"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Përfshihet nga flakët ish-trikotazhi në Korçë, lëndët kimike rrezikojnë jetën e qytetarëve, banorët: Nuk është hera
20 Shkurt 2021, 14:45Nga DOSJA
KORÇË– Ish-trikotazhi në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët për shkak të lëndëve kimike. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, në lagjen nr.9 të qytetit. 10 familje janë të rrezikuara për shkak të helmit që lëshojnë mbetjet kimike dhe pritet që të nxirren nga banesat e tyre për tu evakuuar.
Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për lëndë kimike që krijojnë reaksion me njëra-tjetrën në prani të faktorëve të jashtëm, si temperatura apo lagështira. Kjo gjë sjell edhe çlirimin e gazit me përmbajtje kimike që rrezikon të helmojë çdo qytetar pranë tyre. Vetë banorët e zonës u kanë bërë apel organeve kompetente për të stabilizuar situatën. Ata deklarojnë para kamerave se nuk është hera e parë që përballen me një situatë të tillë.
“Është e pamundur të jetojmë në këtë situatë. Është përsëritur shumë herë. Na rrezikohet jeta nga helmet. Të bëhet diçka për ta zgjidhur,”– deklarojnë ata ndër të tjera.
Ndwrsa, në mbrëmje, ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes kanë mbërritur në qytetin e Korçës dhe kanë marrë mostra të lëndëve kimike nga vendi ku ra zjarri.
Me anë të ekspertizës, ata do të vërtetojnë nëse bëhet fjalë për lëndë helmuese që rrezikojnë shëndetin e banorëve, apo jo. Paraprakisht ata kanë rrëfyer se nga matjet që janë bërë deri më tani, lëndët që kanë bërë reaksion nuk rrezikojnë banorët.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Blerta Josifi po i rikthehet jetës normale. Afro një muaj më parë, ajo është punësuar si arkiviste pranë Arkivit të Shtetit, ndërsa po qëndron në b...
TIRANË-Gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar me forcë dhe dhunuar një të ri në Tiranë pasi nuk kishte maskë. Ngjarja ka ndodhur pranë Biblotekës Kombët...
VLORË– Sot në ditën e tretë të vaksinimit në Vlorë është radha e bluzave të bardha nga Saranda dhe Delvina.Procesi vijon normalisht sipas procedurës përkat...
ELBASAN– Në qytetin e Elbasanit janë dhënë disa doza vaksine ‘Pfizer’ për personelin mjekësor. Të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetë...
KUKËS– Tymi i zi ka pushtuar qytetin e Kukësit për shkak të një zjarri në vëndgrumbullimin e mbetjeveDisa fëmijë kanë djegur goma makinash dhe kjo ës...
TIRANË– Është kërcënuar xhaxhai i Ilir Xhepës, i cili dyshohet të jetë një nga autorët e vrasjes së Bujar Likës.Mësohet se persona ende të paidentifik...
TIRANË– QSUT ka reaguar për dhunimin e mjekut Petrit Gjorgji nga një i afërm i pacientit. Në një deklaratë, QSUT bën me dije se incidenti ka ndodhur pasi m...
TIRANË-Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në bulevardin Blu në Kamëz. Makina ka përplasur një të mitur. Mësohet se drejtuesi i mjetit, A.H ka aksiden...