E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se i del për zot të gjitha vendimeve që ka marrë bashkë me Këshillin e Ministrave. Gjatë marrjes në pyetje në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati e pyeti nëse do të mbante përgjegjësi nëse çështja do të përfundonte në arbitrazh. Po ashtu, edhe Bushati i tregoi kreut të qeverisë draftkontratën e koncensionit të Inceneratorit të Elbasanit, botuar në Fletoren zyrtare ku ky draft nuk kishte asnjë logo zyrtare dhe e firmosur nga zoti Rama.
“Nuk bëhen 17 procedura brenda ditës së nuk ndodh dot. Vijnë të gjitha bashkë se nuk ka rëndësi u bë atë të mërkurë apo të mërkurë tjetër. Thoni 17 procedura për të krijuar atë që…Kur kjo vjen nga ju që këtij shteti nuk i keni lënë asnjë trashëgimni, përjashto ministrin e Financave. Do t’ju mësoj tani unë se çfarë është qeveria. Edi Rama: O zoti Bushati nuk jam nga ana që fshihen. I dal për zot të gjitha gjërave që bëj. Edhe gabimeve. Kështu që nuk fshihem po them se i dal zot edhe punëve që kam bërë me Saimir Tahirin. Nëse pastaj cilido qoftë pas kurrizit tim ka një axhendë tjetër nuk është puna ime por puna e atij me drejtësinë. Unë i dal për zot atij vendimi mendoj që gjithë zinxhiri që është marrë i ka marrë parasysh të gjitha. Nga prodhohen arbitrazhet? Më thua mua a jep garanci. Të gjitha vendimeve i dal për zot. Patjetër si është kjo?,”-shkruan Edi Rama në fjalën e tij.
PJESË NGA BISEDA:
Edi Rama: Po ju jap fjalën kjo është hera e parë që shoh fletore zyrtare, nuk është puna ime fare ta shoh. Nuk më intereson fare. Si mund ta vë emrin atje? Turp për mua? Po pse tipografi jam?
Helidon Bushati: Ky është formati A4, fakti që keni nënshkruar mbi një draftkontratë tregon urgjencën që keni pasur për ta bërë efektive. Pas 17 miratimeve brenda ditës, kjo tregon urgjencën. A mendoni se pas gjithë këtyre duhet të forconi mekanizimin e marrjes së informacionit për atë që ndodh me ministrat e tuaj? Ka raste monumentale! Ish-ministri i Brendshëm, u dënua nga Gjykata. Punoi 4 vite nën rrogozin tuaj dhe ju nuk dinit asgjë. A mendoni se duhet të forconi procedurat e kontrollit ndaj ministrave? Apo jeni me moton tuaj: Ça më duhet mua, ça bëj vetë?
Edi Rama: E thashë unë ça më duhet mua, ça bëj vetë. Bëra gjithë atë shkëmbim intensiv me Tabakun se nuk është etike. Nëse marrim mikrofonin nuk bëjmë gjë tjetër veç asaj që bëjmë në parlament. Mua më duhet shumë çfarë bën qeveria dhe gjithë pushteti ekzekutiv në Shqipëri. Saimir Tahirin po e përmendni shumë,
Helidon Bushati: E përmenda si koncept jo si emër. Ja dhe ju amnezi
Edi Rama: E përmendët dhe u morët me këtë. Keni bërë zgjedhjen tuaj. Unë nuk iu them juaj të njëjtën gjë që i thashë zonjës Tabaku…se nuk e di ku ndodheni ju këtu. Jam në dispozicion të të gjithëve. Dua të jap për të gjithë të njëjtën kohë. Unë dëgjova për kanabisin, nuk dija gjë, këtë po komentoj. Helidon të lutem mos e përsërit këtë. Mos më vër në gojë gjëra që si them.
Helidon Bushati: Kur ta dëgjoni do e shihni që e keni thënë. Një pyetje. Ka një shtesë në kontratë që jep të drejtën e shfrytëzimit pa bazë ligjore në tejkalim të kompetencave për 25 vite. Pyetja ime nuk ka lidhje me procedurat. A jeni i sigurtë dhe a garantoni që nuk do të përballeni në albitrazh në një moment të caktuar?
Edi Rama: Sepse nuk kam pas nevojë të jap garanci të kësaj natyre. Ajo që kam thënë për atë që u dënua me 17 vite burg, nga e njëjta gjykatë që u dënua, kam thënë sa të jetë kryeministrër nuk shoh sesi të marrë lekë nga shteti shqiptar. Deri më tani nuk ka marrë asnjë lekë. Këtë kam thënë unë. E dyta, këto janë gjëra që i keni ezauruar me të gjithë zinxhirin këtu. Unë i dal për zot të gjitha vendimeve të qeverisë nga e para tek e fundit, se nuk janë personale dhe nuk bëhen ashtu siç thoni ju.
Edi Rama: Nuk bëhen 17 procedura brenda ditës së nuk ndodh dot. Vijnë të gjitha bashkë se nuk ka rëndësi u bë atë të mërkurë apo të mërkurë tjetër. Thoni 17 procedura për të krijuar atë që…Kur kjo vjen nga ju që këtij shteti nuk i keni lënë asnjë trashëgimni, përjashto ministrin e Financave. Do t’ju mësoj tani unë se çfarë është qeveria.
Helidon Bushati: Pyetja ishte tjetër. A garantoni publikun se ajo kontratë e nënshkruar nuk do të na çojë në albitrazh për të kërkuar fitimin e munguar?
Edi Rama: O zoti Bushati nuk jam nga ana që fshihen. I dal për zot të gjitha gjërave që bëj. Edhe gabimeve. Kështu që nuk fshihem po them se i dal zot edhe punëve që kam bërë me Saimir Tahirin. Nëse pastaj cilido qoftë pas kurrizit tim ka një axhendë tjetër nuk është puna ime por puna e atij me drejtësinë. Unë i dal për zot atij vendimi mendoj që gjithë zinxhiri që është marrë i ka marrë parasysh të gjitha. Nga prodhohen arbitrazhet? Më thua mua a jep garanci. Të gjitha vendimeve i dal për zot. Patjetër si është kjo?
Helidon Bushati: Në arbitrazh shkohet kur të hiqet sekuestro bazuar në atë kontratë të parregullt, ky është shpjegimi që ta dini për veten tuaj. Meqënëse ky akt është i ligjshëm atëherë dhe Fieri do fillojë të prodhojë energji. Do bëni akt të tillë edhe për Fierin.
Edi Rama: Zoti Bushati se jeni shkodran. Kam lidhje shumë të rëndësishme. Me gjyshen time. Një nga gjërat që më ka ngulur në kokë është gjyshja është të gabosh është njerëzore, të insitosh është djallëzore. Për aryse të luftës politike, kjo është ajo që do iu thosha për gjyshen shkodrane. Sa i përket pjesës tjetër, nuk është vendimmarrja ime kjo. Këtë pyetje dhe shumë tilla. Do bëhet kjo apo jo ndërkohë që ka legjislacion dhe hapa që i përcakton ligji. Ashtu do të bëj edhe unë patjetër.
Helidon Bushati: Problemi i kolegjialitetit është tipar i politikanëve europian. Mbajtja e përgjegjësive është si ka mundësi që tek ju ky tipar nuk po del në pah. Për përgjegjësinë e liderit them…
Edi Rama: Për Sali Berishën je krenar ti Helidon? Sepse më kujton mua një moment kur ke ardhur tek Foltorja dhe ke qenë jashtë vetes për të mbrojtur liderin historik. Je krenar? Është raporti mes… Non grata Sali Berisha ka dalë me gjëra që nuk i ka bërë me Helidonin, por e ka pasur në krah. Si i ndan këto. Nuk është objekt i hetimit sjellja e liderëve oksidentalë. E tha i dhashë përgjigje.
Helidon Bushati: I përgjigjem gjyshjes tëndë: Nuk munde apo nuk deshe të ndalosh një aferë të tillë korruptive?
Edi Rama: Nuk të pyeta a beson dhe ti që ishin 430 mln euro? Për mua dhe gjithë veprimtarinë e ekipit tim që kemi punuar për ngritjen e të gjitha këtyre veprave. Është revolulcion për të pastruar Shqipërinë nga malet me plehra, sot po merret frymë. Kjo nuk është as doja, as s’mundja. Jepi Çezarit atë që i takon Çezarit. Lëreni njeriun atje se e ka marrë drejtësia. Beteja këtu është plehërat apo ajri i pastër. Kjo është përgjigjia ime.
LAJMI KRYESOR: Rama për Inceneratorët: Krenar për pastrimin, përgjegjësia para ligjit, individuale
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kryeministri Edi Rama pretendon se formula në të cilën është bazuar kontrata e koncenesioneve për inceneratorët është e bazuar në ligj, por O...
TIRANË– Ky është dokuemnti të cilit iu referuar deputeti i Partisë Demokratike Helidon Bushati në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. I pranishëm n...
TIRANË – Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu thumbimet dhe ofezat sot ndaj anëtarëve demokratë dhe kryetares së komisionit hetimor parlamentar të ince...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet në Komisionin Hetimor për incenerat...
TIRANË- Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, i kujtoi kryeministrit Edi Ramagjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët dënimin e ish-ministrit t...
TIRANË– Disa herë sot gjatë Komisionit Hetimor për Inceneratorët, kryeministri Edi Rama iu referua kryetares Jorida Tabaku, si Topalli (ish-kryeparla...
TIRANË– Kryeminisitri Edi Rama po dëshmon në Komisonin Hetimor të Inceneratorëve. Tabaku ka pyetur Ramën nëse kishte dijeni që tre kompanitë që kanë ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është zhgarravitur në ballë teksa dëshmonte tek Komisioni Hetimor për Inceneratorët. Teksa vizatonte letrat e tij, si&c...
DIBËR– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot në Dibër kandidatin e PD për zgjedhjet e pjesshme lokale, Luan Haka. Në fjalën ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në komisionin Hetimor për Inceneratorët se është krenar për punën që ka bërë Saimir Tahiri. Ai tha se Tahi...