“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Sherri i vjetër për pronësinë/ Dy persona plagosin me thikë një efektiv policie në Dibër, arrestohet njëri nga autorët
9 Janar 2020, 13:43Nga DOSJA
DIBËR– Dy persona kanë plagosur me thikë një efektiv policie mesditën e sotme në Dibër. Mësohet se punonjësi i policisë, Bukurosh Zagradi ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ky i fundit në momentet e ngjarjes ka qenë jashtë shërbimit. Burime bëjnë me dije se sherri mes dy autorëve dhe punonjësit të policisë ka ndodhur për motive pronësie.
Sipas njoftimit paraprak, autorët me iniciale: R.M dhe A.M , e kanë plagosur efektivin me mjet prerës. Menjëhere pas ngajrjes, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit me iniciale R.M, ndërkohë po punohet për kapjen e autorit tjetër.
Dibër/ Informacion paraprak
Rreth orës 13.30, në qytetin e Peshkopisë, për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit R.M, dhe A. M, kanë plagosur me mjet prerës, shtetasin B. Z., (punonjës policie i cili ka qenë pushim jashtë shërbimit), e po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të policisë është bërë kapja e shtetasit R. M,. i cili është shoqëruar në komisariat.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Dibër dhe të Komisariatit të Policisë Dibër, po krehin zonën për kapjen e autorit të dytë.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Rrëshen- Dalin pamjet e plota të ekzekutimit të Kastriot Reçit në Rrëshen, vrasje ne ndodhur paraditen e 7 janarit. Syri.Tv ka publikuar videon e plotë t...
TIRANË– Ditën e sotme drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj doli përpara Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, ku u njoh me rez...
Tiranë- 27-vjeçari me iniciale F.K është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte në aeroportin e Rinasit 20 mijë euro të padeklaruara. Sipas Policisë,...
BELGJIKË– Policia belge ka arrestuar një 45- vjeçar nga Vlora, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje. Sipas njoftimit të policisë, më...
TIRANË– Eurodeputetja rumune, Ramona Strugariu i ka nisur një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta, nga të cilët ka kërkuar sqari...
TIRANË– Arben Ndoka, ish-deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, është paraqitur pranë Gjykatës Speciale Kundër Korrupsionit, për seancën parapra...
Vlorë- Sot u bënë 16 vite nga tragjedia e 9 janarit, ku humbën jetën 28 shqiptarë. Familjarët e tyre, të përlotur kërkojnë drejtësi për viktimat. Të zhgënjyer n...