Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
NGJARJA/ E trishtë në Sarandë, policia gjobiti të birin me 10 mln lekë dhe e shoqëroi, i ati biznesmen ndërron jetë nga
10 Korrik 2021, 10:47Nga DOSJA
SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës, ku një biznesmen ka ndërruar jetë për shkak të një infarkti. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai është Shuaip Sejko, i njohur në qytet edhe si “Çapi”. 62-vjeçari është pronari i një hoteli në Sarandë, ndërkohë që ngjarja ka një tjetër prapaskenë. Gjatë orëve të para të mëngjesit, policia e Shtetit ka shkuar për kontroll në lokalin e të birit, K.S., të cilin e ka gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra. Kontrolli është ushtruar rreth orës 04:00 në mëngjes, dhe është raportuar nga Policia në komunikatën e sotme.
“Vlorë, Himarë, Sarandë. U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 7 administrator subjektesh të ndryshme në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë. Strukturat e Policisë Vlorë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente. Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 7 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. -K. S., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë.”,-njofton Policia.
Por çfarë ka ndodhur dje pas mesnate? Rreth orës 04:00, policia ka shkuar në lokalin e Sejkos ku ka gjetur një tavolinë dhe e ka shoqëruar në Komisariat. Dëshmitarët kanë deklaruar se kanë njoftuar babain e tij, i cili ka tentuar menjëherë të shkojë në polici. Por është ndjerë keq dhe ka përfunduar në spital ku ka vdekur për shkak të një infarkti.
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KRUJË– Një sipërfaqe e mbuluar me shkurre e ferra është përfshirë nga flakët ditën e sotme përgjatë autostradës Fushë-Kruje – Milot në afërsi të fshatit Lu...
VLORË– Shtatë administratorë subjektesh në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë, janë gjobitur me nga 1 mln lekë secili, pasi kanë vijuar të mbajnë hapur lokali...
MAQIL– Ditën e sotme është arrestuar shoferi i kamionit që u përmbys një ditë më parë, duke lënë të vdekur 36-vjeçarin Marsel Nazifi, drejtorin e Pyjores...
TIRANË– 11 persona kanë rënë në pranga në Tiranë, të cilët akuzohen per kryerjen e veprave të ndryshme penale. Policia bën me dije se ka rënë një pra...
TIRANË– SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka ekzekutuar mëngjesin e të shtunës 9 urdhër-arreste për 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministr...
DURRËS– Dy pronarë në Durrës kanë rënë në prangat e policisë, pasi zaptuan tokën në zonën bregdetare, duke ndërtuar pa lejen e organeve përkatëse.Mësohet s...