Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Sherr mes të rinjve brenda në lokal! Plas thika në Shkodër, plagoset 20-vjeçari, rëndë në spital (EMRI)
2 Gusht 2020, 09:09Nga DOSJA
SHKODËR– Plagosje me thikë në Shkodër. Mbrëmjen e djeshme, jashtë një lokali në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës mes dy të rinjve ka nisur një sherr me fjalë, i cili ka degraduar në përdorimin e armëve.
Si pasojë ka mbetur i plagosur 20-vjeçari Emanuel Gjergj Gjergjndreaj. Deri më tani dihet se i riu ka marrë disa plagë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës është në gjendje të rëndë. Ndërsa autori me iniciale K. H.,24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, është prangosur nga Policia e Shtetit.
Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me motivin që ka çuar në përplasjen fillimisht me fjalë dhe më pas me armë të ftohta mes dy të rinjve.
NJOFTIMI I PLOTË:
Shkodër
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 01.08.2020, ku u plagos me mjet prerës një 20-vjeçar.
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.
Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë se shtetasi E. Gj., është plagosur me mjet prerës (thikë), menjëherë shërbimet policore janë vënë në ndjekje për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.
Nga veprimet hetimore intensive të bëra, është bërë e mundur dokumentimi i plotë ligjor i kësaj ngjarje kriminale, ku është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar konkretisht shtetasi K. H.,24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.
Nga provat e grumbulluara ka rezultuar se konflikti ka ndodhur në ambientet e jashtme të një bar-kafeje në lagjen Skënderbeg, në Shkodër, ku ky shtetas pas një konflikti verbal me fjalë ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. Gj. 20 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, në Spitalin Rajonal Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MORINË– Turizmi për këtë vit në Shqipëri duket se është në dorën e vendasve dhe të pushuesve nga Kosova.Edhe sot, ditë e dielë, në doganën e Morinës që në ...
DURRËS– Policia e Durrësit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me rastin e denoncuar nga Dosja.al, ku 52-vjeçari i indentifikuar si Tonin Toci u vetëva...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ka nisur ditën me apelin e një mjekjeje brenda spitalit Infektiv. Në videon e postuar nga ministrja,...
Të gjithë personat që kanë kaluar Covid-19 duhet të kujdesen të kryejnë vaksinën antigrip që në fillim të Shtatorit. Specialistët e Shëndetit Publik thonë se pë...
DURRËS– Policia e Durrësit ka sjellë njoftimin zyrtar lidhur me ngjarjen e denoncuar nga Dosja.al, që një 52-vjeçar është vetëvarur gjatë mbrëmjes s...
TIRANË– Mjeku Erion Dasho ka folur për rrezikun e pandemisë së koronavirusit tek fëmijët dhe nga mungesa e tyre në edukim për shkak të pandemisë. Dasho sug...
Në Shtetet e Bashkuara numri i vdekjeve nga Covid-19 ka arritur në mbi 150,000, ndërsa në disa zona të vendit vazhdojnë të rriten rastet e koronavirusit. Krizat...
SHKODËR– Aktori i njohur i humorit, Julian Deda ka postuar në foto nga plazhi i Shëngjinit, nga ky edhe duket zjarri që ka pushuar zonën e njohur si ...
TIRANË- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë kontrollet e Policisë, Ballkan web k...
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo e ka nisur ditën e sotme me një apel për të rinjtë. Me anë të një statusi në Facebook, Kalo u kërkon të rinjve që të qëndrojnë sa...