proces punimet.Në videon e siguruar në Dosja.al duket se në ambientet e j...
TIRANË– Spitali Covid4 në kryeqytet është mbyllur. Shkak është bërë rënia e rasteve të personave që janë infektuar me Covid.Pacientët që kishte ky spital, ...
LEZHË-Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Balldre-Lezhë. Një mjet është përplasur me një motor.Drejtuesi i motorit ka marrë plagë pas për...
TIRANË- Pas 48-orësh pezullim, sot rinisën fluturimet në aeroportin ‘Nënë Tereza’, por ende ka fluks qytetarësh në ambientet e jashtme.Në videon e sigurua...