Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
AFGANISTAN– Regjisorja afgane Sahraa Karimi ka bërë me dije në rrjete sociale se ka arriur të largohet nga Kabuli pasi doli në titujt kryesorë këtë javë me lutjet e saj drejtuar komunitetit ndërkombëtar të kinemasë pasi situata u përkeqësua në vendin e saj.
“Miq të mi të dashur mos u shqetësoni, unë jam mirë dhe e sigurt”, kishte shkruar Karimi në Tëitter.
people are skipping from homes to airport to be under protection of US army. pic.twitter.com/hx1Y8MIe4R
— Sahraa Karimi/ صحرا كريمي (@sahraakarimi) August 15, 2021
Ajo vazhdoi me një postim tjetër në të cilin falënderoi Wanda Hrycova nga Akademia Sllovake e Filmit dhe TV, Ambasadën e Sllovakisë në Iran, qeverinë ukrainase dhe qeverinë turke, që e ndihmuan të ikte nga Kabuli së bashku me 11 persona të tjerë të paidentifikuar (që besohet të jenë familjarët e saj).
Sahraa kishte pritur në radhë për gati tre orë në përpjekje për të tërhequr para nga një bankë në Kabul, të dielën, kur menaxheri erdhi dhe i tha të largohej, ndërsa zhurma e të shtënave dëgjohej në largësi, transmeton Deadline.
Nga një hotel në Kiev të Ukrainës, Karimi ka rrëfyer për Reuters se si dukej arratisja e saj, të cilën arriti ta realizojë, siç tha ajo, me ndihmën e qeverive turke dhe ukrainase.
“Mblodha familjen time. U largova nga shtëpia, lashë makinën, lashë paratë, lashë gjithçka që kam”, ka rrëfyer 36-vjeçarja. Ata nuk e mbështesin artin, nuk e vlerësojnë kulturën dhe kurrë nuk do të mbështesin gjëra të tilla, ata kanë frikë nga gratë e arsimuara dhe të pavarura. Talebanët duan që gratë të jenë “të fshehura, të padukshme”.
Regjisorja postoi një video në Instagram që e shfaqte atë duke vrapuar nëpër rrugët e Kabulit, sepse nuk mund të gjente një taksi për ta marrë në shtëpi nga banka. Karimi dhe familja e saj duhej të ishin në një aeroplan që evakuoi qytetarët ukrainas, por për shkak se mijëra afganë u mblodhën në aeroport me shpresën për të shpëtuar, ata nuk mund të hipnin në aeroplan.
“Momenti kur humbëm aeroplanin e parë ishte momenti më i trishtë i jetës sime, sepse mendova: ‘Mirë, nuk mund të shkojmë më, po qëndrojmë. Si qenie njerëzore, duhet të keni vlerë, por sipas rregullave të talebanëve, në rregull, jetoni, por një jetë të mjerueshme, ka treguar ajo, duke shtuar se ishte e shqetësuar se talebanët do ta shënjestronin familjen e saj.
Fotografitë e afganëve që nxitonin drejt aeroplanit ushtarak amerikan dhe mbaheshin në pjesët e tij, po qarkullonin në mediat sociale këtë javë.
“Shumë njerëz erdhën në aeroport dhe disa vetëm përqafuan aeroplanin, donin të largoheshin. Ata ishin aq të pashpresë”, ka deklaruar Karimi.
Pasi humbi aeroplanin e parë, Sahraa kontaktoi oficerët që po e ndihmonin përsëri. Ajo u tha të largohej nga turma, dhe disa orë më vonë, zyrtarët, identitetin e të cilëve nuk e bëri të ditur, e çuan familjen e saj në një pjesë tjetër të aeroportit, nga ku hipën në një fluturim turk për në Ukrainë.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
MAL I ZI– Qeveria e Malit të Zi është detyruar të marrë masa të reja kufizuese në vend pas rritjes së të infektuarve me Covid-19.Mali i Zi ka vendosur kat...
SHBA– Një video ‘rrëqethëse’ po bën xhiron e rrjetit dhe ka marrë shum pëlqime nga shikuesit ku një pasagjer i shpëton jetën një personi i cil...
KOSOVË– Janë publikuar pamjet e aksidentit në Kosovë të mbrëmjes së djeshme, ku mbeten pa jetë dy të rinj të moshave 22 dhe 23-vjeç në fshatin Piran...
GREQI– Ditën e sotme në orën 19:30 dy udhëheqësit e Greqisë dhe Turqisë Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Tajip Erdogan, do të zhvillojnë një bisedë telefoni...
IZRAEL– Shteti izraelit, sipas raporteve është një nga vendet e botës që e ka pjesën më të madhe të popullsisë të vaksinuar dhe çuditërisht është në nive...
AFGANISTAN– Të gjithë afganët janë në rrezik për jetën përfshirë këtu edhe gazetarët dhe familjet e tyre në Afganistan. Ditën e djeshme në Afganistan është vrar...
TURQI– Erdogan i ka kërkuar Europës të marrë përgjegjësitë e saj. Presidenti Erdogan foli me tone provokuese, pas deklaratës së BE-së i cili theksoi veprimin e ...
KOSOVË– Një aksident i rëndë me dy të vdekur ka ndodhur mrëmjen e djeshme në Kosovë në aksin Prizren-Gjakovë, në fshatin Piranë.Personat që humbën je...
TONGA– Britanikja Zoe Stephens udhëtoi marsin e kaluar drejt vendit ishullor të Paqësorit Jugor, Tonga, ku planifikoi të qëndronte vetëm një fundjavë por mbeti ...
MEKSIKË-Ekzekutohet gazetari meksikan Chasinto Romero Flores. 60 vjeçari, i cili punonte në stacionin Ori Estereo FM, ndodhej në Potrerigio në komun...