LIVE UPDATES
Politike

Bushati e kap ‘mat’! Alibia, Rama shpjegon pse s’u zbatua ligji për inceneratorët

23 Shkurt 2022, 15:36 Nga DOSJA
Bushati e kap ‘mat’! Alibia, Rama shpjegon pse s’u zbatua

TIRANË– Kryeministri Edi Rama pretendon se formula në të cilën është bazuar kontrata e koncenesioneve për inceneratorët është e bazuar në ligj, por Opozita këmbëngul që një dispozitë e tillë nuk ekziston. I pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Rama tha se me pjesë e procedurave merret një skuadër e tërë dhe ministrat, ndërsa ai kërkon vetëm rëzultatin, një Shqipëri pa plehra. Demokrati Helidon Bushati këmbënguli se procedura është bërë pa publikim, se askush nuk e ka ditur që do të bëhej një procedurë e tillë e se ka qenë vetëm një kompani, por kryeministri nuk diti të japë një përgjigje. Alibia e tij ishte se përgjigjen e kësaj pyetjeje, deputetët e kanë marrë edhe nga ministrat që janë pyetur më herët, të cilët sipas Bushatit kanë pësuar dhe ‘amnezia’ gjatë marrjes në pyetje. Kreu i qeverisë shtoi se edhe vetë ka kërkuar informacion e se nuk u ka rezultuar ashtu siç pretendon Opozita, por që bëhet fjalë për një procedurë të bazuar në një formulë ku populli nuk paguan asgjë. Bushati këmbëngul sërish! Ai shton se në kontratë apostafat është futur dhe një dispozitë në mënyrë të jashtëligjshme për të bërë përzgjedhjen e supervizorit që do qeveria. Edhe për këtë, Rama tha se janë gabim, duke shtuar se ligjin e lexon çdo palë sic dëshiron.

Pjesë nga marrja në pyetje e Ramës:

Helidon Bushati: Unë isha i sigurtë që do të krijonte këtë efekt, do të kapnin në ajër mundësinë për të qenë me kryeministrin e për ta pyetur nga afër…atëherë ju si person sensibël për të sjellë risira në Shqipëri keni dhënë prova se kenio shkuar në Dubai për të sjellë Emaar, keni shkuar në Copenhagen për të sjellë Ingelsin e Teatrit, si ka mundësi që nuk bëtë asnjë udhëtim për të sjellë një ekspert të kësaj çësthjeje kaq të madh, siç thashë për të sjellë risira…

Edi Rama: Për korigjim, ka rëndësinë e vet, unë nuk kam shkuar në Dubai për të gjetur Emmar grupin, unë jam prezantuar me të dhe gjithë projekti i madh i Portit të Durrësit është një angazhim që pa urdhrin e princit të Kurorës nuk do të kishte ndodhur. Madje meqë u hap kjo temë ka qenë një proces, uk ka qenë që vajza ia thashë dhe ai thirri atë, ka qenë prej disa vitesh, kishte një hatërmbetje të pashprehur për mënyrën se si ndodhi me aeroportin atëherë, etj etj. Nuk kam shkuar as të gjej Ingelsin, ai ka fituar konkursin për xhaminë e Tiranës dhe pastaj u bë i famshëm, por e kam njohur aty. Përsa i përket mos ta zgjas me të tjerët, është vërtetë që kam bërë e do të bëjë deri në fund gjithçka për të sjellë sa më shumë njerëz e invenstitorë e projektues, ndërkohë më vjen mirë që ma bën pyetjen sepse po ta jap një shpjegim shumë të thjeshtë, nuk ka pasur besim që mund të ndodhte kur u bë ky diskutim në fillim. Më kanë treguar që ishte shumë e shtrenjtë dhe nuk ka nevojë të bëjmë diskutime të gjata sepse po ju them që për të njëjtin produkt kemi në Tiranë një investim, po të marrim tarifat, kompanitë ndërkombëtare, i kanë të papërballueshme për publikun tonë, ne kemi vënë 29 euro, unë mendoj se 37 euro e vendosur nga Bashkia e Tiranës e mëparshmja, ka pas, ka pas, unë nuk i nxjerr shifrat vetë

Helidon Bushati: Propozimi

Edi Rama: Propozimi, propozimi pra, 37 euro nuk ka qenë abuziv dhe nuk hy fare, nuk jam njeri që them se ne e bëmë kshu ata kështu, nga eksperinca nga aq sa kam bërë e kam parë unë, ajo që u shtua këtu dhe u bë 430 është shuma për ton deri në 2047. Në francë është 152 euro, si t’i thuash Francës hajde ti tani bëje këtu, unë kam qenë mosbesues…unë mendoj se është ndjekur rruga e duhur. Kjo është përgjigjia, nuk ka diskutim që përtej të gjithë aspekteve kritie që mund të diskutojmë sa të doni, ajo që është e sigurtë është se në aspektin invenstim për të mirën publike, kemi bërë gjënë e duhur dhe është e kotë ta diskutojmë. Kamza sot ka një problem, por pse si do të bëhet këtu do hapë çdo bashki më vete, po pas 10 vitesh, hap e mbyll landfille.

Helidon Bushati: Domethënë zoti Rama u desh me ardh kompania pseudo-holandeze që gjetën diçka që ju s’ishit të aftë ta gjenit, kalojmë tek pyetja e dytë për punën e gjetjes së një ekspertizë të mirëfilltë. Po ju referohem juve që thatë se këtu fle lepuri, ky është momentin kur lepuri sapo zgjohet, nuk është bërë ende çakall që të hajë [aratë publike. Pse nuk e bëtë me prokurorim publik sepse mund të kishin ardh kompani nga Ruanda nga Zimbadve e ndoshta do të ofronin një çmim më të vogël, pse nuk e bëtë?

Edi Rama: U bë si shumë bozë, ato impinte janë atje, nuk po flasim për impiante që do të bëhen, ato janë atje, di që impiantin e Toranës në një nga vizitat e mia që kam bërë, di që është përfshirë një kompani me 150 vite eksperinecë, merreni, pyeteni, për mua është shumë e thjeshtë, pse jo shqiptarët, pse arabët, këto se si bëhem me tendera të një procedure apo të një tjetre, nuk jam që e vendos, nuk është puna ime kjo, është puna e një skuadre, unë them dua një Shqipëri pa plehra, si-ja vendoset nga ekipi, kaq them unë. Sot në Tiranë paguhet trajtimi i mbetjeve, 

Helidon Bushati: Mos bëjmë kakofoni

Edi Rama: Si kakofoni

Jorida Tabaku: Ju këtë mundësi e bëni në çdo parlament, pse ishte pa garë tha zoti Bushati?

Edi Rama: O, edhe njëherë se ju e thoni këtë, e thoni ju këtë që ishte pa garë dhe nuk thoni një gjë tjetër, që është bërë me një formulë e cila është e bazuar në ligj, e ka ligji atë. 

Helidon Bushati: Pse nuk u bë publike procedura, keni nisur një procedurë që nuk është bërë publike. Procedura është bërë pa publikim. Se ka ditur asnjë njeri se do të bëhej një procedurë. Ka qenë vetëm një kompani. A keni një koment?

Edi Rama: Ju bëni një akuzë. Ne lexojmë letrat dhe shohim filma të ndryshëm. Unë fokusohem te filmi i realitetit. por ju fokusoheni të gjëra të tjera. Unë kam kërkuar informacion dhe nuk rezulton si thoni ju. është procedurë e bazuar në një formulë ku populli nuk paguan asgjë. Po bëni pyetje që përgjigjen jua kanë dhënë edhe ministrat. 

Helidon Bushati: Zoti Rama kemi pasur këtu, shumica e ministrave kanë pasur amnezia dhe mungesë dëshire për të folur, merrni kasetat dhe dëgjoni, asnjëri nuk ka qenë i aftë të na japë një bazë ligore, nuk ka asnjë bazë ligjore ku një koncension të jepet pa publikim, pa u lejuar të tjerëve për të ardhur e për të konkuruar, kjo ishte për tju tërhequr vëmendjen sepse jeni fokusuar tek vartësja juaj me letrat…

Edi Rama: Helidon

Helidon Bushati: Nuk i gjen dot, të kanë mbingarkuar me letra, por nuk i gjen dot

Edi Rama: Helidon, bëre komente për amnezire që ta shmanga, tani thua që s’i gjen dot letrat, s’po shikoja atë që thua ti, po shikoja diçka krejt tjetër. 

Helidon Bushati: Në kontratë apostafat është futur kjo dispozitë në mënyrë të jashtëligjshme për të bërë përzgjedhjen e supervizorit që donit. Nuk ka nevojë për të bërë ndryshime ligjore. Nuk ka nevojë që të zbatohet ligji. I njëjti supervizor të punojë për llogari të shtetit për fondet e shtetit atë që kryen punimet. Prandaj se çfarë do të bëni me stafin kalojnë në një pyetje tjetër.

Edi Rama: Më fusni në gjëra teknike sa i dini ju. Po ju them që jemi gabim prapë. Jeni gabim. Ligji pra ligji. 4 veta tregojnë ngjarje të ndryshme. Aq shumë është deformuar kultura politike, sa edhe të njëjtin ligj e lexojmë ndryshe se duam që t’i biem tjetrit. Ne ndryshuam matematikën, shqipen, dhe të gjithë. Duhet me ra tjetrit kokës sepse pa tjetër nuk duhet të merremi vesh për asgjë. Duke tund letra në Tv a thua se lexojnë njerëzit në distancë. Ju jeni komision, unë jam dëshmitar i thjeshtë. Puna juaj.

Helidon bushati: Vini me 20 ekspertë.

LAJM KRYESOR:LIVE/ Rama për Inceneratorët: Krenar për pastrimin, përgjegjësia para ligjit, individuale

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama komisioni per inceneratoret edi rama komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit