LIVE UPDATES
Politike

Largimi i Berishës është një shans, jo një gjëmë historike për PD-në

13 Shtator 2021, 10:27 Nga DOSJA
Largimi i Berishës është një shans, jo një

Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së ka prodhuar një zhurmë impresionuese. Për momentin po dominon ideja se PD-ja tashmë ka marrë fund. Vendimi i Bashës për të larguar Berishën po interpretohet si nga mbështetësit e tij, edhe nga kritikët e qeverisë, si kapitullim i Bashës dhe i opozitës përballë Ramës dhe veglave të tij amerikane. Është një reagim i çuditshëm që bazohet në dy premisa të rreme, që, ndonëse janë krijuar nga berishistët, trumbetohen në mënyrë të pavetëdijshme edhe nga kritikët e qeverisë Rama. Premisa e parë është se Berisha është aseti më i madh politik i PD-së.

Për këtë arsye, dhe kjo është premisa e dytë, ai është opozita e vërtetë ndaj qeverisë, ndaj largimi i tij shënon dorëzimin e opozitës tek Edi Rama. Ideja se Berisha përbën kapital politik për PD-në, nuk ka asnjë bazë logjike apo empirike. Është tërësisht emocionale. Ajo buron pjesërisht nga adhurimi që një pjesë e militantëve demokratë kanë për doktorin dhe pjesërisht nga zhgënjimi i kritikëve të Ramës me katalogun e dështimeve politike të Bashën. Të paktën që nga viti 2013, Berisha përbën jo shpresë, por një rëndesë politike për PD-në. Prej vitesh, Berisha është një nga politikanët me imazhin më negativ në elektoratin shqiptar. Mjafton numri i votave që mori në Tiranë në zgjedhjet e fundit parlamentare për ta provuar. Futja në listën e zezë të SHBA-ve thjesht e ktheu Berishën në një peshë të papërballueshme për PD-në.

Dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me implikimet juridike, por me ato politike të kësaj liste. Futja në listën “non grata” të SHBAve, apo të çdo vendi tjetër, nuk ka asnjë efekt juridik. Nuk i heq aspak të drejtën Berishës të jetë në Parlament dhe të gëzojë mandatin e deputetit. Juridikisht nuk ka forcën e një vendimi Gjykate që e shpall atë fajtor për korrupsion. Ama, ka një peshë të madhe politike për vetë popullaritetin e SHBA-ve në elektoratin shqiptar dhe në atë demokrat. Nëse Berisha kishte nivel tejet të lartë mosaprovimi në elektoratin shqiptar para se të shpallej “persona non grata” nga SHBA-të, pas këtij vendimi ai kthehet në një minë elektorale për PD-në. Është e pamundur t’i kërkosh elektoratit shqiptar pushtetin kur kryetari i partisë tënde është deklaruar i padëshirueshëm nga SHBA-të, me apo pa të drejtë. Sidomos kur pas shpalljes së vendimit amerikan Berisha filloi të sillej si kryetari real i PD-së.

Ai, tek pullë, shpalli se nuk do largohej nga grupi, pa pritur dhe pa kërkuar vendimin e Kryesisë, Kuvendit, Grupit Parlamentar apo të anëtarësisë së PDsë. Sot i duket çudi se si Basha e mori vendimin për largimin e tij tek pullë, sikur të ishte Berishë. Ironia është se peshën politike listës së zezë amerikane ia ka dhënë vetë PDja. Ajo i ka mëshuar fort shpalljes “non grata” nga amerikanët të politikanëve të majtë, si Tom Doshi, si arsye e mjaftueshme për t’i larguar nga Parlamenti. Ndaj qëndrimi i Berishës në Grupin Parlamentar të PD-së i hiqte çdo koherencë dhe legjitimitet aksionit politik të PDsë. Për të gjitha këto arsye, Berisha në Grupin Parlamentar të PD-së do ishte aseti më i madh politik i Ramës, jo i PDsë. Në fakt, ai që tani ka filluar të sillet si i tillë, duke sulmuar dhe delegjitimuar PD-në si të shitur te Rama.

 

 

A thua se këtij të fundit i prishte punë qëndrimi i doktorit, bashkë me Flamur Nokën dhe Tritan Shehun, në PD?! Natyrisht, kritikët kanë të drejtë kur denoncojnë mënyrën jo demokratike dhe thellësisht berishiste se si Basha e mori vendimin për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar. Ishte një vendim jotransparent, jokolegjial dhe i keqargumentuar. Ama, vetëm nëpërmjet largimit të Berishës, më në fund, Basha do detyrohet të japë llogari për këtë dhe për humbjet e tij politike në të ardhmen. Qëndrimi i Bashës në krye të një PD-je, sa humbëse, aq edhe jodemokratike, nuk mund të bëhej pa bekimin e Berishës. Ndaj largimi i Berishës është një shans historik për PD-në për të treguar se ajo mund të jetë një parti shumë më e madhe dhe demokratike se Basha dhe Berisha. Dhe ky është hapi i parë drejt zëvendësimit të Ramës, nesër me diçka më shpresëdhënëse./panorama

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike endri kajsiu lulzim basha sali berisha jashte grupit te pd endri kajsiu lulzim basha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen