LIVE UPDATES
Politike

Safet Gjici çon në SPAK ish-kryetarin e Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu: Shpërdoroi 600 mijë dollarë për blerje nafte dhe

19 Nëntor 2020, 09:27 Nga DOSJA
Safet Gjici çon në SPAK ish-kryetarin e Bashkisë Kukës,

KUKËS– Bashkia e Kukësiit e drejtuar nga Safet Gjici ka kallëzuar në SPAK ish-kryebashkiakun Bashkim Shehu për shpërdorim detyre. Në një deklaratë për mediat, Gjici deklaron se Shehu ka shkelu dhe nuk ka respektuar ligjin në fushën e prokurimit publik dhe të fushës së menaxhimit financiar publik te kryera ne periudhën 2017-2018, dhe se ka shpërdoruar me dashje dhe me qellim, (pa dokumentacion justifikues ose ne disa raste justifikuar me dokumentacion fiktiv), rreth 600,000 USD për blerje nafte.

Shkelja e dytë sipas Gjicit është se bashkia e Kukësit, në kohën e Shehut, nuk ka marrë masa për miratimin nga Thesari përpara fillimit të procedurave të prokurimit, dhe mos raportimin e saktë dhe në kohë të angazhimeve dhe shpenzimeve buxhetore. Për pasojë, është akumuluar nje borxh rreth 20 000 000 $. Po ashtu gjatë auditimi, sipas Gjicit janë konstatuar shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, dhe të fushës së menaxhimit financiar publik, kryesisht në:
– Përzgjedhjen e procedurës së prokurimit.
– Administrimit të dokumentacionit fizik.
– Mungesën për të marrë vulën e konfirmimit të fondeve disponibël në Degën e Thesarit përpara se të fillojë procesin e tenderimit.
– Kualifikikim dhe shpalljen fitues pa të drejtë të operatorëve ekonomik të cilët nuk plotësojnë kriteret e vendosura në DST, duke mos garantuar kryerjen me cilësi e sukses të kontratës, me pasojë përdorim të fondeve publike për investime, pa ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet në vlerën totale 1,645,591,090 lekë, në kundërshtim me kërkesat ligjore si dhe në shkelje të parimit të barazisë para ligjit.

Gjici shton se edhe KLSH-ja ne kontrollin e kryer ne vitin 2017, ka konstatuar shkelje flagrante.

Duke i konsideruar çështjet/veprimet e përmendura më sipër dhe shkeljet e tjera, si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas Ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse, bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale, Bashkia Kukës ka kryer pranë Prokurorisë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë , sot me datë 04.11.2020, kallëzim penal ndaj shtetasit B.SH. me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë Kukës në cilësinë e titullarit të Autoritetit Kontraktor, për konsumimin e elementëve të veprave penale “Shperdorim i detyres” ne bashkepunim, “Shkelje e barazise se pjesemarresve ne tender apo ankande publike” ne bashkepunim, “Pastrim te produkteve te vepres penale, ose veprimtarise kriminale” parashikuar nga nenet 248 , 258, 287 dhe 25, te Kodit Penal,”– shton më tej kryebashkiaku.

Kallëzimi i plotë

Bashkia Kukës kallëzon në SPAK ish-kryetarin e Bashkisë, Z. Bashkim Shehu.
Ne vijim po ju parashtrojmë si me poshtë ne mënyrë te përmbledhur shkeljet e konstatuara nga auditi i brendshëm i bashkisë , Kukës, auditimi i jashtëm i ministrisë se Financave dhe ai i KLSH.
1- Shkeljet dhe mosrespektimet e ligjit në fushën e prokurimit publik dhe të fushës së menaxhimit financiar publik te kryera ne periudhën 2017-2018, konstatuar nga Drejtoria e Inspektimit Financiar, pranë Ministrisë se Financave ne muajin Prill 2020.​Nga ana e bashkise Kukes, gjate vitit 2017-2018 dhe konkretisht nga ish-Kryetari i Bashkise dhe Drejtori i Financës, te cilët me dashje dhe me qellim, kane shpërdoruar (pa dokumentacion justifikues ose ne disa raste justifikuar me dokumentacion fiktiv), rreth 600,000 USD për blerje nafte. Ka dyshime te arsyeshme se ky karburant është përdorur kryesisht nga ish Kryetari i Bashkise z. Shehu, ne shkelje te plote te ligjit pasi përdorimi i tij është bere me qellim furnizimin e mjeteve te transportit ne interes dhe ne mbështetje te fushatës elektorale te Partisë Demokratike. Drejtoria e Financës, ne dijeni, me kërkese, për interes dhe ne mbështetje te plote nga ish Kryetari z. Shehu ka shpërdoruar fondet publike dhe konkretisht nafte për nevoja personale, elektorale te subjektit politik (si p.sh. Transportimi i militanteve me autobus për ne drejtim te Tiranes ku edhe zhvilloheshin mitingjet politike, transporti për llogari te zgjedhjeve etj) dhe jo për nevojat e institucionit. 2- Drejtoria e Auditimit të Brendshëm pranë Bashkisë Kukës, në zbatim të programit të angazhimit të auditimit me nr. 393 prot, datë 08.08.2019, si dhe programit shtesë nr.521/1 prot, datë 06.09.2019, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Kukës, për veprimtarinë e institucionit nga data 01.07.2017 deri më 30.06.2019, ku ka konkluduar nder te tjera se: Bashkia Kukës, nuk ka marr masa për miratimin nga Thesari përpara fillimit të procedurave të prokurimit, dhe mos raportimin e saktë dhe në kohë të angazhimeve dhe shpenzimeve buxhetore. Gjithashtu strukturat përgjegjëse të Bashkisë Kukës (ish-Titullarit/Kryetarit të Bashkisë), megjithëse në dijeni të shkeljeve nga Autoriteti Kontraktor, si në rastet e shkeljeve të afateve të regjistrimit të angazhimeve dhe shpenzimeve, nuk ka marrë asnjë masë administrative konkrete për të disiplinuar procesin, në përputhje me aktet ligjore në fuqi. Ndërkohë këto struktura kanë kontribuar në krijimin e mundësive për kapërcimin e kontrolleve si në rastin e mos regjistrimit të planit buxhetor sipas Programi Buxhetor Afatmesëm (PBA), lejimit të regjistrimeve të fragmentarizuar të urdhër- prokurimeve, kontratave, dhe faturave në Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë (SIFQ), për shkak të mungesës së fondeve buxhetore disponibël. Po ashtu është hartuar dhe miratuar shtesë regjistri “Regjistri i Parashikimit të Prokurimeve Publike”, edhe keto shtesa rezultojnë te pakonfirmuara nga dega e thesarit. Si pasoje vetëm nga bashkia , Kukës per këtë periudhe kohore eshte akumuluar nje borxh rreth 20 000 000 $. Nje shume kjo teper e konsiderushme per nje bashki te vogël e cila ka nje buxhet modest si dhe referuar faktit se me këto para thuajse nuk është bere asgjë për komunitetin ne këtë bashki. Po ashtu gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, dhe të fushës së menaxhimit financiar publik, kryesisht në:
– Përzgjedhjen e procedurës së prokurimit.
– Administrimit të dokumentacionit fizik.
– Mungesën për të marrë vulën e konfirmimit të fondeve disponibël në Degën e Thesarit përpara se të fillojë procesin e tenderimit.
– Kualifikikim dhe shpalljen fitues pa të drejtë të operatorëve ekonomik të cilët nuk plotësojnë kriteret e vendosura në DST, duke mos garantuar kryerjen me cilësi e sukses të kontratës, me pasojë përdorim të fondeve publike për investime, pa ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet në vlerën totale 1,645,591,090 lekë, në kundërshtim me kërkesat ligjore si dhe në shkelje të parimit të barazisë para ligjit.

3- Po ashtu edhe KLSH ne kontrollin e kryer ne vitin 2017, ka konstatuar shkelje flagrante te trajtuara me hollësisht ne kallëzim. Duke i konsideruar çështjet/veprimet e përmendura më sipër dhe shkeljet e tjera, si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas Ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse, bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale, Bashkia Kukës ka kryer pranë Prokurorisë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë , sot me datë 04.11.2020, kallëzim penal ndaj shtetasit B.SH. me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë Kukës në cilësinë e titullarit të Autoritetit Kontraktor, për konsumimin e elementëve të veprave penale “Shperdorim i detyres” ne bashkepunim, “Shkelje e barazise se pjesemarresve ne tender apo ankande publike” ne bashkepunim, “Pastrim te produkteve te vepres penale, ose veprimtarise kriminale” parashikuar nga nenet 248 , 258, 287 dhe 25, te Kodit Penal.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkia e kukësit bashkim shehu gjici padit ish-kryebashkiakun shehu safet gjici bashkia e kukësit bashkim shehu gjici padit ish-kryebashkiakun shehu safet gjici

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen