All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Takimi që e fundosi! Kapet në Dubai anëtari i bandës së Durrësit, Plaurent Dervishaj, e pëson keq nga filmimet me Redjan

11 Dhjetor 2020, 13:21 Nga DOSJA
Takimi që e fundosi! Kapet në Dubai anëtari i bandës së
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kapet në Dubai, i shumëkërkuari Plaurent Dervishaj, i njohur si një prej anëtarëve të bandës së Durrësit. Dervishaj është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme gjithashtu e njohur si SPAK, për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, në kuadër të operacionit “Asgjë nuk harrohet” por edhe për disa ngjarje të tjera kriminale në vend, ku dyshohet se bën pjesë.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se prangosja e Dervishajt ka lidhje edhe me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ndaj të cilit një vit më parë u bë një atentat në mbikalimin e Shkozetit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se i prangosuri si i dyshuar kryesor për ngjarjen, Redjan Rraja është filmuar teksa takonte Dervishajn pak kohë para atentatit.

Ndalimi i Dervishaj mendohet se është kryer nga Policia e Dubait pas udhër-arrestit ndërkombëtar që SPAK ka lëshuar për Dervishajn. Ndërkohë që organi hetues ende nuk ka bërë të ditur asgjë lidhur me operacionin e zhvilluar jashtë vendit lidhur me arrestimin e bujshëm të të shumëkërkuarit.

Ishte Dosja.al ajo që e raportoi e para lajmin më 8 Dhjetor, duke bërë me dije se ishte dëshmia e të penduarit Luftar Reçi ajo që do të fundoste disa nga figurat më të njohura të botës së krimit në Shqipëri. Dëshmia e të penduarit Luftar Reçi ka bërë që SPAK të lëshojë urdhër-arrestet për Lulzim Berishën, Viktor Ymerin, Emiljano Shullazin, Indrit Taullain dhe Plarent Dervishajn. Taullau u kap në Kosovë, ndërsa Dervishaj në Dubai, ndërkohë që në kërkim është edhe ish-koka e bandës së Durrësit, Lul Berisha. Ky i fundit është në arrati dhe dyshohet se ka gjetur strehë në shtetin gjerman, por janë ende informacione të pakonfirmuara.

Ngjarja e parë kriminale është vrasja e Klodian Saliut, i njohur si rivali i Lulzim Berishës, e ndodhur më 26 shkurt 2005, ku Saliu u ekzekutua në Maminas, ndërsa e dyta më 27 shkurt të vitit 2005. Biznesmeni u hodh në erë brenda ashensorit duke u ngjitur në banesë dhe bashkë me të humbi jetën edhe miku i tij i ngushtë, Artan Arsi.

Ndërkohë që atentati ndaj prokurorit ndodhi më 1 nëntor 2019. Ndoja ishte në një makinë bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Malokun, shoferin e tij, i cili nuk i mbijetoi dot sulmit me armë zjarri. Redjan Rraja, nipi i deputeti socialist Rrahman Rraja, u prangos teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi pasi u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u braktis i pa djegur nga atentatorët në Ishëm. Ndërkohë ai nuk e pranon në asnjë moment fajësinë e tij, duke përdorur si alibi faktin se në ato momente kur ka ndodhur atentati ka qënë me të dashurën e tij, modelen Kejvina Kthella. Për rastin në burg gjithashtu ndodhet edhe Ariol Halilaj, 29-jeçari i akuzuar si përkrahës i autorëve të atentatit ndaj prokurorit Ndoja.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapet plaurent dervishaj plaurent dervishaj kapet plaurent dervishaj plaurent dervishaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen